Zëvendësministri Luçi me ftesë të ambasadorit të Bosnje Hercegovinës në Katar Abdullah Skaka ishte i ftuari special në iftarin tradicional në shtëpinë e tij. Pas iftarit u bisedua për shume çështje jetike mbi raportet e shqiptarëve dhe boshnjakëve në rajon si dhe mundësinë e koorodnimit të shumë iniciativave në dobi të vlerave të mirëfillta hyjnore. Në këtë iftar morrë pjese edhe figura politike dhe intelektuale nga Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Author: Jeta almakos
Me diskreditim personal dhe kolektiv nuk arrihet në zgjidhje dhe ndalim të grevës në kopshte dhe shkolla. Tashmë ka filluar dita e gjashtë e grevës së SASHK-ut dhe filluan sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe kryesisë së SASHK-ut. Tentativë për diskreditim personal dhe kolektiv të kryesisë së SASHK-ut. Me tekste të porositura në portale të caktuara tentohet të fitohet mosbesimi te lidershipi dhe tentativa për t’i dhënë fund grevës. Pra, nëse keni ndërmend të lëkundni grevistët dhe shpresoni se ata do ta përfundojnë grevën që është vendimi i tyre personal, e keni tmerrësisht gabim. Uniteti është si kurrë më parë,…
Në shumicën e marketeve në Maqedoni sot nuk ka vaj nëpër rafte. Kriza me këtë produkt bazë vazhdon. Vendimi për heqjen e ndalesës për importin e vajit për gatim është publikuar sot në “Gazetën Zyrtare” të Serbisë. Kjo do të thotë se tani e kanë radhën kompanitë nga të dyja vendet që kanë lidhur marrëveshje për tregtimin e vajit për ushqim. “Vaji për gatim i importuar nga Republika e Serbisë zyrtarisht nis të mbërrijë sot. Dinamika se si do të rrjedhë importi dhe shpërndarja e vajit në tregje varet nga kontratat e kompanive”, thonë nga Ministria e bujqësisë. Sipas informacioneve…
Tri ditë para se të nisnin krishtlindjet, një i moshuar vendosi që ta ndërroj fenë. Shaban Bytyqi nga Nishori i Suharekës, tashti quhet Zef. Kronikë e përgatitur nga Rilind Matoshi.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE përmes një komunikate kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pasi siç thonë ato , 3 ditë nuk ka përgjigje se ku është arma e vjedhur nga policia e Ohrit. Nga magazina e MPB-së në Ohër nuk është vjedhur vetëm municione për armë automatike, por janë vjedhur edhe bomba dhe granata, të mjaftueshme për të armatosur të gjithë njësinë. Ose Spasovski është plotësisht i paaftë ose është bashkëpunëtor në këtë grabitje, thonë nga VMRO. Nga atje pyesin se si mund të ndihen të sigurt qytetarët, kur ata që duhet të garantojnë sigurinë e tyre…
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup ka ngritur procedurë kundër një polici në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari nga celulari tij është paraqitur në stacionin policor Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, pas së cilës menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Megjithatë pas identifikimit në banesën e tij u krye bastisje, me çrrastë u gjetën dhe konfiskuan: një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2,…
Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit. Sulmi i fundit ishte në mëngjesin e 16 prillit, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare. Për sulmet ndaj policies së Kosovës në Veri ka folur sot kryeministri Albin Kurti pas homazheve që bëri te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë. Kurti sulmet ndaj policisë i quajti terroriste, me synim që të vrasin policët e Kosovës. “E kemi dënuar ashpër…
Gjatë javës së kaluar në vendin rreth ish-fabrikës “Treska” shpërtheu një zjarr i madh dhe kjo ka ngritur dyshime tek Shtabi i krizës në Komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Do të analizojmë bazën e materialeve të djegura, për konstatuar se a janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Kur të bëhet analiza nga institucionet speciale do të ketë një vendim më preciz rreth hapave të ardhshëm. Komuna qendër do të bashkëpunojë me institucionet tjera relevante për të sjellë një vendim të matur dhe të sigurtë për jetën e qytetarëve” tha kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.…
Në intervistë për gazetën greke “To Vima”, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se në kontekst të luftës në Ukrainë, kur në Maqedoninë e Veriut veprojnë parti, brenda dhe jashtë Kuvendit, të cilat e mbështesin Rusinë me qëllim që të lëkundet besimi te aleatët perëndimorë, duhet të hapen dyert e BE-së në emër të sigurisë në rajon. Sipas Kovaçevskit, për stabilitet energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe uljen e shpenzimeve do të ndihmojë lidhja e gazit me Greqinë, që do të fillojë të ndërtohet këtë vit dhe e cila do ta lehtësojë tregtinë me gaz natyror në mes dy vendeve dhe…
Një bankë në Hollandë ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale. Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese. Siç bëjnë me dije burimet e sigurta pranë drejtorisë së parandalimit e pastrimit të parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe. Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja…
Simon Tanushi, aktor i martuar me Flutura Gashin Tanushi, janë çifti që njëri i takon fesë islame e tjetri katolike. Simoni ishte mysafir bashkë me Fluturën te emisioni n’Kosovë show ku Simoni pohoi se është me agjërim. “Mos më hap pije se jam me agjërim”. Flutura tregoi se në shtëpinë e tyre respektohen e festohen të gjitha festat si myslimane po ashtu edhe katolike!
Në Shtime është rrënuar një bunker i cili ndodhej në një oborr privat, i cili i takonte serbit Branisllav Stakiq, i cili ndonëse nuk ishte i uniformuar, e kishte bunkerin ne oborr të shtëpisë. Bunkeri i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla. Lulzim Sahiti, zyrtar në Komunën e Shtimës tha se me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria e policia, por edhe pakica serbe lokale ishte e përgatitur me vite të tëra që t’i sulmojë fqinjët e tyre shqiptarë. “Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua.…

