Në konferencën e sotme për media, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, ka njoftuar opinionin për vendimin me të cilin punëtorëve të Ndërmarrjes pas 16 vitesh do t`u rriten pagat. “Vendimin do të fillojmë ta zbatojmë menjëherë, me pagën e ardhshme të muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të Kompanisë, sepse mendoj se punëtorët e NP Higjiena Komunale-Shkup me të vërtetë e meritojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe shpërblehet siç duhet. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kryetaren e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes, znj.…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e gazetarëve theksoi se ngjarja në Manastir mund të paraqet vetëm provokim që nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të një dialogu të suksesshëm me arritjen e një marrëveshjeje që do të thotë hapje e shpejtë e negociatave për Maqedoninë e Veriut. “Për sa i përket ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë, ajo nuk paraqet gjë tjetër veçse një provokim sepse zgjon frymët e së shkuarës. Bëhet fjalë për person që ka qenë bashkëpunëtor i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit dhe i Paveliçit dhe i cili nuk mund…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postiimi në proflin e tij në FB ka njoftuar se sot ka pritur në takim karateistët e rinj nga Gostivari të cilët në gara në Turneun shtetëror të karatesë për Gostivarin sollën 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta shkruan TOP24. Këta kampionë tani janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së dhe do të marrin pjesë në garat ballkanike në Bosnje e Hercegovinë në muajn qershor. http://
Vendimi që greva e përgjithshme të vazhdojë, ndërsa fëmijët të humbin mësimin para përfundimit të vitit shkollor dhe mos të përkujdesen në kopshte, bën dëm të pazëvendësueshëm për të gjithë ne dhe shtetin. Çdo ditë dhe orë e humbur e procesit edukativo-arsimor është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe askush nuk mund ta kompensojë, ndërsa përgjegjëse për këtë humbje të pazëvendësueshme është Sindikata dhe këtë askush nuk mund ta kundërshtojë, thonë nga Qeveria e RMV. U bëjmë thirrje mësimdhënësve, edukatorëve dhe mësuesve kujdestarë që interesin më të mirë të fëmijëve ta vendosin para interesave të tyre personale, duke e…
Me vendimin për vazhdimin e grevës SAHK-u i vë interesat personale para interesave të fëmijëve dhe nxënësve. Kopshtet dhe shkollat e mbyllura nuk sjellin asgjë të mirë për nxënësit dhe fëmijët, as për prindërit të cilët nuk munden të kujdesen për fëmijët e tyre në çerdhe, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pas vendimit të sotëm të Këshillit të SASHK-ut të mos i pranojë konkluzionet nga seanca e djeshme e Qeverisë, dhe të vazhdojë greva derisa nuk arrihet marrëveshje me MASH-in dhe MPPS-së dhe nuk nënshkruhet marrëveshje me të cilën do të përfshihen të gjitha çështjet…
Kryeministri njëherit edhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në 31 vjetorin e themelimit të LSDM-së u shpreh se kjo parti ndër vite ka bërë shumë për qytetarët, ndërsa LSDM është sinonim i shtetndërtimit, përkushtimit dhe sinonim për parti moderne. Në fjalimin e tij, Kovaçevski thotë se LSDM ashtu si paraardhësit e tyre në Luftën e Dytë Botërore ka qenë në anën e vërtetë dhe merr pjesë në formimin e shtetit, ndërtimin e institucioneve, zgjidhjen e kontesteve dhe realizimin e qëllimeve strategjike siç është anëtarësimi në NATO. “Edhe në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën më të madhe…
Greva në shkolla do të vazhdojë ende ndërsa SASHK-u nuk ndjen asnjë përgjegjësi për shkak të ndërprerjes së procesit edukativ-arsimor. Këtë e tha Jakim Nedellkov, kreu i SASHK-ut, pas takimit të sotëm me anëtarët. Shtoi se sipas marrëveshjes kolektive, punëdhënësi ka për obligim t’i paguajë rrogat në kohë greve. “Disa ministra po tentojnë me këmbëngulje t’i frikësojnë anëtarët e SASHK-ut se do të marrin mëditje të shkurtuara për ditët e grevës, gjë që e konsiderojmë tentim për parandalim të grevës“, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut. Gjatë ditës së nesërme do të mblidhen të dhëna lidhur me atë se sa…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se për partinë e tij nuk është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por, siç thotë ai, e njëjta duhet të ndodhë edhe në Bullgari. “Qëndrimi i LDM-së është i qartë, ne jemi maqedonas me gjuhë tonën dhe kërkojmë reciprocitet në lidhje me pakicat në dy vendet. S’kemi problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por e njëta duhet të ndodhë edhe me pakicën maqedonase në Bullgari”, u shpreh Trajanov. Sipas tij, shumica e deputetëve nuk do të mbështesin zgjidhje ku nuk përfshihet reciprociteti, ndërsa qëllimi i tyre është…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, para se të fillojë nesër gjykimi për “Parcelat në Vodno” u shpreh përmes rrjeteve sociale duke potencuar se kjo deklaratë është e fundit rreth përndjekjes politike. “Gjykatësit duhet të gjykojnë me dëshmi, por jo edhe me supozime dhe nëse kanë leje nga qeveria ose të guxojnë, le të kundërshtojnë”, u shrpeh ai. Në fjalimin e gjatë, ish kryeministri Gruevski thekson edhe biznesmenin orce Kamçev dhe dëshmitarin Aleksandar Ivanovski. “Aktakuza se kam marrë para nga partie dhe me ato para në emër të personave të tjera kam blerë pronë. Përfaqësuesit e partisë në gjykatë vërtetuan se nuk kanë…
Vizitorët në tri qendra tregtare në Beograd dhe ata në një qendër tregtare në Nish janë evakuuar për shkak të njoftimeve për bomba. Kështu së paku shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje. Megjithatë, më vonë, përkatësisht rreth orës 17:00 janë rihapur dy prej tyre në Beograd ndërsa sa i përket alarmit në Nish thuhet se ishte i rremë. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka treguar se kur dhe me çfarë mjetesh kanë marrë njoftimet për bomba. Ata kanë thënë se në ato objekte po kryhen kontrolle të mëtutjeshme.
Në emisionin Klan Debat, profesori Bashkim Selmani foli rreth korrupsionit në vend. “Ne jetojmë në një demokraci problematike, korrupcioni kategorizohet në disa grupe si pasiv, aktiv, kemi korrupcionin e organizuar institucional. Ju e dini se ne nëse duhet të kryejm një punë duhet ta bëjmë një telefonatë një mikut apo një të afërmit, prandaj kjo nuk quhet korrupsion por krim i organizuar dhe në këtë rast kjo është% shkelje publike , flagrante ku ne dalim mbi institucionet.”
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook ka nxjerë një tab;ë ku bën krahasimin e pagave të mësimdhënësve në BE dhe në Maqedoni. Siç shihet duke filluar nga Luksemburgu që ka rrogat më të larta me 5300 euro, vjen Danimarka me 3993 pastaj Holanda, Suedia e me rradhë Maqedonia e Veriut shihet si e fundit me vetëm 487 apo 402 euro.

