Pas njoftimit për dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela falënderoi mbështetësit e tij të deritanishëm ndërkaq premtoi se ASH-ja do të vazhdojë punën, për siç tha Sela “për t’i çuar shqiptarët në vendin ku e meritojnë në trojet e tyre”. Sela tha se fillimisht organet e partisë në ditët në vijim do të caktojnë ushtrues të detyrës kryetar partie.
I pyetur nëse Arben Taravari do të marr drejtimin e partisë, Sela u përgjigj:
“Këto janë çështje për të cilat vendosin organet e partisë, do të ishte jokorrekte nga ana ime që unë të bëj përzgjedhje sepse unë nuk dua që të vendosen në funksion lojëra, ku di unë… u largua vetë, vendosi dikë tjetër, prandaj jam shumë i kujdesshëm dhe këto çështje ua lë në dorë organeve të partisë”, tha Sela. Ndryshe, Sela sot tha se arsyet për dorëheqjen e tij janë zgjedhjet e djeshme për këshilltarë në komunën e Tetovës, ku ASh-ja nuk arriti të sigurojë asnjë këshilltarë me 777 votat e fituara./tv21.tv