Vala e rritjes së çmimeve që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe botën në përgjithësi ka ngjallur shumë shqetësime tek qytetarët. Ata për çdo ditë po përballen me rritjet e çmimeve dhe me atë se si të gjejnë zgjidhje për të kaluar muajin. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duke parë këto zhvillime ka vendosur që të trajtoj këtë temë kaq të ndjeshme për qytetarët. Pedagogët e këtij Universiteti kanë përgatitur elaborime shkencore të cilët do të prezantohen gjatë tryezës së rrumbullakët. “Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup organizon Tryezën e radhës të rrumbullakët me temë: “VALA E RRITJES SË ÇMIMIT DHE BUXHETI FAMILJAR NË RMV” përmes së cilës do të ketë elaborime shkencore nga pedagogët e UNT-së. Në këtë tryezë vëmendje i jepet faktorëve ndikues të rritjes së çmimeve, shportës së konsumit dhe pagave në RMV si dhe strukturës së indeksit të çmimit të konsumatorit duke vënë në pah konkluzat finale të panelistëve duke patur mundësi të pranishmit për kyçje në diskutime në temën e lartpërmendur” thuhet në njoftimin e UNT-së.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria
- TikTok do të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur padinë në SHBA për privatësinë e fëmijëve
- Ministria e Brendshme Britanike mund të pengohet të dëbojë viktimat e trafikimit drejt Shqipërisë
- Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…
- “Ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k..”/ DJ tregoi para hetuesve se si u largua Sokrat Vata pasi vrau turistin te “Principotes”: E lashë në një rrugë me kalldrëm. Hodhi diçka me forcë dhe…



