Author: Jeta almakos

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në një zyre të avokaturës në Shkup është vjedhur një kasafortë me para. “Më datë 01.04.2022 rreth orës 08.05 në Stacionin Policor në Qendër është raportuar se dikush është futur me dhunë në zyre të avokaturës në Bulevardin Koço Racin ku është konfiskuar një kasafortë me para”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

U bënë dy vite që Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por në ushtrinë e saj vazhdon të përdoret kallashnikovi rus, i prodhuar në Serbi. Që ushtria të jetë në përputhje me standardet ushtarake të NATO-s, duhet që ta ndryshojë kalibrin e armëve, nga 7,62 mm siç është kallashnikovi të kalojë në armë me kalibër 5,56 mm. Jo vetëm kjo, por edhe shumë pajisje të tjera ushtarake të vendit janë të vjetra. Tashmë kohë të gjatë ka plan operacional për modernizimin e armatës sipas standardeve të NATO-s, por ky plan ecë ngadalë. Pjesë e madhe e armëve të reja…

Lexo më Shumë

Ngritja e çmimeve të vazhdueshme të produkteve bazë ushqimore, ka prekur edhe sektorin e gastronomisë. Pronarët e restoranteve shprehen se pavarësisht rritjes së çmimeve, me fillimin e muajit të ramazanit interesimi për rezervimin e iftareve do të jetë më i madh për dallim nga ai i kaluari, ku kishte edhe kufizim të lëvizjes si pasojë e Covid-19. ”Interesim për sivjet ka d.m.th dukshëm, kurse vjet i patëm vetëm 10 ditët e fundit të iftareve edhe pse ndoshta ka pasur interesime, por pak pandemia e bëri të veten. Mirëpo 10 ditët e fundit vetëm pak. Kurse, sivjet sigurisht që prej ditën…

Lexo më Shumë

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka përmbyllur shpërndarjen e pakove ushqimore nga donatori Qendra për Ndihmë dhe Punë Humanitare e Mbretit Selman të Arabisë Saudite. Gjithsej 3091 pako ushqimore janë shpërndarë në 13 qytete të vendit. Karvani i Merhametit me tre ekipet e saj të organizimit te shpërndarjes së ndihmave u ndal dje në Manastir, Prilep, Resnje, Krushevë, Demir Hisar, Dollnen, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër dhe Ohër ku u shpërndanë 890 pakot e fundit në kuadër të këtij aksioni. ERDUAN DAUTI, SHOQATA ‘MERHAMET’ “Sot e vazhdojmë aksionin humanitar me pako ushqimore nga Merhamet, me donator nga qendra e mbretit Selman. Sot…

Lexo më Shumë

Rritja e rrogave do të shkaktonte inflacion shtesë prandaj duhet të balancohet zgjidhja mes kërkesës së sindikatave dhe atë që e mundëson buxheti, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 shkallë”, në lidhje me paralajmërimet e sindikatave për grevë në arsim për shkak të pagave të ulëta. “Sepse përgjegjësia nuk është thjesht vetëm në rritjen e pagave. Unë e kam biseduar këtë me përfaqësuesit e Bankës Popullore për shkak se nëse i rrisni pagat aq sa është kërkesa e përgjithshme e sindikatave, kjo mund të shkaktojë presion shtesë inflacioni, ndërsa një presion shtesë inflacioni veç këtij që tashmë kemi do…

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin rrugor që këtë mëngjes ndodhi në rrugën Gostivar-Strazhë, tek udhëkryqi i Mavrovës. Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, tha se aksidenti u denoncua ka hora 9 e 10 minuta të së shtunës. Në aksident janë përfshirë automjetet “Golf” dhe “Hundai”. Me lëndime ka përfunduar një person i cili u transferua në spitalin e Gostivarit për trajtim. Nuk dihet gjendja e tij, tha ai. Ekipet e policisë hetojnë shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë

Në pesë vitet e fundit ky vit është me periudhën më të thatë të dy pendave në Kumanovë, atë të LIkovës dhe Gllazhnjës, ku kanë akumuluar pesëdhjetë për qind ujë, njoftojnë nga SHA Ekonomia e ujrave “Fusha Kumanovë-Likovë”, informon tvfesta.live “Kjo periudhë ishte një nga më të thatat në pesë vitet e fundit. Këtë vit, pavarësisht kësaj periudhe të thatë, arritëm të grumbullojmë ujë rreth 14 milionë metër kub. Investimet tona në tre vitet e kaluara në riparimin e sistemit të ujitjes dhe ujësjellësit në NP “Vodovod” kanë dhënë rezultat. Kjo sasi do të mjaftojë për furnizimin e Kumanovës me…

Lexo më Shumë

Dedikim për të ndjerin Rexhail Qerimi i cili ndërroj jetë në burgun e Idrizovës pasi ishte i dënuar me burg të përjetshëm për një vepër që gjithë faktet tregojnë se bëhet fjalë për rast të monutar! “ Gzimi per mujn e bekum te ramazanit nuk ka fund Por neket muaj te ramazanit na mungon shum jo prezanca jote Rexhail Opaja Zoti te deshti dhe te mori afer vetes inshallah zoti ta bon lule xheneti jeten ne at bot se neket bot te muren ne qaf o vlla. Fizikisht pona mungon shum por jo edhe shpirtrisht gjithmon dote kujtojm dhe nga…

Lexo më Shumë

Disa ekspertë thonë se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore dhe në përmirësimin e shëndetit mendor. Ramazani, që nis më 2 prill, në shumicën e vendeve këtë vit, është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik. Ai përfshin agjërimin ndaj ushqimit, pijeve, duhanit dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, me shpresën se kjo do të çojë në një ‘takva’ më të madhe ose në ndërgjegjësim më të madh ndaj Zotit. Myslimanët u urdhëruan që të agjërojnë gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, grekët e…

Lexo më Shumë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast ka ftuar që të mos harrohen skamnorët. “Sonte, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj këtë muaj dhe të lutem që agjërimi të jetë mundësi që të gjithë agjëruesit të arrijnë në gradat e larta shpirtërore. Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore. Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë…

Lexo më Shumë

Ekipet policore po sigurojnë zonën e fshatit Bujkovci, ku dëshmitarët okularë thonë se kanë parë një aeroplan të bardhë duke lëvizur shumë poshtë mbi fusha dhe supozojnë se avioni ishte rrëzuar. Gazetarëve që ndodhen atje nuk u është lejuar hyrja në atë vend, ndërsa policia është duke kryer inspektimin. Sipas TV Telma, bëhet fjalë për një avion që nuk është i regjistruar në Agjencinë për Aviacion Civil dhe Ajror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve fillestare, banorët pretenduan se bëhej fjalë për një dron. Në momentin e raportimit të incidentit, nuk ka pasur të raportuar avion në ajër në të gjithë…

Lexo më Shumë