Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar ditën e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër. Sipas provave të Prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë…
Author: Jeta almakos
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në banesën në rrugën “Ruzveltova” ku sipas informacioneve fillestare një 40 vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes së tij, njoftojnë nga Prokuroria. “Prokurori publik për zbardhjen e ngjarjes do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerëve, si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Shkup. . “Njoftimi pason informacionin se sot rreth orës 14:40, zyrtarë policorë të stacionit policor Karposh kanë arrestuar 40-vjeçarin M.J. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 në banesë në…
Në 25 shkolla të Maqedonisë së Veriut do të vendosen panele diellore fotovoltaike përmes granteve evropiane. “I realizojmë angazhimet për kushte më të mira për mësim si dhe krijimin e mjedisit jetësor të shëndetshëm. Fondi Evropian për Investime të Gjelbërta Shoqërore, të dedikuara për përforcimin e masave gjithëpërfshirëse klimatike, na mundësoi të investojmë në efiçencën e energjisë të paktën në 25 shkolla”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri. Mjetet financiare në vlerë prej 1.1 milionë euro do të sigurohen nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës. “Efekti është i dyfishtë – bëjmë zëvendësime në energjinë…
Pas takimit të “Grupit të zjarrit” me strukturën partiake fundjavën e kaluar në Studeniçan, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakët e tij do nisin takime paralele me bazën. Në të njëjtën ditë, më 14 shkurt, “Grupi i zjarrit” i udhëhequr nga Izet Mexhiti do qëndroj në Manastir, ndërsa Ali Ahmeti me ministrat dhe një pjesë të kryetarëve të komunave do zhvilloj një takim në Gostivar, përcjell INA. Ahmeti do të filloj një sërë takimesh informative nën moton “Së bashku për Evropën” me degët e BDI-së, ndërsa takimi i parë është caktuar në Cegran. Grupi tjetër i të pakënaqurve i…
VMRO-DPMNE: Çfarë marrëveshje është arritur në Tiranë?! Dimitar Kovaçevski duhet të prononcohet se çfarë marrëveshje është arritur në Tiranë, ku sërish janë dakorduar veprime dhe politika për Maqedoninë. Reagimi vjen sërish nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët, sic thonë, nuk besojnë se partitë e koalicionit me Kovaçevskin, në Tiranë kanë udhëtuar vetëm për darkën e fillimvitit. “Kovaçevski duhet të thotë se cfarë detyrash ka marrë nga Ali Ahmeti? A do t`i realizojë Kovaçevski marrëveshjet në Tiranë, a bëhet fjalë për biznese ose tradhëti të reja, vetëm që të vazhdojë koalicioni I krimit dhe korrupsionit? A bëhet fjalë për licensa për firma të…
Banka Botërore në raportin e saj të fundit mbi Perspektivat Ekonomike Globale ka bërë të ditur se një ngadalësim i ashpër dhe afatgjatë pritet t’i godasë vendet në zhvillim derisa rritja ekonomike globale për vitin 2023 do të ngadalësohet në 1,7 për qind nga 3 për qind sa është pritur. Sipas kësaj, për dallim nga vendet e tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova pritet të kenë rritje më të lartë ekonomike se viti paraprak. Siç njofton Banka Botërore – Zyra në Kosovë, rritja globale po ngadalësohet ndjeshëm përballë inflacionit të ngritur, interesave të larta, rënies së investimeve dhe…
Rezultatet e dy konkurseve të muajit dhjetor të vitit të kaluar nuk ndryshuan asnjë presje në përfaqësimin e punonjësve shqiptarë brenda Entit Shtetëror të Statistikave. Supozohej se me konkurset, njëri intern e tjetri i jashtëm në tre poste drejtuese të uleshin punonjës shqiptarë, por jo vetëm që një gjë e tillë nuk ndodhi – dy udhëheqës Njësie (njëra e rajonales Shkup dhe 1 udhëheqës sektori), por edhe ushtruesi i detyrës së Njësisë Rajonale në Shkup u zëvendësua me një maqedonas. Nga totali prej 45 vendimesh me konkurset e fundit vetëm dhjetë prej tyre janë punonjës shqiptarë, ndërsa kërkesa ishte për…
Nuk ka vend për panik, deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të llojit “kraken” të koronavirusit në vend, deklaroi për MIA-n, Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive. “Akoma nuk është regjistruar tek ne, sepse sekuenca e fundit e mostrave pozitive të kovid-it është bërë më 5 dhjetor dhe në atë raund sekuencimi, nuk u zbulua ky lloj “kraken”. Tani për tani, nuk ka informacion të saktë se kur do të jetë e ardhmja, testet bëhen afërsisht çdo muaj. Ndoshta do të ketë një raund të ri të sekuencimit në ditët në vijim, sqaroi Petliçkovski. Por,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij është pritur në një takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. “Përshëndeta rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në një takim që zhvillova sot me Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi. Gjatë këtij takimi, vlerësova zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Është shumë e rëndësishme që faktori…
Duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe integrimin e RMV-së në Bashkimin Evropian, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar pas takimit në Tiranë se ky process nuk ka alternativë tjetër dhe se vendimet në Maqedoni sipas Ahmetit merren me marrëveshje mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit. Ahmeti në deklaratën e tij tha se ndryshimet kushtetuese nuk kanë alternativë tjerët dhe se duhet të bëhen me patjetër dhe shtoi se pa shqiptarët nuk do të ka edhe Maqedoni. “Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Ndryshimet Kushtetuese forcojnë dhe nuk e dëmtojnë, identitetin e bashkëvendasve tanë”, tha…
Ka përfunduar takimi në Tiranë mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë relaksuese për fillimin e vitit. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell Klan Macedonia. Sipas Taravarit, nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe “pro” ndryshimeve kushtetuese. Kreu i ASH-së në fund tha se nëse një takim të tillë do të ftonte kryeministri i Kosovës,…
Pas miratimit të monedhës së përbashkët europiane në Kroaci ka një rritje të madhe të çmimeve, veçanërisht për ushqimet dhe shërbimet. Rritjet janë konsideruar të pajustifikuara nga qeveria, e cila ka paralajmëruar të ndërhyrje në ditët në vijim. Shumica e rritjeve të çmimeve e kanë tejkaluar logjikën e konvertimit të monedhës, me rritje të çmimeve që variojnë nga 5 në 20 për qind krahasuar me çmimet para prezantimit të monedhës së përbashkët evropiane euro. Për këtë arsye, shumë tregtarë, restorante, madje edhe disa rrjete supermarketesh janë akuzuar nga shtypi se kanë përfituar nga këmbimi valutor. Zemërimi i qytetarëve ka shpërthyer…

