Author: Jeta almakos

Maqedonia e Veriut pranohet në Unionin e Mesdheut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale. “Edhe një Sukses i politikës së jashtme. Vendi jonë pranohet si anëtare e Unionit për mesdheun, një forum i rëndësishëm rajonal për bashkëpunim në mes Bashkimit Europian dhe vendeve të mesdheut. Çdo ditë e më afër Bashkimit Europian”, ka shkruar ministri Osmani.(INA)

Lexo më Shumë

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në orën 10:45 do të jetë takimi kokë më kokë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Ndërsa konferenca e përbashkët për…

Lexo më Shumë

Në Kinemanë Cineplexx në Shkup, mbrëmë u shfaq premiera e filmit “Sofia” i regjisorit Eduard Grishaj. Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemasë, politika apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit, informon PRESSonline.mk Artan Grubi Të pranishëm në këtë event filmi ishin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka dhe gazetari e publicisti nga Kosova, Milam Zeka. Milaim Zeka-Arbana Osmani Ngjarjet në film zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Ish-gazetari britanik Brendan Paddy, e ka krahasuar momentin e çlirimit të qytetit ukrainas Kherson me Kosovën, në vitin 1999. Paddy ka shpërndarë një video të Sky News, ku shihet korrespodenti i këtij mediumi, duke u pritur nga turmat me civilë ukrainas në Kherson. Ai ka shkruar se ky moment e kthen atë në vitin 1999 në Kosovë. “Kjo më jep mua kthimin në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy në rrjetin social Twitter. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi ai një ditë historike rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Khersonit por tha se situata humanitare atje…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Onkologjisë, motrat medicinale dhe personeli sanitar shprehin revoltën e tyre se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës. Dyshimet për manipulimin e buxhetit të klinikës dalin në dritë, kur të punësuarit nuk marrin as për punët shtesë që bëjnë me turne. Njëra nga infermieret e Klinikës, Maja Jakimova, thotë se përfaqëson të gjithë kolektivin që janë të prekur nga ky keqpërdorim, duke akuzuar drejtorin organizativ Nehat Nuhi, se ka mbajtur paratë e tyre. Maja rrëfen se nga mobingu është detyruar të merr pushim mjekësor, andaj ka paditur edhe Klinikën. “Në muajin gusht, sindikata na…

Lexo më Shumë

Regjistri Qendror shkel kriterin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Shkup dhe por edhe në qytetet tjera. Nga 24 sektorë që funksionojnë në kuadër të këtij institucioni asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptar. Pozita më e lartë e një të punësuar shqiptar është “këshilltarë”, ndërsa të tjerët poshtë renditen me bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtor të rinj. Referuar raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat rezulton 14,3 për qind. Përfaqësimi drejtë dhe adekuat në Regjistrimin Qendror Shqiptar Persona të zgjedhur ose të emëruar Asnjë i punësuar 0% Pozita udhëheqëse Asnjë i…

Lexo më Shumë

Përplasjet politike për kurdisjen e tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar në Shkup, kanë ngadalësuar përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë objektin, duke rrezikuar humbjen e një granti evropian prej 100 milionë eurosh. Projekti do të kushtojë 136.7 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë grant evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është siguruar kryesisht nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, që është edhe bartëse e projektit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH. Kur i gjithë procesi erdhi në fazën përfundimtare…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq para disa dite u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, pas çka dha deklaratë për media, ndërsa në rrejtet sociale është publikuar një video ku shihet se për pak i është shmangur një aksidenti. Gjegjësisht, deri sa ai po fliste, pas tij ra një reflektor, zhurma e të cilit ia ndërpreu fjalimin. “Për pak më goditi”, tha Vuçiq.

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike dhe energjetike ka goditur edhe tregun e kripto valutave. Ekspertët e kësaj fushe thonë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar që njerëzit të jenë më pak të interesuar për të investuar në kripto dhe për të tregtuar me to. Llukman Musliu, madje thotë se për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, shumë më i vogël është edhe numri i personave që dëshirojnë të investojnë në prodhimin e kripto valutave. “Duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike, inflacionin, ngjarjet që kanë ndodhur, lufta e gjitha këto si çdo treg, për shembull edhe tregu i bursave të kompanive të ndryshme është…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident komunikacioni rreth orës katër të mëngjesit të sotëm në udhëkryqin e bulevardeve “Aradhet partizane” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Aksidenti kishte ndodhur ndërmjet veturës me targa të Shkupit “mercedes” e drejtuar nga A.B. (25) nga fshati Maja e Zezë në Shkup dhe automjetit “pezho” të drejtuar nga B.T. (39) nga Shkupi. “Pas aksidentit, shoferi A.B. ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndimet në trup, ndërsa shoferi B.T. dhe bashkudhëtari i…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina dhe me temperatura të ulëta minimale, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të mesme. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nga mesi i javës do të ketë vranësira të rritura me shi të përkohshëm lokal. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa ato të ditës nuk do të ndryshojnë.

Lexo më Shumë

Planifikojmë të vendosim bllok tarifa për energjinë elektrike edhe për kompanitë në tregun e rregulluar, ashtu siç janë për qytetarët. Tarifa më e shtrenjtë mund të jetë me çmime më të larta se çmimet e tregut për të mos lejuar që kompanitë që janë në tregun e lirë të kthehen dhe të konsumojnë energji elektrike më të lirë për qytetarët dhe kompanitë e vogla, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjik, Marko Bislimoski në intervistën për REL Kryetari i Komisionit Regullator për Energjetik Marko Bislimovski Z. Bislimoski, bëri të ditur se në përgatitje e sipër është bllok tarifa për energjinë…

Lexo më Shumë