Edhe gjashtë emra i janë bashkuar listës së ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut. Burime qeveritare për TV21 bëjnë të ditur se në seancën e mbrëmshme qeveritare kanë kaluar edhe gjashtë propozime për ambasadorë. Teuta Arifi do të jetë ambasadore në Bashkimin Evropian, Driton Kuqi në Oslo – Norvegji, Viktor Dimovski në Paris – Francë, Zoran Popov në Uashington – ShBA, Meo Beleski në Bruksel – Belgjikë dhe Jovan Mansieski në Ankara – Turqi.
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari. “Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion…
Përkrahje institucionale për Agjencinë e Mbështetjes së Sipërmarrësisë Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizoi takim konsultues me drejtorin e Agjencisë së Mbështetjes së Sipërmarrjes (AMS), Hajrulla Misini. Homologët diskutuan për nivelin e zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional nëpërmjet mbështetjes konkrete të AZGJ-së për AMS-në për përkthimin dhe lektorimin e formularëve të ndryshëm që AMS-ja i ka në shfrytëzim. Palët u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe më tej.
Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpinim me Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në prani të përfaqësuesit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë – Tiranë që është përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Hamed al- Sajar, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të shenjtë Ramazan. Ndihmat ushqimore u dedikuan për 3091 familje dhe do të shpërndahen në 13 qytete. Kryetari i Organizatës “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i deklaroi se e gjitha…
Këshilli i SASHK-ut ka miratuar njëzëri Vendim për Grevë të Përgjithshme e cila do të fillojë më 11 prill, kështu ka njofuar në profilin e tij Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut. Ai shtoi se negociatat e sotme kanë përfunduar pa propozim të Qeverisë.
Futbollistët maqedonas tashmë kanë treguar se në sport nuk ka gjëra të pamundura dhe kanë ardhur vetëm në një ndeshje për të realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë. Ata kanë mundësinë të mbahen mend si heronj kombëtarë, nëse e vendosin Maqedoninë në Botërorin e Katarit, por për këtë duhet të mundin Portugalinë, sonte në orën 20:45, në Porto. Nga Video Lottery Casinos Austria, si partner i tyre, jemi të bindur se çdo epilog është i mundshëm nëse besohet fuqimisht dhe se kombëtarja e Maqedonisë do të bëjë më të mirën dhe do t’i kalojë kufijtë e vet, nuk kemi dilema.…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të martën, 29 mars, për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat fillore. Vendimi i Qeverisë është miratuar me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili doli me këtë propozim pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike me koronavirus. Maskat vazhdojnë të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa në universitete lejohet mësimi me prani fizike. Qeveria ka miratuar edhe propozimin tjetër për shfuqizim të vendimit për prezantim të certifikatave për COVID-19 në tarracat e kafeneve. William Schaffner, profesor i Mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën…
Ditët para dhe gjatë muajit të Ramazanit karakterizohen në Fondacionin ALSAR nga shprehja e papushimtë e solidaritetit human me shtresat më në nevojë të shoqërisë. Veprimtaritë e përditshme të shpërndarjes së ndihmave ushqimore zhvillohen në bashkëpunim me institucione partnere. Me një prej tyre, HASENE-në, me qendër në Gjermani, nisi të hënën shpërndarja e ndihmave me pako ushqimore për familje në nevojë. Shpërndarja në Tiranë u bë në bashkërendim me Bashkinë e kryeqytetit, në 12 njësi administrative. Për nevojtarët u dhanë 500 pako ushqimore, shpërndarë në praninë e gjashtë përfaqësuesve vullnetarë të HASENE-së. Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani do…
Pagat në sektorin publik do të ndjekin rritjen e pagës minimale në përputhje me nenin 8 të Ligjit për pagën minimale! Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bitiqi në emisionin “Analiza 24” në Televizionin 24, tha se pas rritjes së pagës minimale do të ketë harmonizim të të gjitha pagave tjera në përputhje me afatet ligjore. “Ne thamë po, do të ketë një pagë minimale prej 18.000 denarë sepse është e drejtë dhe solidare dhe si shoqëri solidare duhet ta bëjmë dhe të gjithë jemi pajtuar që kur të përfundojë paga minimale do ta respektojmë nenin 8 që do të jetë harmonizim…
Rusia do t’i përgjigjet vendimit për dëbimin e pesë diplomatëve rusë, njoftuan sot mediat ruse, duke cituar burime në ambasadën ruse në Shkup. “Do të ketë një përgjigje adekuate”, tha burimi. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se në ambientet e tij është thirrur ambasadori rus në vend Sergej Baznikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike me të cilën pesë punonjës të ambasadës ruse janë vënë në dukje si të padëshiruar në vend ose persona non grata. Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, personat e përmendur kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës…
Sonte në ClickPlus në TV21 janë të pranishëm deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, përcjell in7 Flasin për temat si reformat në gjyqësor, integrimin në Bashkimin Evropian dhe krizën ekonomike. Deputeti i ASh-së, Adnan Neziri mes tjerash tha se Qeveria nuk i zbaton ligjet që sillen në Kuvend, problem është korrupsioni. “Unë kam bindjen se si legjislativ në ndryshimin e ligjeve kemi ec përpara dhe bëjmë ndryshime ligjore mirëpo organet eksekutive nuk i zbatojnë ato vendime apo ato ligje të cilat miren në Parlament si prolblem më i theksuar është korrupsioni dhe kuptohet…
Në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ri që po vjen, do të ketë një ndryshim të madh të motit në vend por edhe në mbarë Ballkanin. Është një sistem i fuqishëm ciklonik që do të ketë qendër diku mbi Itali, por edhe mbi detin Adriatik dhe do të sjellë kushte për reshje intensive në shumë vende të rajonit. Sidomos në bregdetin e Adriatikut do të ketë stuhi lokale, të përcjella me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, ndaj për këtë qytetarët që ndodhen në bregdetin e Adriatikut, sidomos nga e enjtja e në…

