ENDE NUK DIHET A DO TI JEP BDI NGA KULAÇI QEVERITAR ASH-së Kreu i BDI-së Ali Ahmeti konfirmon negociatat për hyrje të Ash-së në qeveri. Ahmeti nuk jep detaje nëse partia që ai drejton do ti jep ndonjë ministri Taravarit. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk e përjashton mundësinë e futjes së ASH në qeveri. Edhe pse thotë që ende është herët të flitet për një epilog konkret, megjithatë vërteton se bisedimet janë duke vazhduar. “Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë…
Author: Jeta almakos
Një nga shembujt më karakteristikë të parazitimit në kurrizin e qytetarëve është Lube Boshkoski, i cili merr 50 mijë denarë për çdo muaj dhe askush nuk e di se çfarë bën dhe çfarë kontribuon në ato para, akuzoi VMRO-DPMNE-në opozitare, duke vazhduar listën e zyrtarëve si pjesë e aferës Parazitët”. Afera “Parazitët” çdo ditë të re tregon një mospëlqim të ri të autoriteteve të LSDM-së dhe BDI-së në kohë krize. Ndërkohë që i kërkojnë popullit të shtrëngojnë rripin, të bëjnë dush me ujë më të freskët, të gatuajnë në tenxhere të vogla, ata nuk kanë asnjë farë mëdyshje të shkurtojnë…
Kodi i kontestuar i Etikës për diplomatët mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos ndërmarrë iniciativë, pas akuzave të Sindikatës diplomatike se kërcënon të drejtën e shprehjes. Sipas Kodit, çdo diplomat duhet të kërkojë leje nga Ministri i Punëve të Jashtme për paraqitje publike dhe të mos zbulojë informacione konfidenciale. Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se paraqitjet publike të diplomatëve lejohen vetëm nëse shprehin qëndrime për tema jashtë shërbimit, ndërsa Kodi është në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme, ku thuhet se nuk guxojnë të zbulojnë informacione konfidenciale. “Në bazë të diskutimit, elementi mbizotërues për vendimmarrjen e sotme është…
Eurodeputeti dhe bashkëkryesuesi i partisë ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës), Ilhan Kyçyk, porosit sot se, për liberalët është më e rëndësishme që zgjerimi i BE-së të vazhdojë, sepse kjo mund të kontribuojë në transformimin e shoqërive dhe ekonomive në vendet si Maqedonia e Veriut. Ai, në konferencës që organizoi PLD para kongresit partiak, theksoi se, Maqedonia e Veriut shënon stabilitet kur bëhet fjalë për reformat e brendshme, ndërsa reformat siç tha ai, nuk janë vetëm për të mirën e politikanëve, por edhe për të mirën e gjithë vendit, por posaçërisht për gjeneratat e ardhshme. “Më vjen mirë…
“Padyshim se të gjitha mendimet e njeriut dhe i tërë veprimi i njeriut shpeshherë varet nga koha dhe u nënshtrohen ndryshimeve. Por, nëse formojmë parti politike, e cila u përmbahet kërkesave të cilat i dikton koha, atëherë partia e tillë do të jetë sterile dhe jetëshkurtër. Veçanërisht partitë ose, thënë më mirë, sidomos partitë politike në qoftë se dëshirojnë të mbijetojnë, duhet të ndërtohen në thellësi. Ato duhet të bazohen në vlera të përjetshme”. Kështu thoshte para më shumë se gjysëm shekulli politikani gjerman dhe themulesi i CDU-së, Konrad Adenauer. Por, si u themelua dhe çfarë vizioni ka sot Aleanca…
Ka prej vitesh rivalitet e shpesh tensione mes dy grupeve më vjetra shqiptare të futbollit. “Shfercerat” e Shkupit dhe “Ballistat” e Tetovës kanë zhvilluar armiqësi e rivalitet brenda fushës dhe jashtë saj. Por nga sot, dy grupet kanë vendosur ta shtrijnë dorën e pajtimit. Është humanisti Halil Kastrati,që ka ndihmuar pajtimin e dy tifo-grupeve shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shfercerat e Shkupit dhe Ballistat e Tetovës, raporton Gazeta10. Të gjithë së bashku i zgjatën dorën e pajtimit njëri-tjetrit në Prekaz, në prezencën e Kastratit. Gjithashtu, dy grupet dhe humanisti bënë lutje tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Humanisti me anë…
Ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për herë të parë ka përmendur dy shtete nga ku vijnë emailet kërcënuese për bomba në shkolla, sidomos në shkollat e Shkupit. “Dërgohen nga jashtë Kroacia, Zvicra, ku krijohen emaile virtuale. Të gjithë provajderët e internetit që mund të krijojnë një lidhje të tillë duhet të japin përgjigje dhe ne i përcjellim në departamentin për terrorizëm”, tha Spasovski për TV24. Sipas tij, hetimi është shumë i ndërlikuar, jo sepse marrin pjesë shumë departamente të MPB-së, por është kompleks sepse po i përcaktojmë IP adresat Ka ditë që po raportohet për bomba…
Ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili më shumë se një vit e gjysmë është pjesë e njësisë së projektit për Qendrën Klinike, merr një tarifë mujore prej 1000 euro dhe projekti nuk po lëvizë për vite me radhë. VMRO-DPMNE akuzoi dje në vazhdim të fushatës së saj “Parazitët”. Zhernovski deri më tani ka marrë mbi 18.000 euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe qëllimi për të cilin i ka marrë ato mjete nuk është i arsyetuar. Nuk ka qendër klinike, as ajo që po ndërtohet në Shtip, e ajo e Shkupit nuk është as në fazën e fillimit të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se shkupjanja 53-vjeçare S.S., punonjëse në Spitalin Qytetit “8 Shtatori” ka pranuar se ka keqpërdorur kartelën pagesore të pacientit. Nga MPB thonë se ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal, “Ajo dyshohet se nga S.M., deri sa ai ka qenë për mjekim në spital, ajo i ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte të shitjes, pas çka ia ka kthyer kartën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.
Ambasadorja e re amerikane, në daljen e saj të parë publike pas dorëzimit të letrave kredenciale, tha se luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjë prioritet numër një të ambasadës amerikane, por edhe se luftën duhet ta udhëheqin qytetarët e këtij vendi dhe ShBA-të do të jenë aty për t’i mbështetur, përcjell Nistori. Të rinjtë këtu, tha Ageler, kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë ose në atë që ju njihni. Korrupsioni në çdo forme – nepotizmi, ndikimi i panevojshëm politik, favorizimi në punësim apo nënshkrimi i…
Dhënia e shtetësisë maqedonase një oligarku ukrainas me emrin Oleksandr Onyshenko, pjesë e listës së zezë të SHBA-së dhe i përfshirë në afera korrupsioni në Ukrainë, po shkakton debat të madh në Maqedoninë e Veriut. Popullata, opozita, mediat por kërkojnë përgjigje se si një person me një dosje të tillë ka arritur të kalojë filtrat e sigurisë kombëtare të vendit që janë parakusht për dhënien e shtetësisë. “Kryetari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski deri tani ka zgjedhur të heshtë. Ai është ftuar të premten në seancën e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për të raportuar…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe kancelari austriak Karl Nehamer nënshkruan sot në Beograd një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet tre vendeve për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në fushën e luftës efektive kundër migracionit të paligjshëm, me të cilin, duke harmonizuar politikën e vizave të Serbisë me Tunizia, Burundi dhe vendet tjera do ta mbrojnë Evropën nga migrimi me forcë të përbashkët policore drejt Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, transmeton InfoShqip. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në një konferencë për shtyp se Serbia ka pasur një rritje të konsiderueshme të migrantëve të paligjshëm në vitin…

