Author: Jeta almakos

Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagës minimale, sipas metodologjisë që është bërë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie, e cila parasheh që Paga minimale përshtatet për 50 për qind me rritjen e shpenzimeve të jetës dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Kemi element të rritjes së produktivitetit të punës dhe mendoj se ekonomia mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kësaj rritje të pagës minimale”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse ekonomia vendase në kushtet aktuale mund të mbështesë një “pagë…

Lexo më Shumë

Një ditë pas raportimit se me muaj të prekurit nga epilepsija nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Ka reaguar Agjencia e barnave e cila fajin për mungesën e ilaçeve për të prekurit nga epilepsija ua le importuesve të cilët thonë se ilaçi është deficitar. Ndërsa për ilaçin tjetër nga kjo Agjenci sigurojnë se ilaçi do të sigurohet gjatë ditëve të vijim. “Për ilaçin Carbamazepine 400 mg, ju informojmë se importuesi nuk ka bërë import pasi që ilaçi është deficitar. Ndërsa sa i përket ilaçit Tegretol 400 mg, Ju njoftojmë se në ditët në vijim, ilaçi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut pas takimit me shefin e Shtatëmadhorisë së URM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, theksoi se vitin që lamë pas ushtria dëshmoi profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri. “Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në vitin 2022 dëshmuan profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre. Në vitin kur shënuam 30 vjetorin e formimit të saj, Ushtria edhe një herë e arsyetoi besimin e lartë që ka te qytetarët e Maqedonisë. Në konferencën e sotme për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë në vitin 2022, theksova se zbatimi i stërvitjes ushtarake në shkallë të gjerë “Përgjigjja e shpejtë 22” në terrenin ushtarak…

Lexo më Shumë

Pas anulimit të seancës së kaluar, për shkak të mungesës së tij, ish drejtori i DSK, Sasho Mijallkov u paraqit sot në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”.  Në seancën e sotme kanë dëshmuar ish anëtarët e KSHZ-së, Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev. Për lëndën “Titanik 2”, Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov nëpërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, që ky i fundit t’i kërkojë bashkëpartiakut Bedredin Ibraimi, anëtar në KSHZ, që të votojë për shkatërrimin e një vendvotimi në Strumicë. Lënda është në rigjykim, Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës…

Lexo më Shumë

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Arben Vita është riemëruar si ministër i Shëndetësisë me vendim të kryeministrit Albin Kurti. Në njoftim thuhet se Kurti “i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020. Pas dorëheqjes…

Lexo më Shumë

Rroga e vogël, fitimi i madh Kjo thënie që tanimë eshtë bërë popullore për të përshkruar korrupsionin e nivelit të lartë, karakterizon më së miri gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë i kapluar në çdo sferë nga murtaja e korrupsionit. E përshkruan më së miri, sepse korrupsioni tanimë është bërë i gjeneralizuar dhe motivi për të hyrë në politikë, për të punuar në ndonjë ministri, agjenci shtetërore, në drejtësi, në universitet apo në klinikë, për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve të shtetit të partizuar dhe të paprekshëm nga drejtësia, nuk është më përmirësimi i jetës së qytetarëve apo…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,84% në raport me vendimin e datës 19.12.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,360 den/kg dhe do të jetë 40,593 den/kg. Nga data 27.12.2022, ora…

Lexo më Shumë

Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov sot është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”. Më 22 dhjetor, seanca për këtë rast u anulua pasi Mijallkov nga burgu i Strugës nuk u soll në Gjykatën Penale. Për lëndën “Titanik 2”, Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov nëpërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, që ky i fundit t’i kërkojë bashkëpartiakut Bedredin Ibraimi, anëtar në KSHZ, që të votojë për shkatërrimin e një vendvotimi në Strumicë. Seanca e ardhshme për Titanik 2 është caktuar për më 26 dhjetor. Kjo është paraqitja e parë e Mijallkovit pasi…

Lexo më Shumë

Në një takim me afaristët e Kërçovës ku mori pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, bëri të ditur se gjatë vitit që vjen, në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohen 85 objekte banimi, nga të cilat 20 shtëpi do tu ndahen familjeve skamnore të Kërçovës. Në kuadër të aksioneve të shumta humanitare gjatë 13 viteve të funksionimit, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për familjet në nevojë nga të gjitha trojet shqiptare, ka ndërtuar 1 mijë e 500 objekte banimi, ndërsa projekti i planifikuar për ndërtimin e 85 shtëpive në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

*Shkruan Profesoresha e nxënësit që u gjet i pa jetë në banjën e Tetovës* Asnjë fjalë, asnjë reagim turme, asnjë thirrje për ndërgjegjësim nga asnjë shoqatë feministe apo për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, asnjë shkrim nga personalitetet me audiencë në rrjetet sociale për vrasjen makabre të një djali shumë shembullor dhe të pafajshëm. Edukoni vajzat. Sot kam nevojë të them në veçanti edukoni vajzat. Edukoni edhe vajzat edhe djemtë dhe mos bëni më kurrë thirje në emër të diskriminimit gjinor me parulla që përmbajnë diskriminim gjinor, si ajo; Mbro vajzën, eduko djalin! Edukoni të dy palët që ti…

Lexo më Shumë

Sot ka pasur denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. E-mail kërcënues është marrë rreth orës 09:00, ndërsa ja çfarë shkruhet në të: “Bombë është vendosur në shkollë. Do të shpërthejë shumë shpejt. Do të ketë viktima. Mos më pyesni asgjë, kam fshirë të gjitha dëshmitë, asgjë nuk do të pranojë, kjo është përshëndetja nga unë xoxo”, thuhet në kërcënim.  

Lexo më Shumë

Ka mbetur vetëm edhe një javë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj periudhe kohore sipas numrit 1 të dikasterit të Arsimit Jeton Shaqiri, sistemi arsimor u përball me krizën energjetike e cila u tejkalua me sukses, poashtu edhe kërcënimet për vendosje të bombave në disa shkolla të qytetit të Shkupit, ku orët e humbura janë kompenzuar apo do të kompenzohen pas pushimit dimëror. Krahas këtyre problemeve sërisht u arrit që mësimi të vijojë me prani fizike në të mirën e nxënësve. I pyetur se a do të ketë zgjatje të…

Lexo më Shumë