Author: Jeta almakos

SASHK refuzoi rritje mesatare të pagave prej 2.500 denarëve, vazhdimi i grevës, papërgjegjësi Nga Qeveria kanë reaguar pas refuzimit të ofertës për rritje të pagës për 10 për qind. Nga ekzekutivi vendimin e Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për të vazhduar grevën e quajnë të papërgjegjshëm. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Njëkohësisht, metodologjia me të cilën…

Lexo më Shumë

Në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, mbrëmjen e djeshme ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.5 metra. Kryqi do të jetë i dyti me gjatësi pas atij në Shkup, pas atij në Vodno. Ideja për vendosjen e kryqit, siç thotë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit. Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri. “Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’. Jam i bindur se do të jetë…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e MPJ-së bullggare dhe deputete aktuale në Kuvendin e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva koentoi deklaratën e ministres Teodroa Gençovska e cila tha se Bullgaria udhëheq me dy politika të jashtme, ajo e MPJ-së bullgare dhe politika e jashtme e kryeministrit Petkov. “Duket se MPJ-ja nuk din për politikat e jashtme të kryeministrit Petkov dhe se ministrja Gençovska nuk është e pranishme në vizita. Kur janë të dy për vizitë, Petkov ka takim me kryeministrin e Maqedonisë dhe Gençovska nuk është e pranishme”, u shpreh Zakharieva. Sipas saj, Kiril Petkov ka vendosur ta heq veton në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selapërmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi, përcjell in7 Sela ndër të tjera ka shkruar se Omer Kaleshi edhe pse me famë ndërkombëtare, dashurinë për kombin dhe atdheun e kultivoi me shumë punë dhe në çdo rast që i jepej. Postimi i plotë i Selës: Lajm vërtetë pikëllues është ndarja nga jeta e artistit të madh, Omer Kaleshi, i cili u bë ambasador i kulturës shqiptare në botë. Edhe pse me famë ndërkombëtare, dashurinë për kombin dhe atdheun…

Lexo më Shumë

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve kronik të cilët kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Sipas doktoreshes Sllagjana Ristovska e cila për tv Klan M deklaroi se ndryshimet e shpeshta të motit si tek të rinjtë ashtu edhe tek më të moshuarit ndikojnë njejtë ndaj shëndetit. “Është rritur numri i ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve në spitalin e të sëmurëve kronikë. Thuajse askush nuk është rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, ndjenja e lodhjes, dhimbje koke, ndryshime në presionin e gjakut, pagjumësi, shqetësim, tension, shpesh janë rezultat i ndryshimeve të papritura në atmosferë. Më shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve janë…

Lexo më Shumë

Në Kushtetutën bullgare nuk ka pakicë dhe ajo bazohet në një parim krejtësisht tjetër, në ligjin individual, jo në atë kolektiv. Ne nuk kemi pakicë në vendin tonë, kështu thotë ligji, tha nënkryetarja e Bullgarisë Iliana Jotova, duke folur për kërkesat për njohjen e shoqatave maqedonase në Bullgari, gjatë vizitës së sotme në Ohër. Në lidhje me faktin se Bullgaria kërkon njohjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga ana tjetër nuk i njeh të drejtat e maqedonasve në Bullgari, për të cilat ka vendime nga gjykata në Strasburg, Jotova, tha se “nuk kemi pakicë në…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës, në afërsi të fshatit Bube në Zubin Potok. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë”, ka njoftuar Kelani. Kelani ka thënë se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është…

Lexo më Shumë

Një automjet i llojit Pezho, pak para mesnate duke vozitur në anën e kundërt, u përplas me autobusin me numër 24, në Lagjen Kisella Vodë. Në aksident ka marr lëndime të rënda vozitësi i veturës, i cili sipas dëshmitarve ishte i dehur. Ndihma e shpejtë ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marr menjëherë personin. Infomrata të detajuara priten nga MPB.

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi Nëse maqedonasit, duke u thirrur në përqindje, ua imponojnë shqiptarëve statusin e minoritetit ose bashkësisë etnike, që me këtë regjistrim janë nën 4%, shtrohet pyetja se pse shqiptarët duhet të pranojnë të trajtohen si minoritet kur dallimi mes tyre dhe minoriteteve është shumëfish më i lartë se dallimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve? Shkruan: Zeqirija Ibrahimi Në Maqedoninë e Veriut sapo janë publikuar rezultatet e regjistrimit (në Shqipëri e quajnë census) të popullsisë dhe amvisërive, një proces që në terren është zhvilluar gjatë vitit 2021. Përkundër lajmit të mirë se më në fund Maqedonia e Veriut e realizoi regjistrimin…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur sot klubin e natës, para të cilit, javën e kaluar u rrah për vdekje hendbollisti i “Butelit”, Denis Tot. Mbyllja ka ardhur pas kontrolleve të kryera në shkurt, kur i ishte shqiptuar vendim për ndalesë të punës për shkak se nuk ka poseduar licencë, e cila në mars është bërë e plotfuqishme. Meqë pronarët nuk kanë vepruar në përputhje me vendimin e IShT-së, sot është mbyllur klubi i natës “Parku qendror”. Megjithatë nga IShT thonë se mbyllja nuk ka ardhur nga rasti tragjik, por për shkak të shkeljeve

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Rina dhe Gëzimi u përmendën si dy raste të vecanta dhe të përgjithshme për të treguar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Nuk është sekret që njëra anë shtrojnë gosti dhe ana tjetër vuajnë për uri. Por është edhe Bona e cila shet gjakun për të ushqyer fëmijët. Po, po! Shet gjakun sepse rroga si pastruese nuk i del për të paguar qeranë dhe për të mbijetuar. Bona është nënë e vetme dhe nuk ka vëlla. Sanija shet trupin në rrugë që të blejë një copë djath dhe bukë që të mbylli ditën. Cimi fshin pluhrin e makinave që…

Lexo më Shumë

Ndeshje e madhe sonte në rrugën Kemal Sejfulla ( pranë marketit Metro). Jozyrtarisht 5 persona mbetën tē lënduar. Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Çair, më saktësisht në rrugën “Kemal Sejfulla”. Nga pamjet e ofruara nga vendi i ngjarjes në incidentin kanë qenë të përfshirë një veturë taksi dhe një BMW. Raportohet për 5 persona të lënduar, madje në mesin e tyre edhe fëmijë. Pritet konfirmimi zyrtar i MPB.

Lexo më Shumë