Sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153. Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin. Sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës tetë të mëngjesit të sotëm, ndotësi kryesor në Shkup është grimca PM 2.5, përqendrimi i së cilës aktualisht është 11 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Author: Jeta almakos
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dieles, ndërsa KFOR-i tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale. Më herët, Policia e Kosovës (PK) ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok. “Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur…
Në një kuti kartoni të pika kufitare në Tabanovce, policia ka gjetur kartëmonedha të prerjeve në denarë, euro, franga zvicerane, dollarë amerikanë dhe lira turke, konfirmojnë burime policore për Telma. Sonte në vendkalimin kufitar Tabanovce ka pasur aksion nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe nga policia, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime të policëve kufitarë dhe doganierëve. Aksioni shkaktoi ndalesë disa orëshe në vendkalim dhe pakënaqësi të qytetarëve të cilët prisnin me orë të tëra për të hyrë në Maqedoni. Ministria e Brendshme do te bej të ditur detaje e aksionin gjate dites se…
Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta informojë presidentin dhe komandantin suprem të Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski për gatishmërinë luftarake dhe shkallën e realizimit të planeve dhe detyrave të Ushtrisë gjatë vitit 2022. Brifingu, i cili është obligim i rregullt vjetor i shefit të Shtatëmadhorisë para komandantit suprem, ka për qëllim paraqitjen e situatës në fushat që kanë ndikim në gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin vijues. Në brifingun do të marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, përfaqësues të kabinetit të Presidentit dhe gjeneralë në Armatë. “Presidenti Pendarovski do të njoftohet më hollësisht…
Buneski: Ndërprerja e terapisë rrit sulmet epileptike Me muaj të prekurit nga epilepsia nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Shkuam për të pyetur në barnatore përse nuk është ilaçi. Farmacistja: Nuk ka. Gazetarja: Përse? Farmacistja: Është deficitare. Gazetarja: Në asnjë barnatore tjetër? Farmacistja: Jo. Prej moti janë deficitare. Pyetëm edhe në Fondin shëndetësor por prej aty pa përgjigje. “Vizituam disa barnatore për të parë a e kanë ilaçin e shumëkërkuar nga disa qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundja e epolepsisë por në asnjë barnatore nuk kishte. Sipas punëtoreve kanë deficit të këtij ilaçi disa muaj“, thotë…
Po diskutohet vendosja e një taksë të re, të jashtëzakonshme për fitimin shtesë. Kjo taksë prek ato kompani që kanë mbi 10 milionë euro të hyra vjetore, që janë 20 për qind më shumë se mesatarja e katër viteve. Ministri i Financave Fatmir Besimi, në intervistë për REL, deklaroi se kjo lloj takse aplikohet nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, dhe rekomandohet nga vet BE-ja . “Diskutimi që po bëhet tani me dhomat e tregtisë ka të bëjë me një taksë të veçantë, të re të jashtëzakonshme, që është taksë për fitimin shtesë, që do të thotë se duke…
Besimtarët katolikë dhe protestantë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë, të cilët ndjekin kalendarin gregorian, sot e shënojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Krishtlindjet sot i festojnë edhe Patriarkana Ekumenike dhe kishat ortodokse në Greqi, Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Gjeorgji, të cilët kanë pranuar kalendarin gregorian. Pjesa tjetër e botës ortodokse, e cila ndjek kalendarin julian, mes të cilave edhe Kisha Ortodokse Maqedonase – Dioqeza e Ohrit, Kisha Ortodokse Serbe, Patriarkana e Moskës dhe Jerusalemit, Krishtlindjet do t’i festojnë më 7 janar. Në mesazhin e Krishtlindjeve ipeshkvi i Shkupit dhe Eparkia e Strumicë-Shkupit, imzot Kiro Stojanov, theksoi se beson…
Derisa mërgimtarët kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në vendlindje, Feta Alimi nga Orizarja e komunës së Likovës, sot e ka përcjell djalin e tij për në kurbet, përcjell Open-TV. Alimi ende vuan dënimin me burg, por në shtëpi qëndroi për fundjavë, duke marrë leje nga burgu i Idrizovës, për tu çmallur me djalin mërgimtarë Me këtë rast, ai i kishte uruar djalit të tij Halimit rrugë të mbarë. “Rruga mbar djali jon! Faleminderit shum që erdhe e na mbushe plot energji e dashni! E die që e don vendlindjen shum Orizaren Çdo her kur nisesh të shkosh sillesh e…
Në Gjimnazin “Goce Dellcev” është festuar një festë fetare thuajse private, me rite dhe simbole fetare, që gjë përbën një akt joligjor. Në rrjetet sociale është parë një foto, ku është shënuar festa e Shën Spiridonit, ku një person i punësuar në këtë institucion ka shpërndarë festën e realizuar brenda ambienteve të gjimnazit. Sipas Ligjit për arsimin e mesëm, ndalohen këto veprime, me rite dhe simbole fetare. Për këto shkelje, sipas ligjit, gjobat janë prej 3500 deri 4000 euro, andaj ministria e arsimit duhet të veproj ndaj këtij rasti.
Ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka përjashtuar mundësinë për rikthim në politikë. Ai në një deklaratë për “Fokus” është shprehur se ndjehet ende i ri, që le të nënkuptohet se ai mund të rikthehet në jetën politike në vend. “Le të jetë deklaratë politike që ndihem ende i ri” – thotë në një deklaratë të shkurtër Filipçe. Ndryshe Filipçe aktualisht vazhdon karrierën e tij si neurokirurg në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa gjithashtu ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Mbrëmjen e së shtunës ka rënë zjarr në termocentralin Osllomej, afër Kërçovës. Sipas informacioneve fillestare, njoftimi për zjarrin është marrë pak pas orës 20:00 dhe menjëherë në terren kanë dalë ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve në Kërçovë. Zjarri është shuar në mesnatë. Aktualisht nuk ka informacione për dëmet dhe në lidhje me atë nëse TEC Osllomej prodhon apo jo energji elektrike në këto momente. Në ambientet ku ndodheshin turbinat kanë ndërhyrë 5 zjarrfikëse me 2 automjete. “Në periudhën prej orës 20:15 deri në ora 23:45 me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete është intervenuar në një zjarr të dukshëm në…
Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre. Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug. Lajmin e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Ilmi Zeqiri. Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë. “Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”. Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat. /EO

