Author: Jeta almakos

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 115-të me radhë ka marrë vendim për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë. Sipas Vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 30 prill 2023. Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Grubi ka dhënë sqarime të detajuara lidhur me vendimin e miratuar, teksa janë listuar dhe produktet tek të cilat vlen marzha.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se raportimet për mjete shpërthyese në 23 shkolla fillore në Shkup janë të rreme. Ata shtojnë se në 20 shkolla janë bërë kontrollime nga ekipet anti-terror. “Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me javë në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar për librin në të cilin për shkrutesat emrave për shembull meren emrat e subjekteve politike, në këtë rast emri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Me vite kemi ngritur zërin kundër formave të ndryshme të partizimit të arsimit. Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, dule futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grupmoshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin…

Lexo më Shumë

SOS Fshati i Fëmijëve – Maqedonia e Veriut është pjesë e një organizate ndërkombëtare që punon në 136 vende të botës për 70 vjet dhe është e përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur më të rrezikuarit – fëmijët. SOS Fshati i Fëmijëve është një organizatë që aktualisht kujdeset për më shumë se 394 fëmijë dhe të rinj që janë pa prindër/kujdes prindëror ose janë në rrezik të humbasin prindërit e tyre. Që kur u kujdes për fëmijën e parë në vitin 2002, Fshati i Fëmijëve SOS në vend ka ndihmuar qindra mijëra fëmijë, duke u ofruar atyre mbështetje, dashuri, një…

Lexo më Shumë

Gazetarja Arbnora Memeti në një reagim në rrjetet sociale shkruan se BDI-ja ka politizuar skajshmërisht arsimin. “Tu u nis prej tenderit te kompanis qe i shtyp librat, e sigurimi qe rrin te dera e shkolles, te pastruesi i shkolles, nxenesi, profesori e deri te drejtori, 99% neper qato pozita kane ardh permes BDI. Se di pse po habiteni qe BDI paska hy ne liber. Ajo osht e keqja ma e vogel qe mundet me i ndodh ketij populli. BDI ta ka politizu krejt arsimin, oj shqipeee”, ka shkruar ajo. (INA)

Lexo më Shumë

Përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë po zhvillohet një protestë. Gazetarja Dorina Halili raportoi se para ambasadës është mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh që tubojnë lidhur me situatën në veri të Kosovës. Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe thonë se protestojnë kundër politikave destibilizueze dhe luftënxitëse nga Serbia. “Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë tubim. Është thjesht një protestë paqësore, është thjesht një organizim i organizatave të shoqërisë civile”, tha një prej organizatorëve të protestës.…

Lexo më Shumë

WhatsApp ka vendosur të ndalojë së punuari për miliona përdorues të smartfonëve brenda pak ditësh. Platforma e mesazheve sapo ka njoftuar se nuk do të jetë më e disponueshme në telefona të caktuar. Ndërsa versionet e reja dhe të përditësuara të pajisjeve lëshohen çdo vit, drejtuesit e WhatsApp kanë thënë se telefonat e vjetër nuk do ta mbështesin më aplikacionin. Për 49 telefona inteligjentë, WhatsApp nuk do të jetë i aksesueshëm nga 31 dhjetori. Një zëdhënës i WhatsApp tha: “Për të vazhduar me përparimet më të fundit në teknologji, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve të vjetra  për të mbështetur ato…

Lexo më Shumë

Mëngjesi  i së martës e ka gjetur Kosovën edhe me dy barrikada të reja duke e rritur në 13 numrin e barrikadave në very të Kosovës. Barrikada në veri të Mitrovicës është e para e vendosur në qytet. Barrikada tjetër është vendosur në urën që e lidh veriun e Mitrovicës me rrugën magjistrale që të shpie për në pikën kufitare në Jarinje. Në mëngjesin e së martës gjykatësit shqiptarë e kanë pasur të pamundur të fillojnë punën objektin e gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës. Ata janë detyruar që cështje urgjente ti trajtojnë në objektin e Mitrovicës së Jugut. Vetëm një…

Lexo më Shumë

Nxënësit e klasës së pestë nuk do të mund të kalojnë vitin pa e mësuar shkurtesën e togfjalëshit Bashkimi Demokratik për Integrim. Përpos institucioneve ndërkombëtare, një ndër shembujt e dhënë për mësimin e shkurtesave është edhe kjo parti politike, kështu, duke ju imponuar nxënësve që ende pa e ditur çka është politika, të mësojnë për ekzistimin e një partie politike. Konkretisht, në faqen 64 të Gjuhës Shqipe për klasën e pestë, mësohet për shkurtesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në fund, edhe për shkurtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim. Shembujt e dhëna…

Lexo më Shumë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë, njoftoi sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas Vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 30 prill 2023. “Në masë do të vazhdojnë të përfshihen këto produkte: – bukë e bardhë; prerë në copa ose të tëra; sheqer i bardhë dhe vaj luledielli ushqimor (pa vaj të shtypur të ftohtë) me një marzh tregtar 5% për shitësit me shumicë (këtu janë edhe prodhuesit) dhe shitës me pakicë. Pastaj për miell prej…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar gjyqi për djegien e modularit në Tetovë. Seanca vazhdoi me leximin e dëshmive nga ana e prokurorit, por kjo hasi në kundërshtime të ashpra nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve. Shkak për këtë ishte leximi i titujve të fletë dëshmive nga ana e prokurorit dhe jo zbardhja e tërësishme e tyre siç kërkonin avokatët mbrojtës. Ata kundërshtuan edhe listën e dëshmive, e cila, sipas avokatëve, disa figurojnë vetëm në listë por jo dhe te materiali i dëshmive. Pas këtij reagimi të palës mbrojtëse, gjykatësi i lëndës Jordan Vellkovski, urdhëroi sjelljen e gjithë materialit, ku u bë leximi…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Dumlupinar nga qyteti Kytahja i Republikës së Turqisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Rektori i Universitetit Dumlupinar, Prof. Dr. Kazim Uysal. Bashkëpunimi mes dy universiteteve buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori, krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit. Me këtë marrëveshje, po ashtu, palët bien dakord që të shkëmbejnë informata relevante me interes të…

Lexo më Shumë