Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një komunikate shprehet se sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, fëmijëve duhet t’u jepet kujdes dhe edukim në çerdhe. Ata thonë se Ligji për mbrojtje të fëmijëve, në çerdhe, puna në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore nuk duhet të ndalohet përveç në gjendje të jashtëzakonshme (tragjedi, epidemi) dhe se kjo s’mund të bëhet edhe në kohë greve. “Sa i përket grevës së paralajmëruar nga SASHK në çerdhe, është e drejtë e garantuar që të protestohet ndërsa gjatë protestës punonjësit duhet të sigurojnë minimum funksionim…
Author: Jeta almakos
Në hyrje të vendkalimit kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Preshevë-Tabanoc, është hapur një korsi e veçantë me mbishkrimin “Ballkani i hapur”, dedikuar transportuesve të kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët kanë statusin e subjektit të autorizuar afarist, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave të Serbisë, më 7 prill, raporton REL. Marrëveshjet për njohjen e statusit të subjekteve ekonomike të autorizuara, bazuar në një deklaratë të mëparshme të Ministrisë së Financave të vitit 2021, lehtësojnë shumë kalimin e kufirit dhe sjellin përfitime tjera për disa kompani. Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka deklaruar…
“Do të na kapë për fyti” – Studentët kërkojnë nga UT të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi Pas raportimit të Alsat, Studentët e Fakultetit të Arteve përmes një konference për shtyp kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve. “Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3…
Arif Ziberi në mbështetje të studentëve: Besiana Mehmedi me vite maltreton dhe ofendon studentët Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi sot ishte i pranishëm në protestën e studentëve për t’u dhënë përkrahje studentëve. “Unë jam në përkrahje të këtyre studentëve që me arsye kanë ngritur shqetësim. Ky shqetësim ekziston që moti dhe kam ardhur që t’i përkrahi”, tha Ziberi. Ai u shpreh se profesoresha Besiana Mehemedi me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin. “Unë jam në rrjedha dhe e di për shkak se kam pasur fëmiun dhe tani të tjetrin këtu në fakultet dhe di ndodhitë që…
Tre vetura janë përplasur në udhëkryqin mes rrugës “Kemal Sejfulla” dhe “Pavle Iliq”, raporton TV21. Si pasojë komunikacioni është duke u zhvilluar me pengesa, ndërkaq nuk raportohet për viktima.
Një helikopter policor sonte pas orës 20:00 fluturoi mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë. Disa qytetarë janë lajmëruar në redaksinë e TV21 për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë. Përmes mjeteve në dispozicion, ne e ndoqëm fluturimin e helikopterit, i cili së bashku me një aeroplan që vinte nga Mbretëria e Bashkuar ishte në ajër mbi Shkup dhe pasi avioni nga Britania e Madhe u ul në aeroportin e Shkupit, helikopteri i policisë u ul në afërsi të aeroportit. Pas rreth 15 minutash, helikopteri u kthye sërish në ajër. Nga Ministria e Mbrojtjes për TV21 thonë se sonte nuk ka…
Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë realizuar kontroll të jashtëzakonshëm në operatorin ushqimor “Atlantik Trade” SHPK Shkup, importues i produkteve të kompanisë “Ferrero”. Kontrolli, siç thuhet nga agjencia, është bërë në bazë të njoftimit të marrë nga kompania “Ferrero” DOO nga Zagrebi, Republika e Kroacisë, e cila informon se për arsye parandaluese disa seri të produkteve Kinder janë tërhequr nga tregu në Maqedonia, transmeton Denar.mk. Sipas njoftimit të tyre, nga tregu në vend tërhiqen seria e produkteve, me data të skadimit më: 3.10.2022 23.8.2022 2.6.2022 7.7.2022 15.7.2022 11.6.2022. 30.6.2022. Sot pasdite, siç bëjnë të dituar nga agjencia, kanë…
Në Çair u hap Qendra për Punë Sociale, ku banorët e kësaj komune do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre. Drejtori i qendrës sociale, Liridon Baftiji tha se qëllimi ka qenë që kategoritë sociale të kësaj komune, ta kenë më të lehtë qasjen deri tek një qendër e tillë, ndërsa sqaroi se çfarë shërbime ofrojnë. Liridon Baftiji, Drejtor i Qendrës Sociale “Shërbimet të cilat mund t’i kryejmë, momentalisht kjo Qendër do të figuron vetëm për pranim dhe dorëzim të dokumenteve, d.m.th. bëhet fjalë për dokumentet për të drejtat sociale dhe fëmirore. Nëse lënda komplikohet apo duhet informata shtesë, atëherë…
Në dy muajt e parë të vitit 2022 ka trend të uljes për 27 për qind të tentimeve për kalime të paligjshme në vend, por vendi akoma është pjesë e rrugës së Ballkanit Perëndimor nga jugu në veri drejt vendeve të BE-së. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, në brifingun diplomatik tradicional “Miqtë e MARRI-t” theksoi se lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal vazhdon dhe se nevojiten zgjidhje të unifikuara ligjore dhe procedura të harmonizuara që të mundësohet lëvizja më e lehtë për ata që kanë vendosur apo janë detyruar të migrojnë. “Janë ndaluar 1.439 tentime, prej tyre në shkurt-764, ndërsa…
Të enjten dhe të premten nga ora 10 deri në ora 12 të punësuarit më ministri, agjenci, fonde dhe gjykata nuk do të punojnë, kjo për shkak se nuk i është paguar paga minimale prej 18 mijë denarëve. Një numër të vogël të punëtorëve që iu është paguar minimalja i është shkurtuar stazhi, thonë nga Sindikata e Punëtorëve Administrativë, Organeve gjyqësore dhe Shoqatave të qytetarëve. “Pothuajse në të gjitha institucionet në administratë dhe gjyqësor punëtorëve nuk ju paguhet paga minimale. Deri tani mbi 95% nga institucionet vazhdojnë me pagesën e pagës nën minimalen. 5% institucionet e mbetura një pjesë nuk…
Shkruan: Muhedin Brava Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar. Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën…
Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave. Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022. “E vërteta e…

