Kryetarja e qytetit të Shkupit dhe kryetarja e BNJVL-së, Danela Arsovska, ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bangtson dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) sot në Strugë morën pjesë në trajnimin për fuqizimin e komisioneve për mundësi të barabarta – Korniza ligjore, të drejtat dhe obligimet e komisioneve për mundësi të barabarta për projektin „WoMen Lead: Promovimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. “Çdo aktivitet që synon përmirësimin e mundësive të barabarta për gratë si projekti i sotëm i NDI duhet të jetë një kontribut pozitiv në…
Author: Jeta almakos
Rritja e pagës minimale dhe harmonizimi i saj me pagën minimale në të gjithë sektorin publik do të jetë një nga sfidat e kryesisë së re të Konfederatës së Sindikatave të Lira, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në kongresin e mbajtur sot. U lavdërua se janë të kënaqur me atë që ka ndodhur kohëve të fundit sepse kanë aktivizuar sindikatën dhe dëshmuar se organizata sindikale nuk ka vdekur, por përkundrazi është ringjallur dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë. “Do të propozohet një rezolutë për respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive sepse në këtë periudhë të kaluar…
Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska, ka sqaruar se afati ka qenë deri më 21 prill, por për shkak se deri këtë javë afër 1600 maturantë, që është më shumë se 10 për qind e numrit të përgjithshëm, nuk kanë aplikuar për ta mbrojtur temën e maturës, janë detyruar ta shtynë afatin deri në mes të majit. Ndër problemet kryesore që doli nga greva e përgjithshme e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), ishte mbarimi i shkollës së mesme të maturanteve dhe dhënia e provimeve shtetërore dhe mbrojtjen e temës së maturës shtetëror. Derisa afati i fundit…
Bashkësia Fetare Islame e RMV, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim. Kushtet për regjistrim janë: 1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957) 2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19 3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve…
U MOHOHET MUNDËSIA PËR FUNDJAVA TË LIRA Tetë të burgosurit për Rastin e Kumanovës refuzojnë të dalin në ajr, nuk pranojnë ushqim, por vetëm ujë. Dy ditë me radhë po mbajnë grevë urie. E kjo përshkak se nuk u jepet mundësia e garantuar me ligj e cila parasheh që gjatë vitit të burgosurit të shfyrtëzojnë vikende në liri. Te Avokati i popullit Naser Ziberi kanë arritur shkresat e Irfan Lutfijut, Arsim Bajramit dhe Elham Arifit të cilët thonë se janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të drejtorisë për t’i shfyrtëzuar këto favore. Avokati i Popullit prej vitit të kaluar…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA. Ai tha se SHBA-ja po zhvillon bisedime me Shkupin dhe Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por Price nuk dha detaje nëse palët janë pranë arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme. “Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fuqishëm e anëtarësimit…
Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar është duke hetuar se përse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me muaj është ruajtur në sirtar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës të stacionit për kontroll “Via Komerc” në të cilin kontrollin e ka bërë edhe autobusi i “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari. “360 shkallë”, mëson se prokuroria me të cilën udhëheq Villma Ruskovska ka hapur lëndë, e cila për momentin është në fazë para-hetimore. Sipas informacioneve, prokurorë nga Prokuroria mbrëmë e kanë vizituar Ministrinë për Punë të Brendshme dhe nga dy sektorë nga marrë dokumentacionin…
VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese ka njoftuar se në mbledhjen e mbrëmjës së djeshme të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që nga 10 maji kjo parti të organizojë bllokadë aktive të Kuevndit, përcjell TV21. Nga VMRO-DMPNE-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Komuniteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe 5 ditë për të rishqyrtuar sjelljen. Kovaçevski ka kohë të mjaftueshme deri më 10 maj për të ndryshuar mendjen dhe për të filluar organizimin…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në sferën e trafikut, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba. Mes sanksioneve, 14 prej tyre janë për ngasje pa patentë shoferi, 10 për vozitje më të shpejt se e lejuara, 10 për kalim në semafor të kuq) Janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes, pesë për kundërvajtje ndaj motoçikletave, shtatë sanksione për mosdhënie të përparësisë për kalimin e këmbësorëve, katër masa për xhama të errëta, 51 për parkim jo të…
Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për nismën e VMRO-së, për bllokimin e Kuvendit, në përpjekje për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme, tha se shumë Ligje nuk mund të kalojnë, dhe se Qeveria nuk ka shumicën prej 2/3. Kjo sipas tij nuk mund të quhet qeveri stabil. “Këta shpesh herë nuk mund ta sigurojnë as shumicën e thjeshtë. Mënyrën se si do ta praktikojnë në Kuvend, do të jemi aty po thotë do ta bllokojnë. Mënyrën e bllokimit e ka shpik BDI-ja, e filibasterit. Më me sukses e kanë përdorur…
Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, në intervistën për “Magzinën Ekonomike”, thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në rastin “Trust”, për të cilin është ngritur kallëzim penal ndaj tij. Muaremi tregon se ka njoftuar Prokurorinë Publike se është duke kryer një hetim të ri të pavarur, për atë se kush e ngadalësoi konfiskimin e pasurisë të kompanisë Transmet. “Së shpejti do të vërtetohet se si erdhi deri te falimentimi i Transmetit, kush janë aktorët kryesorë, që bënë të mundur që të krijohet ky panik, dhe prona e Transmetit të mos mund të konfiskohet. Dhe kjo nuk është e vërtetë, një…
Kryetari i Sindikatës për Arsim SHkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se ka përfunduar raundi fillestar i negociatave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ndërmjetësuesit të çështjes, për rritjen e pagave për punëtorët në arsim, dhe se takimi i ardhshëm është planifikuar për ditën e premte. “Të gjitha çështjet që janë të hapura në bazë të kërkesave tona janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dyja palët. Negociatat vazhdojnë të premten kur presim përgjigje konkrete për propozimet tona”, tha Nedelkov në rrjetet sociale. Javën e kaluar, greva e punonjësve të arsimit u pezullua. Afati i ndërmjetësimit është…

