Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit të Shkupit ka kryer kontrolle në disa lokale, ku janë gjeur substanca narkotike, përcjell TV21. Si rrjedhojë janë arrestuar 12 persona. “Përkatësisht, tek M. J. (24) nga Prilepi, A.S. (23) nga Shkupi, S.L. (48) nga Shkupi, K.T. (24) nga Velesi, B.S. (25) nga Shkupi, P. R. (23) nga Shkupi, T.V. (24) nga Shkupi dhe S.J. (33) nga Shkupi, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek M.K. (26) nga Shkupi, N.N. (22) nga Manastiri, A.B. (26) nga Shkupi dhe A.B. (25) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Aktivistja nga Shkupi Luljeta Ademi, ka nevojë për trajtim mjekësor për shkak se vuan nga Osteomioliti kronik. “Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj! Duhet të bëjë intervenim në klinikën zvicerane Klinik fur Traumatologie-Universitatsspital Zurich. Si nënë e vetme( 17 vite me qira) që sfidoj jetën dhe sëmundjen ju lutem për përkrahjen tuaj! Nëse jeta nuk më do mjaftueshëm unë atë e dua shumë më shumë! E di që së bashku do ja dalim!”, shkruar Luljeta Ademi. Në llogarinë e gofund me e cila është hapur nga miqtë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në ora 23:38 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Krimska”, pas një zënke verbale, S.R. (28) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht 28-vjeçarin J.L. nga Shkupi, ku kishte edhe të shtëna me armë. “Në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu me rastin e 617 vjetorin e lindjes së tij me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Sela shprehet se Skënderbeu i tregoi botës, se shqiptarët nuk nënshtrohen. Postimi i plotë “Në këtë ditë lindi arkitekti i shteti shqiptar, heroi i madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shembulli që i tregoi botës se jemi popull që nuk nënshtrohemi. Ai dëshmoi se dëshira për liri nuk njeh as popuj të “vegjël”, as perandori të mëdha. I respektuar nga e gjithë bota, i admiruar…

Lexo më Shumë

Administrata e Ministrisë për Diasporë rezulton të jetë administrata më aktive me punë dhe projekte në sekretariatin gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan InfoShqip. Kjo administratë e udhëhequr nga ministri Xhemail Çupi, nga radhët e Alternativës, ka arritur të korë sukses brenda vendit duke hapur zyra për diasporën në çdo komunë si dhe duke zhvilluar vizita dhe takime të rregullta me diasporën, gjegjësisht me organizatat, shoqatat, bashkësitë dhe unionet me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut që operojnë jashtë kufijve të saj gjeografik. Puna intensive e ministrisë së diasporës ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci me shkrim nga Kuvendi i Bullgarisë, tha Mickovski, duke ritheksuar se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është i qartë. Mickovski nuk dëshiron t’i citojë deklaratat e presidentit Pendarovski për këtë çështje i cili është në qëndrimin e garancive me shkrim, por thotë se po e paraqet vetëm qëndrimin e VMRO-DPMNE-së. “Nuk i citoj deklaratat e Pendarovskit, por vetëm do të them se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë: VMRO-DPMNE nuk mundet dhe nuk do të mbështesë, gjë që kërkon 2/3 në Kuvend, asnjë…

Lexo më Shumë

Avokati i Shtetit i hedh fajin Ministrisë së Financave për mosveprime ligjore në lidhje me evidentimin e hipotekës ndaj një pjese të pronës së Televizionit Alsat. Sipas këtij institucioni, veprimi i tyre është bërë me kërkesë të dikasterit të Financave, ndërsa shqyrtimi i listave pronësore para kërkesës për përmbarim dhe shitje publike është kompetencë ekskluzive e Financave. “Avokatura Shtetërore udhëheq lëndë me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe në përputhje me të dhënat e siguruara nga lista pronësore. Vlerësojmë se vendimet gjyqësore nuk komentohen. Veprimet e Avokatit të Shtetit janë të përcaktuara me ligj para gjykatave dhe organeve të tjera…

Lexo më Shumë

Interesi i qytetarëve dhe kompanive duhet të jetë gjithmonë para atij të shtetit, tha drejtori i Zonës Industriale-Teknologjike Zhvillimore Jovan Despotovski i pyetur për rastin me objektin afarist të Alsat-it, se çfarë sinjali u dërgohet investitorëve vendor dhe të huaj, shkruan Alsat. Despotovski thotë se nuk dëshiron të komentojë vendimet gjyqësore, por shton se rregullisht në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian ka vërejtje për jostabilitetin e klimës së biznesit në Maqedoni. “Qëndrimi im personal, sepse nuk është në kuadër të gjërave ku mund të ndihmoj drejtpërdrejt. Megjithatë, nuk mendoj se interesi i institucioneve duhet të vihet para…

Lexo më Shumë

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët, para burgut të Shutkës, ka deklaruar se pesë nga të burgosurit e rastit të Kumanovës, kanë hyrë në grevë urie, për shkak se edhe pse i kanë plotësuar kushtet ligjore nuk u lejohet të kenë fundjavë të lirë. “Kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgut edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës. Bëhet fjalë për Musadik Pajaziti të cilit tani e 19 muaj i takon e drejta për fundjavë, Arsim Bajramit që 18 muaj i takon fundjava e lirë, Elham Arifi tani e 12 muaj, Irfan Lutfiut 9 muaj dhe…

Lexo më Shumë

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Xhevdet Pozhari ka analizuar takimet ne Gjermani Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit dhe çfarë të reja sollën këto takime. Pozhari e ka quajtur pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë më të favorshëm dhe për shkak të meritës së Kurtit por pasi edhe situata politike botërore me Ukrainën ka ndikuar. Pozhari: Mendoj se ky ka qënë përfaqësimi më dinjitoz i Kosovës në një vend të tillë siç ishte takimi i kancelarit gjerman me kryeministrin Kurti. Kërkesat e Kuritit ishin të qarta. Ka shfrytëzuar një momëntium nuk është meritë…

Lexo më Shumë

Profesor Ljubomir Fërçkovski tashmë është në punë në Kombet e Bashkuara, tha presidenti Stevo Pendarovski në Kanal 5 në emisionin “Vetëm Intervistë”, përcjell FLAKA. “Është mirë të jesh pjesë e forumeve të vendeve të vogla në vendet perëndimore dhe përkundër spekulimeve, Fërçkovski nuk u refuzua si ambasador në Nju Jork, por nuk pati përgjigje brenda 90 ditëve të arsyeshme”, tha Pendarovski, duke shtuar se ndonjëherë komentet publike janë të papëlqyeshme veçanërisht së fundmi për propozimet për poste për ambasador. Ai ka thënë se në kabinetin e tij nuk ka marrë draft zgjidhje për Teuta Arifin për asnjë nga vendet për…

Lexo më Shumë