Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot përmes profilit të tij në FB ka publikuar një grafikon të ikjes së shqiptarëve sipas rajoneve brenda 20 viteve shkruan TOP24. Taravari ka shënuar se 49% e qytetarëve shqiptarë kanë ikur nga Gostivari, 48% nga Kërçova, 40% nga Vrapçishti, 38% nga Struga, 38% nga Bërvenica, 34% nga Zhelina, 31% nga Kumanova, 31% nga Jegunovca, 30% nga Likova, 29% nga Bogovina, 28% nga Dibra, 23% nga Tetova, 20% nga Zelenikova, 20% Çuper Sandeva, 15% nga Dollneni, 14 % nga Harqaina, 12% nga Qyteti i Shkupit, 12% nga Krusheva, 11% nga Sopishta, 8% nga…
Author: Jeta almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, në fjalimin e tij para Unionit të Forcave të Reja në Shtëpinë e Kulturës në Prilep, ka kërkuar që të bashkohen të gjithëqyterarët për, pasi siç tha ai, jemi pak për tu ndarë dhe duhet të bashkohemi. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPME “Dhe më besoni, më thyhet zemra kur shoh se për këtë maqedonasit u përçanë në një kohë kur ne duhet të jemi të bashkuar dhe të fortë si shkëmb. Dhe mos mendoni se kjo ndarje është e rastësishme, vetëm shikoni se cili nga e gjithë kjo përfiton më shumë. Ne jemi shumë…
Gjatë ditës së sotme u zhvilluat Debat publik “Regjistrimi i popullsisë 2021: implikimet sociale, ekonomike dhe politike”, në Shkup i cili u organizua nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi, Qendra Analitike e Aleancës për Shqiptarët, me përkrahje mediale nga albinfo.ch, njofton in7 Panelistë në këtë debat ishin: Mahi Nesimi – Ekspert, Dr. Etem Aziri – Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Dr. Bashkim Iseni – Themelues i Platformës Albinfo.ch dhe Ligjërues në Universitetin e Friburgut, Naser Selmani- Gazetar si dhe Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët theksoi se derisa BDI është në…
Janë djegur dy shtëpi të vjetrat të cilat ishin me status të trashigimisë kulturore në Gostivar. Ata u dogjën sonte pas kohës së iftarit. Fatmirësisht, nga djegia e e tyre, nuk ka persona të lënduar. Të vejtra mbi një shekull, ata rrezikonin vazhdimisht banorët përreth. Shtëpitë e djegura ndodhen në rrugën 29 Nëntori, në afërsi të qendrës së qytetit. Banorët e lagjes dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme dhe apelojnë autoritetet kompetente sa më parë të pastrojnë rrënojat. “Nuk e di si ndodhi, por ndodhi shumë shpejtë. Këto shtëpi ishin të braktisura dhe na rrezikonin vezhdimisht, pasi njëra prej tyre ditë…
Në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut numri një i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në daljen e tij të fundit ka deklaruar se ai është optimist nëse me të vërtet Brukseli dëshiron të fillojë negociatat. Mickovski thotë se duhet ti bërë presion Sofjes që të tërheq veton e saj ndaj RMV dhe të fillojnë negociatat pasi ky popull meriton një gjë të tillë. Kam optimizëm për prillin, majin dhe qershorin, e kështu me radhë deri në dhjetor e kështu me radhë vitin e ardhshëm. Gjithmonë ka optimizëm nëse Brukseli vërtet dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat. Pa justifikime…
Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkon në paraburgim, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit. Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Villma Ruskoska më herët brenda ditës tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni ku…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar. Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit. “Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski.
Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit. Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme. Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje të Ramazanit. Dhënia e iftareve ka nisur në Tiranë, për pjesëtarë të komuniteti rom, në organizime gjatë këtyre…
Në Maqedoninë e Veriut siç duket ende egziston paniku i mungesës së vajit dhe disa produkteve tjera, në njërin nga marketet në Cair u vërejt se kishte mungesë të vajit dhe shiheshin raftet e zbrazura. Pyetëm edhe shitësit se a kishin nëpër magazine , na u përgjigjën se ‘Jo’, raporton KlanMacedoni.
Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd, shkruan Alsat. “Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le…
Në orët e vona të mbrëmjes së sotme disa nga mediat sportive në vend kanë raportuar se hendbollisti i Butelit është rrahur, pas çka ka marrë plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Portali i specializuar i hendbollit “24 Handball” ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa hendbollisti është pranuar me fraktura dhe lëndime të rënda në klinikat Shkupit. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, shtetas kroat. Policia ende nuk ka informacion për ngjarjen, ndërsa nga spitali konfirmojnë se hendbollisti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.
Pak para mesnate, një tërmet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit ka goditur rajonin e zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2km. Në pjesën Perëndimore të vendit më tepër është ndjerë nga banorët e Dibrës. Ende nuk bëhet e ditur për dëme materiale. Informacione më të gjërësishme do të ketë brenda ditës së nesërme. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në rrethin e Mavorvës dhe Rostushes si dhe në disa vendbanime për rreth Gostivarit.

