Author: Jeta almakos

QYTETARËT: “KJO ËSHTË JETË E JO NË PANDEMI QË NUK ISHIM TË LIRË” Edhe një fundjavë e zgjatur boshatis Shkupin. Shumë pak qytetarë në këtë të diel para 1 Majit, njofton KlanM. Por, gjatë 1 Majit, si zakonisht, dikush do të protestojë, kurse të tjerët do t`u drejtohen qendrave rekreative për piknikun tradicional për 1 Majin. Duket se në Parkun e Sarajit, tashmë ka nis kjo atmosferë festive. Po bëhen parapërgatitje për ditën e nesërme. Qytetarët, sic percjell KlanM,  thonë tashmë është viti i dytë që Parku i Sarajit pritet të mbushet me vizitorë. Ata nuk harrojnë vitin 2020 dhe…

Lexo më Shumë

Flamuri që e mban në ballë të shtëpisë thotë se i jep lavdinë. Por, vetëm kjo i ka mbet, veteranit të UÇK-së Nusret Bekteshi, i cili në betejën e Haraçinës, në vitin 2001, mezi mbeti i gjallë dhe tani jeton me 80% invaliditet. 45 vjeçari thotë se sakrifikoi për një jetë më të mirë të të gjithëve, por që tani ndihet i lënë pas dore nga të gjithë. Pagën që merr nga puna, të cilën e bënë në këtë gjendje shëndetësore mezi e përthekon muajin, madje thotë se askush nga bashkëpartiakët e tij të BDI-së, nuk i hap derën për…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar katër shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Sudani, që është i pushtuar nga konfliktet ushtarake. “Evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën është shprehur mirënjohje. “Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin e Jeddah të Arabisë Saudite. Ambasada jonë në Abu Dhabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje, në drejtim të kthimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës,…

Lexo më Shumë

MBETURINAT “MIRËSEARDHJA” NË HYRJE TË FSHATIT LLASKARCË Me të hyrë në fshat mbeturinat janë “përshëndetja” fillestare. Dyert e shtëpive të mbyllura gjersa fshati Llaskarcë po boshatiset. Baca Beqir Alimi ka mbetur këtu vetëm me një djal, dy të tjerët kanë ikur nga shteti. Mungesa e kanalizimit dhe ujit ka bërë që banorët e fshatit të largohen thotë ai. “Kushte të këqija këtu. Nuk ka bereqet. As ujë nuk ka. Ende me bunar. Aty latë nuk kanë as ku t’i lajnë teshat. Uji është i kuq. Të gjithë kanë ikur jasht. Të gjithë kanë ikur jashtë shtetit, edhe fëmijët në klasa…

Lexo më Shumë

Funksionarët e cilësojnë veten si elitë, ndërsa nuk mendojnë aspak për popullin. Kështu thonë qytetarët e revoltuar për pagat e zyrtarëve, të cilat nga ky muaj pritet të jenë shumë më të larta bazuar në vendimin e Kushtetueses. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se rritja nuk duhej të lejohej. “Nuk duhet të lejohet, duhet që kjo gjë ligjërisht të ndalohet, pasi që nuk e kanë merituar…Kjo është normale, kur në shtet nuk funksion asgjë, atëherë funksionarë shohin se si të sigurojnë sa më shumë të ardhura për vete derisa janë në funksion, për popullin nuk gajlosen fare”. “Pikë së…

Lexo më Shumë

“TË INSISTOHET PËR EKSTRADIMIN ZYRTAR TË GRUEVSKIT NGA BUDAPESTI” Instituti Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe lindjes së afërm me seli në Lubjanë të Sllovenisë “IFIMES” ka përgatitur një analizë për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, sic thuhet, në prag të sulmit më të madh të sigurisë dhe kundërzbulimit në këtë vend, njofton KlanM. Operacioni sekret kundërzbulues “Kërcimi i kalit” që është duke u zhvilluar, e që koordinohet nga Budapesti, ende paraqet kërcënim të madh për sigurinë – shkruan “Ifimes”. Sipas tyre, sic percjell KlanM, qëllimi kryesor I operacionit është rrëzimi I qeverisë aktuale dhe kthimi I ish-Kryeministrit, Nikola…

Lexo më Shumë

“SHQYRTIMI I PËRGJEGJËSISË SË BEXHETIT NJË NDËR ARSYET PËR ZËNKAT NË KËSHILLIN GJYQËSOR” Ish gjykatësja supreme, Vera Koco duke komentuar zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, tha se ajo që ka ndodhur është mosrespektim i ligjit dhe mungesë e normave morale, percjell KlanM. Në një intervistë për REL, ajo theksoi se, ambasadorja amerikane ka reaguar me të drejtë për Gjykatë e Apelit, ndërsa arsyetimi i kësaj të fundit nuk qëndron. Sipas saj, paralajmërimi se ky këshill, do të vendosë në rend dite përgjegjësinë e gjykatësit nga Apeli, Enver Bexheti, i cili ka mbajtur nëntë muaj në sirtar lëndën e ish…

Lexo më Shumë

Drejtori i NP Parqe dhe Gjelbrime, Zuhejr Rexhepi i cili ishte zgjedhur para pak kohësh në këtë post, ai sot përmes rrjetit social facebook njofton se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti drejtor i NP Parqe dhe Gjelbrime Shkup, sipas tij për arsye shëndetësore, përcjellë Klan M. Ja postimi i plotë: ”Për shkaqe shëndetësore sot parashtrova dorëheqje nga funkcioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime. E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësinë e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion. Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme” – shkruan Rexhepi. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Letra e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler duhet lexuar si paralajmërim për tërheqje të mundshme të SHBA-ve nga mbështetja e reformave mbi sundimin e ligjit dhe transparencën gjyqësore. Ekspertët vlerësojnë se Aggeler në letrën dërguar Gjykatës se Apelit dhe institucioneve tjera ishte më e drejtpërdrejtë se asnjëherë dhe se ka qenë e detyruar të dalë edhe nga fjalori diplomatik, me qëllim që të alarmon situatën në mënyrën e duhur. “Po vërehet një frustrim dhe dëshpërim tek bashkësia ndërkombëtare mbi zhvillimet në gjyqësor. Kjo buron nga mos ndërmarrja e hapave të duhur dhe në përputhje me ligjin për zgjidhjen…

Lexo më Shumë

GRUBI SFIDON VMRO-DPMNE-në: NËSE S`KA PENALITETE TË LARGOHET BLLOKIMI I LIGJEVE! Në Serbi është hapur, pjesa e parë, e të ashtuquajturit Korridori i Moravës me gjatësi 16.8 kilometra. Autoritetet serbe, sic njofton KlanM, thonë se në autostradën e këtij Korridori do të ketë rrjet 4G dhe 5G kurse shpejtësia maksimale do të jetë 130 kilometra në orë. Sipas Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ketë punë shtesë ndërtimore rreth kësaj autostrade, pasi sipas tij, mbikqyrësit e kompanisë “Behtel&Enka” e kanë bërë punën siç duhet. Ndërtimi I këtij Korridori në Serbi, është bërë temë e përplasjeve politike pozitë – opozitë,…

Lexo më Shumë

LSDM ME “KRAH PËR KRAH ME POPULLIN”, VMRO-ja “KJO ËSHTË MAQEDONIA PËR TË GJITHË” VMRO-DPMNE ka zbarkuar në terren në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Fushatë në terren është duke zbatuar edhe LSDM-ja, me moton “Krah për krah me popullin”, njofton KlanM. Nga kjo fundjavë, VMRO-DPMNE-ja nisi me aksionin “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Fushata do të zgjasë deri më 17 Qershor, në ditëlindjen e VMRO-DPMNE-së. Sic thonë nga VMRO-DPMNE-ja këtë fundjavë vizitohen 100 vendbanime ku realizohen takime me qytetarët. Qëllimi i kësaj fushate, sic percjell KlanM komunikatën nga VMRO-DPMNE, është që të bashkohen njerëzit…

Lexo më Shumë

Afaristi Lazim Destani është duke marrë pjesë në një vizitë pune në Bursa të Turqisë, ku është takuar edhe me afaristë shqiparë ë këtë qytet. Në fjalën e tij Destani theksoi rëndësinë e këtij organizimi për bizneset shqiptare atje, teksa tha se Shoqata e Bizneseve Shqiptare që është formuar vetëm disa muaj më parë ishte tejet kontributdhënëse për komunitetin. “Te afaristët shqiptarë të Bursës unë pashë një organizim shumë të mirë sado që Shoqata e Bizneseve Shqiptare atje ishte themeluar vetëm disa muaj më parë. Ata kishin vullnet të madh bashkëpunimi mes vete ndërsa e potencova se ky takim i…

Lexo më Shumë