Dr. Jashari është ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe jep kontribut në këtë universitet pothuajse prej themelimit të tij. Ka qenë studenti i parë i involvuar në pilot-projektin për master ndërkombëtar (2006), duke qëndruar për një semestër në Universitetin e Leipzig-ut ku edhe fiton certifikatën për spektrometrinë e masës dhe përfundon pjesën hulumtuese të magjistraturës. Duke i vazhduar bashkëpunimet ka udhëhequr projektin për zhvillimin e Evropës Juglindorë nën suazat e fondacionit Gjerman – DAAD (SOE-DAAD) dhe vet ka marr pjesë në shumë vizita kërkimore-shkencore duke e përfunduar pjesën eksperimentale të doktoraturës së tij në lidhje me dizajnimin dhe sintezën e medikamenteve të reja me aktivitet kundër kancerit. Krahas kësaj, ka dërguar edhe shumë studentë prej UT-së në trajnime (research stay) dhe studime doktorale, prej të cilave disa vetëm se kanë përfunduar dhe kanë fituar titullin Doktor në këtë Universitet prestigjioz.
Profesori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ahmed Jashari nga qershori i këtij viti vijon hulumtimet e post-doktoratës në Fakultetin e Kimisë dhe Mineralogjisë, pran Universitetit të Leipzig-ut në Gjermani nën udhëheqje të Prof.Dr.Dr.h.c.mult. Evamarie Hey-Hawkins. Projekti kërkimor i titulluar: “Carborane-based Flavonoids and Coumarins as Potent Agents in Cancer Treatment” (“Karborane të bazuara në Flavonoide dhe Kumarina si agjente potente për trajtimin e kancerit”), ka filluar në muajin Shkurt të vitit 2020 dhe ka qenë i sponzoruar nga fondacioni DAAD (RESEARCH STAY FOR UNIVERSITY ACADEMICS AND SCIENTISTS), por për shkak të pandemisë është ndërprerë në Qershor të atij viti, që të vazhdojë tani prej Qershorit deri në Gusht 2022.
Hulumtimi i Dr. Jasharit është i fokusuar në kërkim të medikamenteve të reja që do të jenë me efikasitet të lartë në trajtimin e kancerit, duke i përdorur si kemoterapeutik, ose si agjent për rrezatim me anë të metodës BNCT (Boron Neutron Captrure Therapy).