Author: Jeta almakos

Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit, njofton Klankosova.tv. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre. “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

Lexo më Shumë

(Nga kolumna e Daut Dautit botuar në gazetën “Koha”) Ah, kjo anketa e fundit e IRI-t! Paradoks pas paradoksi. Me rezultate të çuditshme dhe me metodologji habitëse. Shumëkush shikon konspiracion. Çfarë mesazhi dëshiron të japë IRI kur në anketë ka futur një politikan jo aktiv? Për më tepër, i dënuar. Nga anketuesi lexova një sqarim se përveç politikanëve janë kyçur edhe dy ish-kryeministra. Tash na bënë të kthjellim mendjen nëse në anketat e mëparshme kanë qenë të kyçur. Bëhet jo pak argëtuese në përplasjet politike e mediale, sepse dashakeqtë i thanë Mickovskit çfarë lideri je ti, kur ai që s’është…

Lexo më Shumë

Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr, ndërsa prej sot nuk vlen as vendimi për transport falas publik. Edhe nga Ndërmarrja Publike për Qarkullim (NPQ) kanë bërë të ditur se nga sot ndërpritet transport publik falas në kryeqendër, vendim ky i cili u mor të shtunën si masë kundër ndotjes së ajrit.

Lexo më Shumë

Kosova dhe Serbia kanë treguar dëshirën e tyre për paqe e bashkëpunim rajonal me marrëveshje si ajo për letërnjoftimet që ishte edhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Barrikadat e reja e të përditshme nuk janë në frymën e Ballkanit të Hapur, e cenojnë rëndë atë dhe çdo proces progresist dhe integrues, barrikadat na kthejnë prapa në kohën e izolimit. Bëjë thirrje që barrikadat të hiqen dhe palët të ulen e të vazhdojnë të dialogojnë. Presidenti Vuçiq duhet ta ushtrojë ndikimin e tij mbi serbët e veriut të Kosovës në këtë pikë dhe siç e kam thënë, e përsëris, arsyet, cilatdoqofshin…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët përdorin aplikacionin “TVSH-ja ime” që kthen një pjesë të TVSH-së, nga 1.800 denarë për tre muaj, do të mund të skaenojnë deri në 2.100 denarë. Qeveria në mbledhjen e sotme e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjesë të TVSH-së së vlerës së shtuar te personat fizik, i propozuar nga Ministria e Finanacave. Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t’i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik. Domethënë, është planifikuar të rritet shuma maksimale që mund të arrijë një person, si e drejta e kthimit…

Lexo më Shumë

Në librin e klasës së 5 të gjuhës shqipe në njësinë mësimore për shkurtesat, përpos institucioneve ndërkombëtare, një ndër shembujt e dhënë për mësimin e shkurtesave është edhe e partisë politike BDI. Nga Mistria e arsimit përgjegjësinë për këtë ia lënë komisionit nacional të teksteve që sipas tyre sipas ligjit për tekstet për arsim fillor dhe të mesëm mund te bëhen korrigjime të teksteve, ose të tërhiqet i njëjti, por se duhet fillimisht të formohet komision, ndërsa një vendim i tillë ende nuk është sjell nga ministri Jeton Shaqiri. “Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët…

Lexo më Shumë

I ashtuquajturi Grup i zjarrit në BDI, sot gjatë press konferencës që kanë mbajtur ka hedhur akuzuar ndaj përbërjes aktuale të Qeverisë përfshirë këtu edhe ministrat shqiptar për performancë të dobët duke u bazuar në anketën e fundit të IRI-t. Mirëpo, gjatë press konferencës ata u treguan qartë se janë të pa informuar pasi IRI Amerikan në anketën e fundit nxorri zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi si më të suksesshmin ministër në kabinetin qeveritar me performancë të jashtëzakonshme, i ndjekur nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti “Ekzekutivi i dështimit” 2% sukses në realizimin e programit të BDI nga Zgjedhjet 2020 2% Investime në projekte shqiptare nga 1.3 Miliardë Investime Kapitale të shtetit 2% Investime në projekte të rrugëve në zonat shqiptare, përkundër 520 Milion Euro në zonat e banuara me Maqedon. “Ëndrra për shqiptarët dhe realizime vetëm për zonat maqedonase!” Të dashur miq, Pas kërkesës tonë, para tre muajve, filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi në Kryesi për llogaridhënie dhe përgjegjësi politike para organeve. Për fat të keq, me gjithë insistimin tonë, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në Kryesi. U…

Lexo më Shumë

Sonte në Programi 200, në Alsat M, i ftuar ishte Avokati i Popullit, Naser Zyberi. I pyetur nga gazetarja Semra Musai se a ëndërron akoma të bëhet kryeministër, Zyberi tha kjo është një marrëveshje mes partive politike që janë në pushtet dhe beson se е njejta do të respektohet. “Imazhi i kryeministrit të parë besoj se ka lënë mbresa te të gjithë qytetarët dhe ky është padyshim një kuriozitet për të gjithë. Besoj se ky premtim nuk është një premtim i harruar, besoj se do të respektohet marrëveshja mes dy subjekteve kryesore të qeverisë dhe në tre muajt e fundit…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e përcaktoi Propozim – ligjin për nënprodukte me origjinë shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit ë kafshëve, si edhe mbrojtja e sigurisë në zinxhirin e ushqimit dhe ushqimit për kafshët. Me ligjin, sipas asaj që e thotë ministria resore, rregullohet veprimi me nënprodukte me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre përmes përcaktimit të mënyrës së grumbullimit, transportit, largimit, veprimit, përpunimit, shndërrimit, deponimit, vënien në qarkullim, shpërndarjen, përdorimin dhe largimin e padëmshëm…

Lexo më Shumë

Izomerët optik Shkruan: Prof.Zulxhevat Abdija Të nderuar anëta të “grupit të zjarrit”. Kot i keni këto përpjekje për të ndalë ramjen e lirë të vetes tuaj dhe BDI-së. Dallimi mes jush dhe përfaqësuesve aktual të BDI-së në Qeveri qëndron për faktin se njëra palë vjedh me dorën e majtë e tjetra me dorën e djathtë. Prandaj ju mes veti jeni izomer optik, me fjalë të tjera ju mes veti jeni sikur trupi dhe hija pasqyrore e tij. (Në shkencën e kimisë kjo dukuri njihet me këtë emër). P. S. Jam në dispozicion të jap sqarime më të thukta.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Tetovë, nën shoqërimin e policisë, u soll 17-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 16-vjeçarin B.S. nga Novosella. Ajo dëshmoi para gjykatësit duke mohuar akuzat për vrasje. “Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të…

Lexo më Shumë