Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk e dinë burimin e hipotekës falë të cilës me vendim gjyqësor një pjesë e hapësirave të Televizionit Alsat nga 1 marsi ndodhet në shitje publike. I pyetur se si ka mundësi që një hipotekë e tillë të kalon për 20 vite filtrat e institucioneve dhe të mos reflekton pengesë në procedurën për pronësi, Besimi tha shkurt se vendimet gjyqësore duhet respektuar, duke shtuar se nuk është i informuar konkretisht për çështjet juridike. “Ato janë çështje juridike dhe për momentin nuk mund të jap prononcime sepse janë vendime gjyqësore. Ajo që është me rëndësi…
Author: Jeta almakos
Aktivistja Evi Kokalari ka kërkuar që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit të hetojë ish-presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, për syzet që ky i fundit ka. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, e cila prej muajsh është bashkuar me Sali Berishën dhe nismën e tij për të rithemeluar Partinë Demokratike, pyet se ku i ka gjetur Topi 60,000 euro për syzet e diellit. Kokalari sugjeron që Topi duhet të thotë ku e ka gjetur këtë shumë, ose Prokuroria e Posaçme duhet të nisë një investigim. “Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristija Mickoski sot ka organizuar iftar për nder të muajit të Ramazanit, transmeton TV21. Mickoski në mbishktimin e fotografive nga iftari shkruan se Maqedonia është e përbashkët. Në prag të festës së Ramazan Bajramit, darkë iftari me miqtë tanë. Maqedonia është e jona , e përbashkët, për të gjithë njerëzit!”, shkruan Mickoski në mbishkrimin e fotografive nga iftari.
Takim i liderëve me Kovaçevskin dhe zgjedhje të jashtëzakonshme për dalje nga kriza, është propozimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai njëkohësisht propozon edhe ekipe në pjesën e ekonomisë, politikës së jashtme dhe shëndetësisë, të cilat do t’u ndihmonin Qeverisë dhe qytetarëve që, siç thotë, të dalin nga problemet dhe situatën e tendosur në të cilën jetojnë. “Në mënyrë publike dhe të hapur i propozoj Kovaçevskit një takim të hapur dhe publik në të cilin do të bisedojmë dhe do të dakordojmë një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si zgjidhje për situatat në Maqedoni. Në atë takim, kam…
Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me fruth në vend. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nxori analizat e rasteve të dyshimta të fëmijëve, të cilët kishin simptome të ngjashme të fruthit, duke mohuar të ketë rezultuar ndonjëri pozitiv. Pas sëmundjes së shumë fëmijëve në këtë periudhë, u ngjallën dyshimet se fruthi mund të rikthehet sivjet në epidemi, por Koordinatorja nacionale për imunizim Aleksandra Gorzdanova, tha se nuk ka vend për panik, por shpëtimi i vetëm i përhershëm është vaksinimi në kohë. “Sa i përket vaksinës MRP që mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat, vërehet një ulje e mbulimit, sepse kjo…
Pas vendimit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për ndërprerjen e grevës sot pasdite u tubuan para selisë së SASHK-ut anëtarët e sindikatës, duke shprehur pakënaqësi me vendimi i fundit. Mësuesit thonë se prej 10 vitesh janë të margjinalizuar. Ata thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Mësuesit janë ankuar se edhe prindërit janë sjellë në mënyrë vulgare duke i fyer. Ata thonë se Nedellkov nuk është konsultuar me ta për të pezulluar grevën. Vendimi i SASHK-ut është marrë pasi kanë marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte deklaroi se nga dita e nesërme punonjësit në shkolla dhe çerdhe duhet të kthehen në punë. Përndryshe, sipas saj punonjësit do të përballen me probleme serioze. “Me vendim të SASHK-ut greva është pezulluar dhe nga nesër mësimdhënësit duhet të kthehen në punë. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me një sërë problemesh. Mund të marrin procedura disiplinore, të humbasin punën e tyre” tha Trençevska në tv24.
Cilat janë shenjat e Natës së Kadrit? Përgjigje:Ndër shenjat e Natës së Kadrit është se ajo është një natë e qetë dhe zemra e Besimtarëve është e admiruar dhe në paqe me të, ai bëhet aktiv në bërjen e veprave të mira, dhe dielli në mëngjesin vijues ngrihet qartë pa ndonjë rreze. Në këtë video të inçizuar nga xhamia e Bujanovcit ku ndër shenjat që përmbenden se dielli do të lindë pa ndonjë rreze, kjo mund të shihet edhe në këtë video.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të vendit. Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, duke u fokusuar në çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera. Rama ka theksuar se me komisionerin Varhelyi kanë diskutuar mbi aktualitetin e procesit të integrimit evropian, marrëdhëniet rajonale dhe situatën e luftës në Ukrainë. “Unë e ndava dhe me komisionerin që ne jemi në një kurs që…
Profesori Nano Ruzhin në emisionin Klan Debat tha se: ”Në Francë votuan edhe 6 milionë muslimanë kundër La Penit, por kishte edhe 13 milion francez që abstenuan dhe shum tjerë që kishin lënë fletën e bardhë. Partia e Macronit nuk ka një infrastrukturë të fortë, mirëpo kjo fitore erdhi nga euforia e madhe në Francë si më e keqja më e vogël dhe më e mira për Evropën ishte fitorja e Macronit”. /KlanMacedonia/
Asnjë i arrestuar deri tani për pesë sulmet ndaj policisë në veri Policia e Kosovës bëri të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pjesëtarët e saj janë sulmuar me armë zjarri në afërsi të Zubin Potokut. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk pati zyrtarë policorë të lënduar. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për pesë sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Samiti i ardhshëm i Liderëve të Open Ballkan do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm online me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kryeministri deklaroi në profilin e tij në Facebook se pasditen e sotme ka pasur një takim shumë të rëndësishëm online me Vuçiq dhe Ramën për hapat e ardhshëm të nismës së tyre të përbashkët, të njohur dhe të suksesshme “Open Balkans”. Kovaçevski njoftoi se në fillim të shtatorit bashkërisht do të organizojnë një panair të madh turistik të verërave dhe ushqimeve në…

