Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup.
Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, LEVICËS dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.
Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO DPMNE-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.
BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.
Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria
- TikTok do të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur padinë në SHBA për privatësinë e fëmijëve
- Ministria e Brendshme Britanike mund të pengohet të dëbojë viktimat e trafikimit drejt Shqipërisë
- Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…
- “Ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k..”/ DJ tregoi para hetuesve se si u largua Sokrat Vata pasi vrau turistin te “Principotes”: E lashë në një rrugë me kalldrëm. Hodhi diçka me forcë dhe…



