Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si kërcënim me konflikt deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se deri në tetor nuk do të ketë më targa “të pavlefshme në Kosovë”, Vuçiq tha se Kurti me këtë qëndrim do konflikt dhe vazhdim të problemeve, por porositi se Serbia do të luftojë dhe do të mbrojë anën ë popullit serb. Presidenti serb tha se Kosova e ka “marrëveshjen për lirinë e lëvizjes sa i përket targave, por kjo është diçka ndryshe”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën e mundshme” dhe ka shtuar se kjo marrëveshje është gojore. Vuçiq tha se marrëveshja, sipas së cilës Serbia heq regjimin e lëshimit të dokumenteve të hyrje/daljeve për të gjithë ata që kanë letërnjoftime të Kosovës, kurse Kosova nuk e bën këtë për shtetasit që kanë letërnjoftime të Serbisë, është verbal sepse marrëveshja e shkruar është nënshkruar në vitin 2011. Sipas tij, që nga viti 2011, qytetarët e kalojnë, siç e quajti, “vijën administrative” me dokumentet e Kosovës, por krahas tyre është lëshuar edhe një letër përcjellëse, që tani është hequr. Vuçiq tha se “për këtë vendim askush nuk e ka më vështirë, për të gjithë është më lehtë”. Presidenti serb, Vuçiq theksoi se është ‘gjithmonë i gatshëm për një mbledhje të Kuvendit të Serbisë rreth Kosovës, por se I duhet ta përputhë me obligimet.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Araghchi: Presidentët e Iranit dhe Rusisë do të takohen në Moskë javën e ardhshme
- Gani Geci lirohet nga paraburgimi pas akuzave për kanosje
- 194 km/h aty ku lejohen 80! Arrestohet shoferi i Rolls-Royce në autostradën Tetovë–Gostivar
- Lirimi i Gani Gecit: Një vendim i papritur nga Gjykata
- Koçeku dënon thirrjen e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë: Të hetohet nga organet kompetente
- Nëntë të arrestuar në një operacion të gjerë kundër mashtrimeve kibernetike
- Gresës së Big Brotherit i është bërë “beli për dy kollana”, e livdon edhe veten me fjalët me të bukura
- Merz: Evropa mund të arrijë sovranitet shkencor



