Për këtë sezon të ngrohjes, Qeveria ka siguruar 1 miliard e 900 milionë denarë ose 30.8 milionë euro për energji termike. Këto mjete janë të mjaftueshme deri në fund të vitit 2022 dhe për janar 2023. Më pas do të bëhen llogaritjet për katër muajt e ardhshëm, nga janari deri në fund të prillit. Dhe pastaj do të kemi kalkulime se sa mjete shtesë do të nevojiten deri në fund të sezonit të ngrohjes, tha sot Vasko Kovaçevski, drejtor i SHA EMV-së. Përveç dhënies me qira të termocentraleve Lindore dhe Perëndimore, EMV është gjithashtu përgjegjëse dhe ka marrë menaxhimin…
Author: Jeta almakos
Policia austriake arriti të binte në gjurmët e një bandë droge nga Ballkani që shisnin drogë në Europë Njësia për luftimin e krimit në rrugë, pas një hetimi intensiv, arrestoi tre persona të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Ata janë shtetas të Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë dhe Kroacisë, të cilët u arrestuan në lagjen 14 të Vjenës (Pencing). Të arrestuarve iu gjetën 11.3 kilogramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.5 milionë euro, si dhe para të gatshme në shumën prej 8.990 euro. Gjithashtu u gjet një armë me numër serie të hequr dhe një automjet i përdorur për kontrabandë…
Silvana Begaj Lufta për kauza të tilla duhet të jetë e fortë dhe e palëkundur në emër të të gjitha vajzave, nënave, grave që pshehrëtinë përpara se të flenë: Ah sikur të isha djalë! E të flasësh, të bërtasësh nuk mjafton! Duhet ç’rrënjosje mentaliteti që mos të ketë më breza të dhunuarish dhe dhunuesish. Se ne si shoqëri e vrasim një femër që në lindje. E vrasim me paragjykime, e vrasim me kufizime, e vrasim me mendime e mosveprime. Sot në prag të 2023-shit kemi vajza në Shqipëri që kërcënohen dhe turpërohen nga opinioni se besuan në dashuri. Sot, këto vajza…
Babë e bir janë plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrethana ende të paqarta. Korrespondenti i Panorama raporton se të plagosur kanë mbetur Xhevdet Barushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Barushi 30 vjeç. Nga informacione paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të castit. Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga kalimtarë të rastit, të cilët i kanë transportuar me urgjencë në spital. Babë e bir kanë marrë plagë të renda dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e…
Nga të dhënat e publikuara dhe të përpunuara nga departamenti për ekonomi pranë Aleancës për Shqiptarët(ASH), vetëm për muajin nëntor 2022, në mungesë të prodhimit nga kapacitetet energjetike në vend, përmes prokurimit publik janë importuar 87.000 MWh energji elektrike nga furnizuesit që operojnë në tregun energjetik, sasi për të cilën nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 20 milionë euro. Nga ASh-ja, thonë se parashikimet janë të zymta, pasi edhe gjatë muajit dhjetor të këtij viti, në mungesë të prodhimit nga kapacitetet energjetike në vend, do të duhet që sasinë e nevojshme për furnizim me energji elektrike ta sigurojmë nga…
Një zënkë familjare në Pallaticë të Tetovës ka përfunduar me arrestimin e dy personave. Të arrestuarit janë në raport baba e bir, ndërsa personi të cilin ata e kanë kanosur dhe kërcënuar, sipas policisë është biri i njërit e vëllai i të arrestuarit tjetër. Policia po punon për zbardhjen e rastit. “Me datë 03.12.2022 në ora 16.15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.J (51) dhe A.J (23) nga fshati Pallaticë, pasi paraprakisht kanë kanosur djalin dhe vëllain e tyre 19-vjeçar dhe me mjet të fortë ia kanë dëmtuar veturën që e ka drejtuar, me…
“Behar Shaqiri, mirë se erdhe në familjen e Aleancës për Shqiptarët. Kryetari i deritanishëm i nëndegës së Alternativës në Hasanbeg, Behar Shaqiri, prej sot i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, si subjekt i vetëm dhe shpresë e vetme për mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” Shkruan Adnan Alija në fb, përcjell TOP24.
Dy trupa njerëzish janë gjetur në dy lokacione të ndryshme në Shkup. Në SPB Shkup dje është denoncuar se në një objekt në ndërtim në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup është gjetur i vdekur V.L.(40) nga lagjja Ilinden e Shkupit, i punësuar në një firmë ndërtimi nga Shkupi. Siç informojnë nga MPB-ja, vdekje ka konstatuar ekip nga Ndihma e shpejtë mjekësore, ndërsa ekspertizë ka kryer ekip nga SPB Shkup dhe Inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit publik, në trupin e viktimës është kryer autopsi, pas çka i është dorëzuar familjes për varrim. Në rastin e dytë, është…
“Nga të dhënat e publikuara dhe të përpunuara nga departamenti për ekonomi pranë ASH, vetëm për muajin nëntor 2022, në mungesë të prodhimit nga kapacitetet energjetike në vend, përmes prokurimit publik janë importuar 87.000 MWh energji elektrike nga furnizuesit që operojnë në tregun energjetik, sasi për të cilën nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 20 milionë euro. Parashikimet janë të zymta, pasi edhe gjatë muajit dhjetor të këtij viti, në mungesë të prodhimit nga kapacitetet energjetike në vend, do të duhet që sasinë e nevojshme për furnizim me energji elektrike ta sigurojmë nga importet, ku projeksionet e parashikimeve përllogariten…
Sefer TAHIRI Mediat herë pas herë publikojnë shkrime me përmbajtje kurioze, të cilat përmbajnë të pavërteta, por u sjellin klikime dhe reklama. Një i tillë, i cili publikohet që nga viti 2015 është ai për gruan e ish-emirit (princit) të Katarit, “Shtatë doktoratura dhe shtatë fëmijë i ka gruaja e sheikut të Katarit, e veshur më mirë në botë!”, Ky është titulli bombastik që këtyre ditëve u riaktualizua për 63 vjeçaren Shejh Moza Bint Nasser, grua e sheikut apo ish-emirit (fjalë me prejardhje arabe që i referohet një monarku ose princi) të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani. Nga kërkimet…
Të mos mungojë atmosfera festive, të ketë zbukurim modest, por të merret parasysh kriza ekonomike dhe energjetike dhe të mos shpenzohen shumë para. Kështu deklarojnë qytetarët nga më shumë qytete të vendit. Në një anketë për televizionin Alsat ata theksojnë se megjithatë ndërrimi i motmoteve duhet të shënohet simbolikisht. “Po, por të mos teprohet me shpenzimet, pasiqë situata në shtet është e tillë”, tha një qytetar. “Duke marrë parasysh krizën në të cilën gjendemi, mendoj se duhet të jemi më modest dhe këtë vit të mos zbukurohet, pasiqë harxhimet do të na tangojnë të gjithë qytetarët ”, tha një tjetër…
Ende nuk ka marrëveshje me transportuesit privat për nesër paralajmërojnë bllokada në kryeqytet. Nga “Sloboda prevoz” thonë se do të protestojnë deri sa nuk arrihet marrëveshje. Paralajmërojnë se gjatë ditës së nesërme 200 autobusë do të jenë barrikada në udhëkryqet kryesore në qytet, shkruan TV24. Kemal Muriq nga “Sloboda prevoz” thekson se rreth 200 autobusë nesër do të jenë në rrugë dhe do të vazhdojnë të protestojnë derisa nuk ka ndonjë lëvizje në negociata. “Nëse sot ende nuk arrihet ndonjë marrëveshje, që edhe nuk besoj, vazhdojmë me projektet e planifikuara, gjegjësisht me bllokada të plota tek udhëkryqi te ‘Mavrovasja’, Kryqi i…

