Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili aktualisht po qëndron si azilkërkues në Hungari, reagoi pas vendimit të Thesarit amerikan, i cili e vendosi atë në “listën e zezë” të SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruevski shprehet se ndjen keqardhje për këto akuza të cilat sipas tij janë përgatitur nga qeveria aktuale. “Përpjekjet e mia afatgjata për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet lidhur me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera me të cilat u…
Author: Jeta almakos
Rasti tragjik i vrasjes së hendbollistit kroat, Denis Tot ka marrë një epilog të ri. Edhe pse fillimisht policia dhe spitali morën informacione kontradiktore për rrahjen e tij, ku policia tha se nuk shiheshin gjurmë dhune fizike. Mirëpo, tashmë është shfaqur një video nga kamerat e sigurisë, e cila largon çdo dyshim. Denis Toth u rrah para një klubi nate dhe vdiq më vonë në spital si pasojë e rrahjes, njoftojnë mediat lokale. Siç shihet në video, ai fillimisht ishte goditur me grusht në kokë nga një djalë, i cili e ka hedhur në tokë dhe duke qenë se ka…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk ka të ndalur të njoftojë kulturën shqiptare. Pasi ditë më parë hëngri iftar në një familje në Kondovë në Shkupit, ai sot ka vizituar njërin nga restorantet apo edhe kompanitë prodhuese bio në Shqipëri, Mrizin e Zanave. Mrizi i Zanave nuk është vetëm një restorant ku shërbehen ushqime bio, por ajo paraqet një histori se si mërgimtarë janë kthyer në Lezhë për të ringjallur prodhimin vendor duke krijuar vende të reja të punës. Në restorant, ata shërbejnë ushqime me produkte që prodhohen në sera vendase, me punëtorë vendas. Ky vend tashmë është…
Xhamia e periudhës osmane Haxhi Mahmud Beu në Manastir të Maqedonisë së Veriut, restaurimi i së cilës është në vazhdim e sipër nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë, pret ditën kur do të hapet për adhurim. Xhamia është ndërtuar nga valia e asaj kohe Haxhi Mahmud Beu, sipas disa burimeve në vitin 1521/22 ose në vitin 1532, ndërsa është restauruar në vitin 1875. Ajo njihet edhe si Xhamia e Haxhi Beut dhe ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Manastirit në afërsi të lumit Dragor që ndan në dy pjesë qytetin. Për shkak të bombardimit që ka pësuar gjatë…
Në një deklaratë prkurorët publik, Artan Ajro dhe Gavril Bubevski thanë se i hedhin poshtë të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust””, si të pavërteta. “I hedhim poshtë plotësisht të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit, të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”, si të pavërteta. Në rastin “Trust”, në të cilin kemi vepruar si prokurorë publikë kompetentë, kemi marrë të gjitha masat dhe aktivitetet nën juridiksionin tonë. Detyra e prokurorisë është të lokalizojë fitimin pasuror, të…
Një pacient i cili paraprakisht u operua, mbrëmë ka kërcyer nga kati i dytë i Klinikës për Neurokirurgji në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, në Shkup, shkruan “Sloboden Peçat”. Ai ka marr lëndime të rënda dhe u transferua në Traumatologji. Ngjarja tragjike erdhi pas një mosmarrëveshje verbale kur pacienti hedhi një mjet të fortë ndaj një pacienti tjetër në dhomën e spitalit, si dhe ndaj teknikut medicinal. Pastaj e ka hapur xhamin dhe ka kërcyer ku ka marrë lëndime serioze.
Pritet vendimi i Gjykatës Penale për ankesën e paraburgimit të Muhamed Zeqirit. Nga penalja për TV21 thonë se këshilli është formuar dhe po rrjedh afati prej 48 orë për sjelljen e vendimit. Nga atje shtojnë se vendimi mesiguri të merret nesër. Prokurorja Villma Ruskoska në intervistë për TV24 tha se parahetimi për Zeqirin për mbledhjen e provave ka zgjatur disa muaj, ndërsa ka filluar në gjysmën e dytë të 2021. Është konfirmuar se ka pasur shumë procedura joligjore. Për shembull nuk është kërkuar pëlqim nga Byroja për furnizime publike, ndërsa kanë realizuar procedurë për shërbime konsultative sy me sy. “Gjatë…
Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,4 për qind. Nga sonte në pompat e benzinës në mbarë vendin benzina ulet për 1 denar për litër, ndërsa dizeli për 2 denarë për litër, transmeton Portalb.mk. Eurosuper BS-95 nga sonte do të ketë çmim me pakicë prej 80 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 mund të blihet për 82 denarë për litër. Eurodizel BS në pompat e benzinës do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për…
Fëmijë të grupmoshave të ndryshme të grumbulluar me një klasë. Kështu ishte në çerdhen “Mladost” në Tetovë. E kjo ka mllefosur prindërit të cilët erdhën më herët për t’i marrë fëmijët e tyre. “Mora informacion se të gjithë fëmijët janë të një paralele. Më thanë që kanë ngrënë, por shpresoj se do të zgjidhet sa më shpejtë dhe të kthehet gjithçka në normalitet. Ndërsa edukatorja e cila është ne grevë përgënjeshtron, duke thënë që nxënësit janë të ndarë në paralele. ELIZABETA JOVANOVSKA – SINDIKATA “Fëmijët janë nën kujdesje të personave me konstrat të zëvendësimit të angazhuar nga komuna. Nuk është…
Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp tha se janë të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me ekzekutivin me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pagat në sektorin e arsimit, me çka do të ndërpritej greva. “Rreth bisedimeve për të cilat presim ftesë gjatë ditës, kuptohet ne jemi në dispozicion. Kryesia e SAShk-ut që tani nëse duhet mundemi të shkojmë në bisedime. Jemi në disponim që peshën e argumenteve tona edhe njëherë t’i prezantojmë para kompetentëve, t’i bindim se me të vërtetë këtë që e kërkojmë ka bazë, të gjejmë zgjidhje të…
Zv kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në te tij në Facebook ka reaguar reth grevës të paralajmëruar të Dashur për ditën e hënë. Bytyqi mes tjerash ka shkruar: E di që për momentin shumë prindër po përpiqen të organizohen për nesër me fëmijët e tyre, kurse një pjesë e madhe e nxënësve si ata më të rritur, mund të mos e dinë se çfarë është e drejtë të bëjnë. Më vjen keq që bashkëqytetarët e mi po përballen me këtë, aq më tepër që pas dy vitesh të gjata pandemike, dalëngadalë kemi filluar ta kthejmë jetën në rrjedhat që…
Rasti i shumë përfolur gjyqësor “Alfa” në Maqedoninë e Veriut është trajtuar nga emisioni investigativ “Uniko” me gazetarin Spartak Koka. Në emisionin që do të transmetohet të martën në KlanMacedonia, do të sjellen provat e reja që mund ta rikthejnë rastin në rigjykim. Rasti Alfa është një nga rastet të cilat është kërkuar vazhdimisht rigjykim nga ana e familjarëve të të dënuarve. Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor të vitit 2008, nga ku i vrarë mbeti një polic shqiptar edhe dy policë të tjerë, maqedonas. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm Rexhail Qerimin, Agim Islamin dhe…

