Sot zavendëministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Rexhepi në prani të Ambasadorit të polonisë z. Wojciech Tycinski hapi puntorinë regjionale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transport, Sekretariati i Komuniteti të Transportit, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoriatin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë. “Përvojat nga vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat vërtet kanë diçka për të ndarë, janë gjithmonë të mirëseardhura. Besojmë se përmes këtij trajnimi do të rrisim ndjeshëm kapacitetin dhe efikasitetin e shërbimeve të inspektimit në Inspektoratin Shtetëror të Transportit” – theksoi zv.ministri Rexhepi. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian përfundoi projekti për asistencë teknike për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, qëllimi kryesor i të cilit ishte të ofrojë mbështetje teknike (profesionale) për grupin punues për themelimin e Organit Ekzekutiv për Siguria Rrugore. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë ka përgatitur Ligj për Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i cili është duke u harmonizuar me institucionet tjera dhe së shpejti do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim dhe procedurë të mëtutjeshme legjislative. Dëshiroj gjithashtu të përmendi se jemi duke punuar në Sistemet Inteligjente të Korridorit 10, të cilat janë jetike për rritjen e sigurisë dhe përballimin e problemeve që lidhen me emetimet e dëmshme, dmth shkarkimin e automjeteve dhe bllokimin e trafikut u shpreh zëvendësministri Rexhepi. Në fund zëvendësministri Rexhepi shtoi se me pjesëmarrjen tonë aktive në këtë puntori dhe me të gjithë hapat e ndërmarrë në fushën e sigurisë, ne japim kontribut aktiv për të gjithë organizatën dhe e mirëpresim këtë ide për shkëmbimin e përvojave nga e cila shpresoj të përfitojmë të gjithë, veçanërisht inspektorët që punojnë në terren dhe përballen drejtpërdrejt me këto sfida.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Ekuilibër i brishtë në G7, një Trump i gëzuar merr një rol udhëheqës në përfundimin e luftës në Ukrainë
- Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Kaliforni, humbin jetën tetë persona që ishin në bord
- “Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
- Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale
- Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë


