Author: Jeta almakos

Një i ri nga Shkupi ka tentuar të paguajë me para të falsifikuara në Veles dhe në shtëpinë e tij janë gjetur 400.000 dollarë falso. Falsifikuesi me inicialet M.M nga fundi i kaluar tentoi të kontrabandonte një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 dollarësh. “Policia kontrolloi një dhomë të përdorur nga i dyshuari dhe gjeti kartëmonedha të dyshimta 396,200 dollarë në prerje nga 100 dollarë,” tha policia. SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër 22-vjeçarit MM. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Naim Memeti është i lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018. Ai sot ka ndërruar jetë. Siç mëson portali TS, Memeti ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit duke u falur në xhami. Varrimi i të ndjerrit do të bëhet nesër e shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00.

Lexo më Shumë

Regjistrimi është i pasaktë dhe 405.000 qytetarë mungojnë dhe 132.000 qytetarë të tjerë nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etike, gjuhësore dhe fetare. Gjithsej 537 mijë qytetarë të pa regjistruar. Kjo është 21.48% nga numri i përgjithshëm i banorëve në vend, thotë ish-deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për rezultatet e regjistrimit. Sipas tij, nëse ndonjë njeri i zgjuar në botë mund ta pranojë një regjistrim të tillë, atëherë le ta shpjegojë. “Prandaj të tilla janë reagimet e komuniteteve në Maqedoni dhe partnerëve të koalicionit të LSDM-së. Do të krijojë shumë probleme nga sot e tutje dhe nga ky…

Lexo më Shumë

Në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut është të mos ketë kufijë, të kemi ndërlidhje infrastrukturore, kryetarët e komunave të dy palëve të kufirit të punojnë sëbahku, të kemi tregti të zhvilluar dhe ngjarje kulturore. Atëherë të gjitha problemet tjera, siç është gjuha e urrejtjes, do të zhduken, deklaroi kryeministri bullgar Kirill Petkov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin në mes komunave nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në korniza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar 2021-2017. Në takim, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja po mbahet në qytetin Sandanski. Petkov shprehu shpresë, që së…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.48% në krahasim me vendimin e 28 mars 2022. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2.00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë. Nga mesnata EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85.50 denarë. EURODIESEL (DV V) do të shitet për 85.50 denarë për litër. Vaj djegës – Ekstra i lehtë 1 (EL-1)…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njofton se dy punonjës të ministrisë u përpoqën të vidhnin karburant nga një pompë benzine në pronësi të policisë. “Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka ngritur kallëzim penal kundër N.M., punonjës policie dhe D.J., i punësuar si operator i pompës së benzinës në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”. I paraqituri, me qëllim ë përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshëm, më datë 28.03.2022 kanë tentuar të nxjerrin rreth 150 litra naftë, por janë penguar gjatë veprimit. N.M. dhe D.J.…

Lexo më Shumë

Rreth 90 përqind nga 132.269 qytetarët të cilët nuk janë regjistruar si rezidentë, që është 7.3 për qind nga numri i përgjithshëm prej 1.836.713 të regjistruar, janë maqedonas etnik, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Ai për “Fokus” i është referuar fillimit të miratimit të Ligjit për Regjistrim, kur OBRM-PDUKM kontestoi metodologjinë dhe kërkoi shtyrjen e operacionit statistikor. Trajanov thotë se OBRM-PDUKM-ja i ka dërguar sinjale diasporës që të mos regjistrohet dhe se partia e tij ka pasur informacione se shumë qytetarë nuk e kanë bërë këtë sipas udhëzimeve të partisë së tyre. Zyrtarisht vetëm “E majta” ishte për…

Lexo më Shumë

Sekret publik është se arsimi në Maqedoni është në nivel shumë të ulët, ka thënë në një intervistë për “Makfax” kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhur me paralajmërimin e grevës së përgjithshme në arsim, e cila duhet të mbahet më 11 prill, Nedellkov tha se vendimi është marrë në përputhje me anëtarësimin sindikal dhe nga kjo, siç tha ai, ka pasur presion të fortë për fillimin e grevës shumë më herët. Njëkohësisht ai apelon që prindërit të kuptojnë gjendjen e rëndë të punëtorëve në arsim. “Ne nuk do të themi jo, mos i çoni fëmijët në çerdhe…

Lexo më Shumë

Numri i shqiptarëve është ulur dukshëm në shumë komuna me shumicë shqiptare. Regjistrimi i shtatorit të vitit të kaluar tregon rënie drastike të numrit të banorëve në Komunën e Gostivarit, shkruan Alsat. Në krahasim me vitin 2002, Gostivari ka mbi 21 mijë banorë më pak. Shqiptar më pak se në vitin 2002 janë mbi 20 mijë kurse maqedonas më pak se në vitin 2002 janë mbi 2 mijë. YouTube video Në Komunën e Kërçovës janë regjistruar mbi 17 mijë banorë më pak se në vitin 2002. Në këtë komunë, shqiptar janë regjistruar 16 mijë më pak se në vitin 2002.…

Lexo më Shumë

Zv drejtori i ESHS , Ilmi Selami i ftuar në edicionin e lajmeve në Klan Maqedoni tha se: ”Maqedonia e Veriut bëri regjistrim dhe operacion statistikor , janë këto shifra që dolën dje, dhe tani a janë real apo jo është çështje tjetër. Apsulutisht siç thanë edhe ekspertet e BE dhe Eurostatit konfirmuan se ky regjistrim është real dhe i sukseshëm, gjithashtu Selami tha se ky operacion lirisht mund të quhet i suksesshëm sepse u bë edhe në kohë pandemie por edhe fakti se nuk ishte bërë gati 20 vite”, deklaroi Ilmi Selami./ KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, e ka quajtur skandaloz propozimin e Qeverisë që ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi të emërohet ambasadore në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta LAJM. “Zonja Teuta Arifi, kishte bërë 800 kontrata për njerëzit që rrijnë në shpi dhe që janë paguar ose edhe ndoshta s’janë paguar, por kanë përfunduar diku tjetër ato para, për njerëz që nuk janë këtu brenda. Një fakt të tillë zonja në fjalë e pranoi edhe vetë dhe tha që të gjithë kështu punojnë. Unë akoma nuk shoh ndonjë institucion të hape një lëndë apo ta marrë në pyetje për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një transport ndërkombëtar i marihuanës me rreth 150 kilogramë. Destinacioni, sipas policisë, ka qenë që nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut të përfundojë në Turqi. “Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar “Audi A6″ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arratisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre…

Lexo më Shumë