Të pakënaqurit brenda BDI-së nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv para mediave shpalosën raportin për punën e ministrave për projektet e premtuara dhe të parealizuara. Pas nënkryetarit të partisë Izet Mexhiti në këtë paraqitje u radhitën se sekretari organizativ, sekretarja për barazi gjinore, kryetari këshillit mbikëqyrës, anëtar të kryesisë qendrore, sekretarë shtetëror dhe këshilltarë, zv/ministra dhe deputetë. Ai thotë se zgjodhën këtë mënyrë, pasi në parti u është thënë se nuk do të ketë më takime për këtë çështje. Analiza përmbante vlerësimin e realizimit të 170 projekteve të premtuara parazgjedhore për periudhën 2020-2022. “Nga këto 170 zotime, vetëm dy janë…
Author: Jeta almakos
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë tërheqjen urgjente të librit Gjuha Shqipe për klasën e 5-të si dhe të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për shkak që sipas tyre, kjo parti politike tashmë ka hyrë edhe në librat shkollore për propagandë partiake. “Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, duke futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grup moshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin e gjuhës shqipe…
E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Nova Sella gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar se ka kryer veprën penale. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17-vjeçare ka thënë janë të përfshirë dy persona të tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. “Brenda fazës së filluar hetimore, e dyshuara e mitur A.I. dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmijë, prokurorit, punonjësve social dhe prindit të fëmijës me ç’rast e mitura mohoi çfarëdo lloji implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të…
Për festa më të lumtura dhe gëzuara, BiMilk këtë vit dhuroi pako për Vitin e Ri për familjet e rasteve sociale në mbarë Maqedoninë, duke kontribuar kështu që gëzimi i Vitit të Ri dhe festiv të arrijë sa më shumë shtëpi dhe çdo fëmijë. “Pushimet janë një kohë për të ndarë dhe festat e Vitit të Ri janë gëzimi më i madh për fëmijët. Fakti që jetojmë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike nuk duhet të na pengojë neve si kompani të përgjegjshme shoqërore që të gjithë të ndihmojmë dhe të kontribuojmë në mënyrë që çdo fëmijë të ndjejë gëzimin…
Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, por pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja. “Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes”, thuhet në kumtesë. Nga MPB-ja theksojnë se pas marrjes së lajmërimit, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas janë kryer…
Në konferencën e sotme për media, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, informoi se me ligjin e ri për emetimet industriale, të gjitha instalimet që kanë leje të integruar A do të kërkohet të kenë një stacion matës që do të masë ndotjen 24 orë në ditë. “Me ligjin e ri për emetimet industriale, të cilin tashmë e kemi përfunduar dhe është në procedurë qeveritare, do të detyrojmë të gjitha instalimet në vend që kanë leje të integruar A të kenë stacione matëse brenda instalimit, të cilat do të matin 24 orë dhe ato të dhënat të jenë…
Në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar 5 shtetase të huaja në Gostivar, përcjell TV21. Gratë e arrestuara janë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa të njëjtat dyshohet se kanë keqpërdorur lejen për qendrim turistik. “Më datë 27.12.2022, në periudhën nga ora 01.15 deri në ora 02.30, në një objekt hotelierie në Vrapçishte të Gostivarit është kryer kontroll aksionar, gjatë të cilit zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë ndaluar pesë shtetase të huaj: D.Ç.(33), S.R.(30). dhe D.Z.(36) nga Republika e Shqipërisë, F.O.(30) nga Republika e Kosovës dhe S.Z.(52) nga Republika e Serbisë. Ata janë ndaular…
Në konferencën e sotme për shtyp “Grupi i Zjarrit” sot shpalosi përsëri kërkesat e tyre për reforma dhe përgjegjësi brenda BDI-së. Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti gjatë fjalimit tha se në këtë konferencë për media janë mbledhur anëtarët e partisë të cilët janë të përfshirë në organet BDI-së dhe institucioneve shtetërore. “Pas kërkesës tonë para tre muajve filloi funksionimi i organeve të BDI-së. Mirëpo pas dy mbledhjeve u ndërpre puna e organve. Jemi informuar se nuk do të ketë mbledhje për temën e llogaridhënies”, theksoi Mexhiti. Mexhiti nga konferenca përsëri akuzoi zv. kryeministri Artan Grubi se me veprimet e tij…
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 4 personave, paraburgim prej 8 ditësh ndaj dy të tjerëve dhe masa për sigurimin e prezencës ndaj 5 personave tjerë të cilët janë pjesë e grupit prej 12 personave ndaj të cilëve është parashtruar kallëzim penal nga MPB-ja pas bastisjeve në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për grupim kriminal dhe marrje të ryshfetit. “I dyshuari i parë, fillimisht si drejtues turni, e më pas si komandant Stacionit të Policisë, caktoi ose ndikoi që tre të dyshuarit e tjerë të caktoheshin në punë në kabina ku ka frekuencë më të madhe të pasagjerëve që…
Organi i cili do ta bëjë procesin e vetingut në gjyqësor, prokurori, polici, ushtri, politikë etj., duhet të jetë i pavarur, i përbërë nga njerëz të cilët e njohin mirë këtë materie, thotë në një prononcim për Indeks.mk ish-gjyqtarja në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska. “Ai organ i cili do ta zbatojë procesin e vetingut duhet të jetë i përbërë nga njerëz të pavarur, me njerëz të cilët e njohin në tërësi këtë proces. Ndërsa sa i përket vetingut të politikanëve, disa çështje mund të hetohen edhe tani, por problem është në mënyrën e…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot ka filluar pagesa në faza e pensioneve për muajin dhjetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. “Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit. Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022 (e martë), për pensionet më të larta se 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022 (e mërkurë), për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022 (e enjte) ndërsa për pensionet me…
Alarmet për bombë në shkolla dhe institucione të ndryshme vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për opinionin. Alarme sot kishte në 18 Shkolla, 9 prej tyre në Shkup, 3 në Manastir, 2 në Prilep, 2 në Tetovë dhe 2 në Strugë. Pas kontrolleve MPB-ja njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rreme. “Reagimi i parë ishte të mos bëjmë panik para nxënësve, i kemi mbledhur nxënësit dalëngadalë, me qetësi I kemi nxjerr jashtë. Ne e dimë atë procedurën se si shkon për ti nxjerr nxënësit jashtë, gjithçka është bërë për kohë 5-6 minuta, kanë dal të gjithë nxënësit nga ambientet e shkollës…

