Me metoda të ndryshme Ministria e Shëndetësisë po mundohet ta nxisë vaksinimin kundër Covid-19. Dy mënyrat e fundit janë porositë SMS që u dërgohen drejtpërdrejt pacientët nga sistemi “Termini im” dhe karvani i vaksinimit mobil. Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova me kritika ndaj institucioneve shëndetësore për masën me porosi SMS. Thotë se kjo metodë ka krijuar shumë konflikte mes pacientëve dhe mjekëve, ngaqë ka shumë pacientë të cilët për shkak të disa sëmundjeve nuk guxojnë të vaksinohen. “Kjo ishte me të vërtetë lëvizje e keqe nga “Termini im” ku në kohën kur ne nuk punonim, ata nëpërmjet sistemit tonë…
Author: Jeta almakos
Reprezentuesit e Maqedonisë, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski, por edhe trajneri Blagoja Milevski, janë pajisur me pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëe të Jashtme të Maqedonisë, një pas kthimit nga Palermo, ku Maqedonia mundi Italinë me 1-0 në sfidën e plej offit për Botërorin “Katar 2022”. Futbollistët dhe trajneri Milevski, pasi që u pajisën me pasaportat diplomatik, iu kthyen përgatitjeve për sfidën finale të plej offit dhe përballjes me Portugalinë. Sipas planit të hartuar që më parë, janë regjistruar dy stërvitje ën Shkup, një gjatë ditës së shtunë dhe një gjatë ditës së diel. Kjo e fundit do të jetë…
Ky është Burgu i Tetovës. Ka kapacitet për 48 persona, por aktualisht dënimin këtu e vuajnë 80 persona, thuajse dyfishi i kapacitetit. Mediat kanë hyrë për të parë se si është jeta në qelitë e burgut ku dënimin e vuajnë personat që janë të dënuar për vepra deri në 3 vjet, përsëritës të veprave penale deri në 6 muaj si dhe të paraburgosur. “Jemi në hapësirat e burgut të Tetovës, me një fjalë në një qeli me trajtim të mbyllur dhe siç mund të shihet këtu ka shtretër të rinj, banjë të re dhe janë të pajisur me televizor. Gjatë…
Bursat botërore sërish shënuan rritje të çmimeve të energjisë. Një fuçi naftë shitet për 116 dollarë, ndërsa gazi natyror 1400 dollarë për metër kub. Ekspertët e energjetikës në vend thonë se çmimet nuk do të bien gjatë kësaj krize, kur kërkesa është rritur ndjeshëm. “Është e qartë se çmimi i energjensëve do të rritet. Qeveria duhet t’i monitorojë çmimet edhe pse themi se Komisioni Rregullator i përcakton çmimet, shohim se Qeveria ka shumë ndikim me vendimet e saj, ku një pjesë e fondeve derdhen nga çmimi i karburanteve, dhe nëse ajo vendos të heqë dorë prej tyre për lehtësim të…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në panelin e diskutimit “Thyerja e stereotipeve në sport, profesion dhe barazi gjinore” në Forumin Ndërkombëtar të Biatlonit, organizuar nga Federata e Biatlonit të Maqedonisë së Veriut, nën patronatin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. “Të jesh ministre e Mbrojtjes është një sfidë serioze, por kur personalisht ke përgjegjësi dhe përkushtim, atëherë çdo detyrë është më e lehtë”, tha ajo, duke shtuar se marrja e vendimeve dhe ballafaqimi me çdo lloj sfide është shumë më e lehtë kur je i rrethuar nga profesionistë të vërtetë. “A i qëndrojmë vetëm fjalëve apo i…
Rregulli i fituesit mori fund në momentin kur Ali Ahmeti vendosi të formojë një qeveri me Zoran Zaev. Ai sundim përfundoi këtu dhe tashmë është një kategori në historinë e politikës maqedonase. Askush nuk ka të drejtë morale apo esenciale ta bëjë këtë kërkesë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, duke theksuar se BDI duhet të shkojë në opozitë. Mickoski theksoi se formimi i qeverisë duhet të udhëhiqet nga programi dhe po ashtu duhet të zgjidhen partnerët politikë, sepse kërkon sjellje të pjekur dhe rivlerësim racional të lëvizjeve politike. – Nuk është…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21 duke folur për koalicionin qeverisës LSDM-BDI tha se 15 deputetë e BDI-së udhëheqin me 40 deputetë të LSDM-së. Kjo sipas tij është keq për shtetin. “Unë e kam thënë qëndrimin tim. Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së. Kjo ndoshta e rriti rejtingun e BDI-së, por kjo është gjendja faktike. Këta 15 deputetë, qeverisin me ata 40. Aty janë Bujari, Kreshniku dhe Artani. Nga ana tjetër e keni Kovaçevskin. A e di ndokush se kush është zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit? Unë nuk e di si duket. Unë nëse…
Maqedonia duhet të vendosë se cila është vija e kuqe për arritjen e një kompromisi me Bullgarinë, në cilën pjesë do të dorëzohet dhe çfarë do të kërkojë në këmbim, duke qenë se vendi me të cilin po negocion për hapjen e rrugës evropiane është anëtar i Bashkimi Evropian. Ky është mesazhi që përcollën sot në vend dy përfaqësueset e Ministrisë së Jashtme gjermane, Sabine Ster, drejtoreshë për Politikë Evropiane dhe Suzane Schutz, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, të cilët mbërritën në Shkup nga Sofja, ku diskutuan për procesin e bllokuar të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Bëhet fjalë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës ka realizuar një aksion të gjere policorë në 20 lokacione në qytete të ndryshme të vednit. Siç bëhet e ditur nga policia janë arrestuar 20 shpërndarës të drogës. “Është gjetur dhe konsiskuar një sasi e madhe e marihuanës, rrënjë kanabisi, 22 paketime me heroinë, amfetaminë, materie tjera pluhur, materie të ngurtë, mjete me mbetje të materieve pluhur, mjete financiare, dy grimcues, tre peshore, 29 fishekë ndërsa u gjet edhe laboratory e improvizuar për prodhimin e kanabisit në rajonin e SPM Gjevgjeli”, u shpreh zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiç Talevska. Aksioni policorë…
Sonte, në emisionin “Cick Plus”, mysafir do të jetë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Intervista do të transmetohet në orën 21:30. Duke i komentuar marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, kreu opozitar tha se Maqedonia po ballafaqohet me agresion politik nga ana e Bullgarisë. Sipas Mickoskit, në Bullgari ka forca dhe ndikime të cilat punojnë që Ballkani të mbetet një “vrimë e zezë” në kontinentin evropian. “Logjika është e tillë se atje ka forca që në vazhdimësi shpikin tema me qëllim që kjo pjesë e Ballkanit të mbetet vrimë e zezë në kontinentin evropian, e jo të jetë e integruar atje…
Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të fshatit Haraçinë në Shkup. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për zjarr në një zone e cila është vështirë e qasshme për ekipet e zjarfikësve. Ekipi i Tv Klan Maqedoni gjendet në vendin e ngjarjes dhe për më tepër informacione do tiu informoj gjatë orëve në vijim.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj një depoje nafte në Arabinë Saudite. Rama e cilëson një krim të neveritshëm kundër Arabisë Saudite dhe iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla. “Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas…

