Shkruan: Emad MEHMETI
Emad Mehmeti: Ziadin Sela a duhet të jap dorëheqje dhe nëse PO pse⁉️ #KushEZëvendëson
Kritikoi kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi për mosllogaridhënie dhe ashtu u ngrit në skenën politike. Mirëpo edhe pas disa humbjeve me radhë njejt si Thaçi – kopja e tij e zbehtë nuk po reflekton. Është e drejt e tij, ama Ziadin Sela ka përgjegjësi para aktivistëve më të sinqertë që ta hap rrugën për gjeneratat e reja te Aleanca për Shqiptarët e kështu të filloj ringritja e kësaj partie. Gjë që është e domosdoshme në këtë kohë kur opozitarizmi në RMV është i rënë për toke. Me këtë ka humbur shpresa për ndryshim. Dhe kjo sigurisht se jo pa arsye.
Fajin e pati Uniteti, RDK-ja, më pas BESA e së fundmi Alternativa. Mua asnjëherë nuk më ka pëlqyer logjika se të gjithë janë të këqinj, ndërsa hipotetikisht marrë vetëm ne jemi të mirët (në këtë rast Sela). Domethënë në bashkëpunime përgjegjësia i takon gjithësecilit, e ndërkaq mendjemadhësia e arroganca i takonte gjithmonë njërit. Ani pse rezultati në teren çdoherë i ka treguar se është në pusin e pafund, ku sa më shumë gërryen aq më tepër humbet vota. Ndërsa, në politikë nuk kërkohët kryeneçësi por bashkëpunim i thellë mes aktivistëve dhe kryesisë partiake, sepse në të kundërtën vjen rezultati vajtues si në Tetovë – me 0 këshilltarë komunal.
Humbi 3 herë personalisht në Strugë, nuk dha dorëheqje. U shkri në Tetovë e nuk foli. Menduh Thaçin e patëm i dyti nuk na u desht
Pres që aktivistët më të sinqertë brenda ASH-së të marrin në dorë një riorganizim thelbësor që të sjellin në krye të partisë ata që dinë të fitojnë. Mund të fillojnë nga Gostivari, аty e kanë rastin ideal për fitore me Arben Taravari. Megjithatë këto janë probleme të Aleancës për Shqiptarët, të cilat më së miri vetëm organet partiake mundet dhe dinë si ti trajtojnë. Këtë e them, duke qenë i vetëdijshëm se disa anëtarë kryesie të kësaj partie e kanë shumë qejf të thonë “na ndërhyjnë shërbimet nga jashtë e brenda”.
Leni muhabetet e shërbimeve, e grahni punës në terren, se përndryshe pusi është gjithnjë e më afër! E nëse punon ndershëm dhe me sinqeritet nuk ka kush që do të mund ta ndalonte hovin e ASH-së. Dhe këtë e besoj unë sigurisht…