Reshjet e shiut mbushin me ujë disa shtëpi dhe shumë rrugë janë bërë të pa kalueshme për këmbësorët. Siç shihet në videot e TS rrugët janë të mbushura me ujë dhe kanaizimet atmosferike janë bllokuar. Siç mësohet pas reshjeve të shiut ka edhe dëme në disa shtëpi, por ende nuk dihet se çka. Autoritet lokale dhe shtabi i Krizave ende nuk kanë dalë për të parë gjendjen që është Tetova në këto momente ku shiu nuk ndalet.
Author: Jeta almakos
Edhe pse në tabelën informative shkruan se autobusi do të vijë për një ose dy minuta, kjo nuk ndodh, qytetarët presin autobusa me orë, ndërsa ato privat fare nuk kalojnë. “Ka problem edhe me autobusar privat por edhe me ato shtetërorë. Po pritet shumë, ndodh ndonjëherë të shkruan në tabelën informative se do të vjen një autobus ndërkaq nuk vjen fare. Nuk është e sigurtë a do vjen autobusi apo jo për këtë shkak dalim nga shtëpia më herët”, thotë një qytetar. Më rëndë e kanë banorët e fshatrave që shqyrtëzojnë transportin urban. Një qytetare ka një orë që pret…
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian dhe kreu i Fondacionit “Friedrich Ebert”, Martin Shulz, beson se si qeveria ashtu edhe opozita duhet të kenë parasysh interesin më të lartë të shtetit për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përshtypja ime personale, tha Schultz sot në Shkup, është se opozita po luan një lojë taktike për ta vënë në vështirësi Qeverinë. “Nuk më takon mua të komentoj për punët e brendshme të vendit. Unë do të jap një shembull. Partia kryesore opozitare në vend është pjesë e Partisë Popullore Evropiane (EPP). EPP ndan qëndrimin me qeverinë tuaj se ndryshimet kushtetuese…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nga Brukseli, ku është pjesë e takimit të dytë të shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 24 – “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, theksoi se vendi ka një themel të mirë dhe përgatitje të mirë, por duhet të tregojmë vazhdimësi në realizimin e kritereve për anëtarësim në BE. Ai sqaroi se ky kapitull është bazë për zhvillimin demokratik të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, nga e cila do të varet dinamika e gjithë procesit negociator, ndërsa sot ka pasur prezantime për vizat për azil dhe migrimet. “Ajo që mund të themi dhe të shprehim kënaqësinë tonë…
Qeveria do të zgjerohet edhe me një parti tjetër. Aleanca për Shqiptarët do të jetë partneri më i ri qeverisës i LSDM-së dhe BDI-së. Nga BDI dhe nga Qeveria nuk kemi konfirmim zyrtar për ndarjen e përgjegjësive. Jozyrtarisht nga burime partiake Klan Macedonia mëson se me zgjerimin e koalicionit qeveritar, përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët do të udhëheqin me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe eventualisht me Ministrinë e Bujqësisë. Përveç këtyre, sipas marrëveshjes së arritur, Aleancës për Shqiptarët do t’i takojnë edhe 30 drejtori. Zërat për zgjerimin e shumicës qeveritare filluan javë më parë, por në…
Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE -së ka dorëzuar sot 200 propozim amendamente për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski tha se përmes këtyre amendamenteve, mes tjerash, kërkojnë ulje të akcizës së derivateve, me çka pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve, prolongim për një vit të tatimit progresiv dhe të gjitha ndryshimeve në tatimet për të ardhurat personale, si dhe fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. “Amendamentet i përfshijnë edhe kërkesat e sindikatave, përkatësisht rritje të mjeteve për paga për administratën për 15 përqind. Le të pranohet ky amendament, ndërsa…
Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi , këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në ë Akademinë Solemne me rastin e 114 vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kovaçevski tha se pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane. “Sot jam këtu para se të gjithash, i vetëdijshëm se sa gjuha maqedonase dhe alfabeti kanë rëndësi për mua dhe çfarë nderi kam kur pranohet gjuha ime, për këtë të njëjtin nder e tregoj çdo herë dhe për çdo gjuhë që nuk është gjuha e ime anëtare. Gjuha nuk…
Me mbajtjen e konferencës shkencore “Një komb – një gjuhë” dhe ekspozitës “Nga alfabeti në drejtshkrim” është mbyllur sot manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”. Aktivitetet për shënimin e kësaj dite kanë nisur më 14 nëntor dhe janë organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Gjatë këtij edicioni të “Ditëve të Alfabetit” janë mbajtur një sërë aktivitetesh, ndërsa tema qendrore ishte “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”. “Dita e Alfabetit Shqip”, 22 nëntori, është festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Manifestimi “Ditët e Alfabetit” shënohet për të kujtuar vendimet e Kongresit të Manastirit më 1908,…
Pas presionit të shtuar nga ana e shoqërisë civile kryetarja e Qytetit të Shkupit si duket ka tërhequr vendimin për të ndihmuar financiarisht ekipin e K.F. Vardarit të cilit javë më parë nëpërmes këshillit komunal qyteti tentoi ti ndajë 250 mijë euro ndihmë financiare. Megjithatë, Arsovska akuzon VMRO-në për këtë fakt. “Falë amendamenteve jo-profesionale të VMRO-së, as K.F. Vardari nuk do të marrë ndihmën financiare që e pret, po as qytetarët nuk do të marrin “subvencionet” që është dashur ti marrin nga qyteti në këtë kohë krize si mbështetje për shkak të krizës energjetike. Shkupjanët do të mbesin pa fidanë…
Dita botërore e fëmijëve i gjen mijëra fëmijë nëpër rrugët e të gjitha qyteteve të shtetit duke kërkuar lëmoshë. Disa janë të shoqëruar nga prindërit, të tjerët janë të vetëm dhe shihen tek kërkojnë nëpër udhëkryqet kryesore, por thuajse që të gjithëve u është mohuar e drejta e arsimimit dhe keqpërdoren për interesa të caktuara. Ka edhe nga ata fëmijë që jetojnë me prindërit, ndjekin procesin edukativo-arsimor, por detyrohen që në një pjesë të ditës bashkë me prindërit e tyre të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë. Dragi Zmijanac nga Megjashi thekson se jozyrtarisht numri i fëmijëve lypsarë arrin deri…
Përveç për sallën universale, po kërkohet mënyrë që t’i merren kompetencat kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për edhe disa projekte të tjera. Këtë e paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimit për greve të shofereve të autobusët privat. “Të gjitha projektet e mëdha që kanë filluar në Shkup dhe që u duhen shkupjanëve, megjithatë edhe qyteteve të tjera, Qeveria në kuadër të kompetencave të saj do të bëjë gjithçka që t’i mbarojë. Unë punoj me ekipin e qeverisë që t’i shohim mundësitë dhe të ndërmarrim pjesë të këtyre aktiviteteve, për shkupjanët, jo për politikën”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. Ndryshe, sot autobusët…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ashpër e dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër, të kryer natën midis 20 dhe 21 nëntorit të vitit 2022. “Veprime të tilla qëllimisht i pengojnë përpjekjet për vendosjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit si parime udhëheqëse në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)”, kumtuan nga MPJ-ja e Bullgarisë. Sipas tyre, emrat e klubeve bullgare nuk janë arsyeja për atë fushatë dhe potencojnë se “lideri i partisë më të madhe opozitare në Shkup tashmë haptazi po bën thirrje për mbylljen e menjëhershme të…

