“Koncepti i LSDM-së për kthimin e parave tek qytetarët është dëshmuar se është mjet i suksesshëm për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike botërore dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”. Këtë e tha sonte nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Ajo theksoi se do të përmirësohet edhe më tej masa “TVSH-ja ime”, me të cilën shteti për herë të parë i kthen paratë drejtpërdrejt në llogaritë e qytetarëve. “TVSH-ja ime është një nga masat e zbatuara më së miri që jep një efekt të shkëlqyeshëm, prandaj ne do ta përmirësojmë edhe më tej këtë masë. Mjetet janë siguruar…
Author: Jeta almakos
Në fushën “Drejtësia, liria dhe siguria” është bërë hapi i parë në “përshpejtimin e integrimit”. Kërkuam që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Rrjetit evropian të migracionit, që është dëshmi plus i gatishmërisë së mirë në këtë fushë dhe përkushtimit të ekipit negociator maqedonas në proces, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, ku sot përfundoi skriningun dypalësh treditor për Kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri. Siç njoftoi Sekretariati për çështje evropiane, në skriningun anëtarët e grupit punues maqedonas prezantojnë pozitën dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të vendit në raport me legjislacionin…
Këto janë pamjet ku në mbrëmjen e 21 nëntorit punonjësi i EVN-së u lendua gjatë intervenimit për zgjidhjen e problemit me energjinë elektrike në Tearcë. Gjatë intervenimeve në shtyllën elektrike, punonjësit të EVN-së i është thyer shtylla elektrike dhe ka marrë lëndime të rënda. Ngjarjen e tregon mjeku Xhelali, i cili edhe pse në pension, pasi është thirrur nga banorët, i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë të lenduarit. “Mora një telefonatë se zëri ishte shumë në panik, më tregoi vendin ku duhet të paraqitem urgjentisht, më tregoi shkakun dhe pasojat dhe nga përvoja ime e kaluar e dija se…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Vjenë, me ftesë të ambasadorit të vendit në Austri, Osvit Rosoklija, sot realizoi takim me përfaqësues të diasporës së RMV-së, si dhe me punonjës të Ambasadës, njofton MPB. Në emër të ambasadorit Rosoklija, Spasovski u njoftua për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit përmes Misioneve Diplomatiko-Konsullore, gjegjësisht se në periudhën e kaluar, deri më 15 nëntor, vetëm në Vjenë janë lëshuar gjithsej 884 dokumente udhëtimi përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ka filluar më…
MPB njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:05, në Shkup është arrestuar 19-vjeçari F.B. nga Shkupi. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në zonën e Gazi Babës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një peshore”, thonë nga MPB.
Po mbushet java që kur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kanë konfirmuar manipulime me fatura të rrejshme gjatë importit të peletëve në vend. I bëri thirrje Drejtorisë së Doganave dhe asaj të të Ardhurave Publike që të veprojnë, por asnjëri prej dy institucioneve nuk thotë asgjë konkrete. “Drejtoria e Doganave, duke vepruar sipas kompetencave të saj, në 3 muajt e fundit, ka dërguar për kontroll fatura të cilat kanë të bëjnë me importin e peletëve deri tek administratat e huaj doganore. Procedura për kontrollin e tyre është ende në vazhdim, dhe sipas bashkëpunimit të paraparë administrativ zgjat disa…
Inflacioni për vitin 2022 llogaritet në 14,3%, kurse projeksionet për vitin e ardhshëm janë se do të jetë nga 8 deri në 9%. Por, a do të realizohen këto parashikime, varet nga çmimi i rrymës në tregun e rregulluar, gjendja në tregjet ndërkombëtare, si dhe nga çmimet e produkteve bazë. Pas rritjes së BPV-së për 4% vitin e kaluar, sivjet pritet ngadalësim i rritjes për 2,3%. Në 2023-tën pritet të ketë shtrenjtim të energjencave, metaleve dhe ushqimit. Por, për naftën pritet ulje më e madhe në suaza botërore, thotë guvernatorja Anita Bezhovska. Ka shumë faktorë që ndikojnë që të kemi…
Historikisht më i lartë, joreal, inflacionist dhe tullumbace e fryrë, që është çështje kohe kur do të shpërthejë. Kështu e ka cilësuar kryetari i Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet, Bojan Stojanoski e ka kualifikuar Propozim-buxhetin për vitin 2023, të cilin e elaboroi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Stojanoski u paraqit i pari për të marrë fjalën në seancën e sotme të Komisionit, pika e vetme në rendin e ditës të së cilës është Propozim-buxheti për vitin 2023, pasi Besimi i bëri të ditur projeksionet e parashikuara. Megjithatë, siç tha Stojanoski, VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në debatin për buxhetin…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas problemeve të transportuesve privat në Shkup. Nga ASh thonë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët ndërsa si rrjedhojë kërkojnë dorëheqjen e saj. “Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit. Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme”,…
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, tha për “ Lokal” se informacionet e publikuara më parë nga “TV Clan”, sipas të cilave partia tashmë ka hyrë në qeveri dhe do të marrë tre ministri, janë spekulime. Sipas mediave shqiptare, Aleanca duhet të marrë ministritë e Shëndetësisë, Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Prej disa javësh në opinion po qarkullon tema e zgjerimit të Qeverisë dhe hyrjes së mundshme të AA në kabinetin qeveritar, por deri më tani asgjë konkrete. Javën e kaluar, Arben Taravari dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski kanë pasur një takim, por pas tij kanë bërë të ditur se…
Dy gjëra duhen bërë – të gjithë punonjësit në shërbime, në prokurori, në gjykatë duhet nga një fshesë. Në sitë dhe fshesë të gjithë. Reformat duhet të vazhdojnë, tha në Top Tema tek Telma, deputeti Pavle Trajanov. “Ne kemi një lloj kushtetute të të gjithë sistemit të sigurisë. Mendoj se ka edhe mospërputhje ligjore se kush duhet të koordinojë, kush duhet të mbledhë informacione, si t’i japë udhëzime majës së shtetit, të veprojë në situata kritike”, tha Trajanov. Për profilin e drejtorit të ardhshëm të DSK-së, Trajanov vlerësoi se drejtori duhet të vijë nga brenda, nga shërbimi.
Një vajzë 26 vjeçare thuhet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj dhjetë vite më i madh. Nga ana tjetër 36 vjeçari ka paraqitur në polici se është sulmuar fizikisht nga nëna e të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Çair. Nga MPB thonë se po hetojnë rastin, ndërsa pas zbardhjes do të merren masat e nevojshme ligjore. “Me datë 20.11.2022 në ora 17:50 në Stacionin Policor Çair, 26 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 13:00 në një parking në zonën e Çairit, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga i dashuri i…

