Author: Jeta almakos

Një aksion i zgjeruar policor është zhvilluar mbrëmë në Haraçinë të Shkupit, informon Klan Macedonia. Sipas informacioneve fillestare, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa lokale në Haraçinë. Bëhet fjalë për operacion kërkimi të personave me fletarrest për kryerje apo dyshim për kryerje të veprave penale. Detaje më të hollësishme nga MPB do të japin pas përfundimit të aksionit.

Lexo më Shumë

SPB Shkup nesër do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së dy protestave sindikale të 1 Majit. Siç njofton MPB, nga ora 10 deri në ora 12:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të protestës së paralajmëruar të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë me rrugë të lëvizjes nga para zyrave të ShSK-së në ul. “Divizioni 50”, përgjatë rrugës “Jordan Mijalkov”, Blv. “Kliment Ohridski”, te Qeveria në Blv. “Ilinden”. Gjithashtu, duke filluar nga ora 12 është paralajmëruar protestë e organizuar nga…

Lexo më Shumë

Edhe pas 11 viteve nga vrasja e pesfishtë në afërsi të Liqenit të Smillkovcës, gjykimet dhe rigjykimet në 3 instancat gjyqësore që rezultuan me dënime të përjetshme, rikualifikime, dy lirime nga akuza, por rasti akoma nuk po merr epilog përfundimtar. Rasti “Monstra” aktualisht për herë të dytë gjendet në Gjykatën Supreme, ndërsa më 10 maj është caktuar seancë publike për 3 të akuzuarit me burg të përjtshëm Agim Ismailoviq, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Pritjet e avokati mbrojtës Naser Raufi janë që rasti të kthehet në rigjykim, edhe pse gjithmonë ekzistojnë mundësitë për t’u befasuar me vendim të prerë. “U…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton akuzat e publikuara në një pjesë të mediumeve për kinse mosreagim të policisë në lidhje me dhunën ndaj M.Z.(24) nga Petroveci-Shkup.  Kështu fillon reagimi i MPB-së në lidhje me lajmin e trajtuar nga Klan Macedonia ku dy gra, nënë e bijë, ishin rrahur brutalisht nga fqinji i tyre. Nga policia thonë se menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe dhunuesi është privuar nga liria, përcjell KlanM. “Menjëherë pas denoncimit të marrur nga M.Z se më datën 27.04.2023 në oborrin e shtëpisë së saj në Petrovec ka qenë…

Lexo më Shumë

Policia e arreston, prokuroria nuk kërkon paraburgim Kjo situatë është vetëm kulminacioni i dhunës disa vjeçare që 55 vjeçarja Z.Z dhe 25 vjeçarja M.Z po e durojnë me vite nga komshinjtë e tyre. E kur një burrë hyn në përleshje fizike me një grua të moshuar dhe një vajzë, ja cili është rezultati. Ditën e sulmit iu shkoi dita nëpër stacione policore, e sot nëpër institucione shëndetësore. 25 vjeçarja M.Z është arsimtare, që dy ditë po mungon në shkollë sepse nuk mund të dal para nxënësve me varrë në fytyrë. “Ju punoni me një grup të veçantë të fëmijëve, nuk…

Lexo më Shumë

Fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian kërkon që ne të intensifikojmë aktivitetet për të forcuar sundimin e ligjit dhe sigurinë ligjore përmes reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit.  Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive, në veçanti të shprehive të gabuara si dhe të paragjykimeve. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË…

Lexo më Shumë

Në vend të denoncimit e kërcënimeve nga të burgosurit, policët e Burgut në Idrizovë, preferojnë ta mbyllin çështjen pa denoncime. Marrin pushime mjekësore derisa të zbehet problemi. Të rrezikuar janë edhe familjarët e tyre. Drejtori i burgut,  Zoran Jovanovski sqaron situatën brenda këtij institucioni. Policët e burgut në Idrizovë pranojnë vazhdimisht kërcënime nga të burgosurit në këtë institucion, ndërsa ka shumë raste kur kërcënimet nuk raportohen nga ana e tyre. Në vend të kallëzimit, një pjesë e madhe e policëve të burgut preferojnë të marrin pushime mjekësore e të mos vijnë në punë. Kështu konstatoi në jë intervistë për Makfaks,…

Lexo më Shumë

Presidenti serb mori pjesë në hapjen e seksionit nga Pojata në Makreshan, i cili është pjesë e Korridorit Moravian, i cili lidh perëndimin me lindjen e Serbisë. Anëtarët e qeverisë serbe udhëtuan me autobus panoramik në pjesën prej 16.8 kilometrash dhe në hapjen e autostradës mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Vuçiq në fillim të fjalës së tij theksoi se kjo është një ditë e madhe për Serbinë. – Sot është një ditë e madhe për ne, edhe kur koha kalon shpejt dhe do të thotë shumë, kur kjo bëhet vetëm një në një sërë ngjarjesh të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë do t’i rikthehet edhe njëherë përpjekjeve për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të zbatuar rekomandimet që vijnë nga organizatat ndërkombëtare. Në drejtim të kësaj, më 3 Maj pritet të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për Reforma Zgjedhore, të formuar nga Ministria e Drejtësisë. Në prag të kësaj seance, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski propozon që vendi të ketë një njësi zgjedhore. “Nuk ka nevojë për nacionalizëm, nuk ka nevojë do të thosha për irredentizëm, çdo qytetarë është i njëjtë para Kushtetutës dhe ata që votojnë në Tetovë dhe Gostivar duhet të jenë të barabartë…

Lexo më Shumë

Akademiku i të drejtës penale, Vllado Kambovski në një bisedë telefonike për Alsat, duke komentuar zhvillimet brenda Këshillit Gjyqësorë dhe tentativën për shkarkimin e kryetares, Vesna Dameva tha shkurt se: “për momentin nuk ka çfarë të bisedohet më tepër. U pa gjithçka dhe tani radhën e ka Prokuroria Publike e cila duhet të vërteton nëse ka elemente të veprës penale “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe të procedon ndaj një ose më shumë personave”. Kambovski duke theksuar nevojën e intervenimit urgjent të organit të akuzës tha se një praktikë e tillë nesër mund të ndodh në çdo institucion tjetër shtetëror, në…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i cili së bashku me disa deputetë të tjerë me certifikata sigurie kërkuan mbikëqyrje në marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, sot deklaroi se kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”. “Së pari, dua të them se sipas Kushtetutës dhe ligjit për informacion të klasifikuar, deputetët që posedojnë certifikatë sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument ‘sekret shtetëror’, dhe jo disa ministra të qeverisë t’i rishpjegojnë ato dokumente në Kuvend. Qasja është që të keni dokumentin dhe marrëveshjen në dorë, ta analizoni dhe të dini se cilat janë klauzolat e mira dhe të…

Lexo më Shumë

Drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët-Kozle në Shkup për herë të parë në histori udhëhiqet nga një kirurg i dëshmuar shqiptar i specializuar për kirurgji të fëmijëve. Kirurgu i njohur dr.Jetmir Ziberi nga Tetova që përmes operacioneve kirurgjike ka shpëtuar me mijëra fëmij nga dita e sotme është në krye të këtij institucioni të rëndësishëm që trajton me mijëra fëmij gjatë vitit, sidomos me sëmundje të mushkërive. Dr.Ziberin e presin prioritete të larta për të rritur kualitetin e shëbimeve shëndetësore, organizimin më të mirë të stafit mjekësor dhe para se gjithash pacientët të marin shërbimin e shpejt…

Lexo më Shumë