Author: Jeta almakos

Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, theksoi Spasovski, duke folur për raportimet e rreme për bomba nëpër shkolla. Ai në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Konferencës Ministrore për Menaxhimin…

Lexo më Shumë

Në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë ka gjithnjë e më pak mish, shkaku i rritjes së çmimit. Ekipi ynë vizitoi disa mishtore në kryeqytet, kurse çmimet që i hasëm janë shumë më të larta krahasuar me periudhën para disa muajve. Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram, kurse mishi i derrit nga 340 deri në 410 denarë. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar. -Sipas mundësive, ndonjëherë blej, ndonjëherë jo. Nuk është situata…

Lexo më Shumë

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov pasdite u takuan me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, për të biseduar për rikonstruktimin e Sallës Universale në Shkup. Pas takimit, u bë e ditur se dy ministrat morën pëlqimin nga Arsovska që Ministria e Kulturës ta marrë plotësisht nën kompetencat e saj Sallën Universale. Ministrja e Kulturës theksoi që janë lëshuar mjete në Ministri për rindërtimin e kësaj salle. “Ne si Qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja e kemi parë të nevojshme rikonstruktimin e Sallës Universale si një monument vërtet i madh nacional dhe pikërisht për këtë janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur për afatin e ndryshimeve kushtetuese – nëntor 2023, tha se nuk di gjë për këtë afat dhe se ata që eventualisht janë marrë vesh për afat të tillë, e kanë rrezikuar të ardhmen europiane të vendit. “Nuk e di se ekziston afat i tillë. Nuk e di kush e ka imponuar atë afat, por ata që kanë vendosur për politikë të tillë, është dashur të mbajnë llogari para se të nënshkruajnë marrëveshje se nuk kanë kushte për manovra të tilla politike dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese si këto që thoni ju.…

Lexo më Shumë

Politikani ukrainas Oleksandr Onishchenko, i cili para disa muajsh ka marrë nënshtetësinë maqedonase, në një intervistë për “Slloboden Peçat” thotë se të gjithë procedurën për dhënien e shtetësisë e ka kryer ligjërisht. “Së pari dua të them se para Maqedonisë, Gjermania më ka dhënë të gjitha dokumentet dhe jetoj në Gjermani. Në Maqedoni jam regjistruar në shtëpinë e një basketbollisti dhe e njoh shumë mirë. Dhe shtetësinë e nxora për dy vjet. Kam kaluar shumë kohë në Shkup dhe i kam kryer të gjithë procedurën legalisht”, thotë Onishchenko.

Lexo më Shumë

Identifikohet grupi i huliganëve që sulmuan dy të rinjë shqiptarë në Kumanovë Nga informacionet e fundit zyrtare bëhet e ditur se janë zbuluar dhe janë marrë në pyetje grupi i personave që sulmuan dy të rinj shqiptarë në një lagje të Kumanovës. Sipas Prokurorisë Themelore Publike, janë identifikuar pothuajse të gjithë personat e përfshirë në sulmin ndaj dy të rinjëve në Kumanovë, përcjell INA. “Në rrjetet sociale janë publikuar video incizimet e ngjarjes së djeshme. Në video shihet se si një grup personash ndjekin dy persona në qytet. Prokuroria dhe Policia e Kumanovës janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur, reagimet kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për të ndihmuar klubin e futbollit, Vardari. Pas drejtorit sportiv të F.C.Shkupit, Omer Bunjaku, ka reaguar ashpër edhe gazetari shqiptar, Furkan Saliu. Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Saliu ka thënë se  250.000 mijë euro para të qytetarëve do të vidhen dhe do të përfundojnë në xhepa të personave privat, raporton indeks.mk Reagimi i plotë: Në kohë krize, kur qytetin e kemi në terr për shkak se po kursejmë energji elektrike, kur kemi dilema se a do të kemi se me çka do të ngrohemi, se a do të…

Lexo më Shumë

Nëntori është muaji i festave për kombin shqiptarë, si në Shqipëri po edhe jashtë kufijve, në Kosovë po edhe Maqedoninë e Veriut. Në vigjilje të 114-të vjetorit të Kongresit të Manastirit Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV do të organizojë koncert në Shtëpinë e Kulturës në Manastir. Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet në orën 19:00. “Koncert festiv për nderë të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit. 22 nëntor ora: 19:00 në Shtëpinë e Kulturës – Manastir”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetët. “Më vjen mirë që u gjet një gjuhë e përbashkët sa i përket ushqimit të studentëve. Në takim u bisedua edhe për aspekte tjera të standardit të studentit e që ka të bëjë me infrastrukturën në konvikte dhe u dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për të avancuar kushtet në konviktet e studentëve”, u shpreh Kovaçevski. Ai po ashtu theksoi se studentët gjithmonë kanë të drejtë…

Lexo më Shumë

Ljubisha Ignjatov, kameraman i TV 24, është goditur me boksa pasditën e sotme në “Përzhino” të Shkupit, ku së bashku me gazetarin tentuan të regjistrojnë një reportazh para shtëpisë që raportohej se ishte vendbanimi i biznesmenit ukrainas Onishchenko, i cili së fundmi u zbulua në opinion se kishte marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori. Ekipi i TV 24 është sulmuar nga pronari i shtëpisë, Mile. ShGM tashmë ka dërguar një reagim deri te MPB-ja dhe pritet një hetim i menjëhershëm për rastin, duke dënuar dhunën. Në pamjet e TV 24, i zoti i shtëpisë heq pantallonat dhe e pyet…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zv/Kryeministrja Belinda Balluku u ndal tek Korridori i 8, si një ndër projektet më të rëndësishme për dy vendet. Balluku bëri të ditur se së fundmi, janë dy vende të BE që kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar në këtë projekt. Bëhet fjalë për Bullgarinë dhe Italinë. “Korridori 8 është një projektet më të rëndësishëm dhe vitale për dy vendet tona, por jo vetëm, edhe për 2 vende të tjera të BE që kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen për të na mbështetur…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takim me kreun e qeverisë Sshqiptare Edi Rama. Në postimin e tij në rrejtet sociale Ahmeti shkruan se ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm!                                                          . “Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona…

Lexo më Shumë