Ministrisë i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar rreth gjendjes shëndetsore të të burgosurit Musadik Pajaziti, për të cilën Lloga ka kontaktuar drejtorinë e burgut në Shutkë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet ekzaminim në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Gjithashtu jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë prej nga na njoftuan se janë organizuar që Pajazitit t’i jepet trajtimi i nevojshëm mjekësor. “Duam të njoftojmë familjarët dhe mbarë opinionin se rastin do ta mbikëqyrim në vazhdimësi dhe urojmë që z. Pajaziti të shërohet sa më…
Author: Jeta almakos
Vendimi i shtatë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët më 26 prill votuan për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva, nuk është dërguar për publikim në Gazetën Zyrtare. Nga ky institucion thanë shkurt se një njoftim të tillë nuk ka, ndërsa Alsat mëson se për një veprim të tillë ligjor këshilli nuk ka bërë as pagesat e nevojshme që çojnë në publikimin e vendimit. Gazeta Zyrtare nuk ka të drejtë që në kuadër të kompetencave ligjore të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit, përkatësisht vlerësimin nëse i njëjti me 7 vota “për” ka fuqi juridike dhe mund të procedohet apo jo. Ligji për…
Vonesa në punë e në shkollë, humbje terminësh në mjek e shumë raste të anuluara. Këto janë pasojat që për çdo ditë po i vuajnë banorët e Shkupit për shkak të kaosit në trafik si rezultat i mungesës së autobusëve privatë. Banorët shprehen të revoltuar për pritjet e gjata që bëjnë nga 30 e deri në 50 minuta. “20 deri në 30 minuta kalojnë e autobus nuk ka, çka është problemi nuk e di. Shumë njerëz, tash sa shkoj autobusi, plot ishte, po e presim tjetrin. Nuk mundesh me hy, ku me hy, veç me u shty”, u shpreh një…
Para pak çastesh në Saraj është kapluar nga flakët një veturë e tipit “Citroen” përcjellë Klan M, ku sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar. Shkaqet se si erdhi deri te zjarri ende nuk dihen. Zjarrfikësit janë në teren dhe kanë lokalizuar zjarrin. /KlanMacedonia/
Edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të ketë pagë më të lartë këtë muaj. Sipas përllogaritjeve të kabinetit të presidentit Pendarovski, rritja e pagës do të jetë për 72.156 denarë më shumë se paga që e ka pasur 93.356 denarë. Paga e pendarovskit është 254.025 denarë bruto. “Nuk ka bazë ligjore për të kthyer mjetet në buxhetin e shtetit. Sa i përket dallimit mes pagës së vjetër dhe asaj të re, presidenti Pendarovski do ta dhurojë atë për qëllime humanitare për kategoritë sociale të bashkëqytetarëve tanë”, thonë nga kabineti i Presidentit. Ata shtojnë se sa i përket rritjes së…
Vetëm një ditë para fillimit me punë të grupit të Ministrisë së Drejtësisë që do të hartojë Kod të ri Zgjedhor, dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe VMRO-DPMNE, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, VMRO nuk do të marrë pjesë në grupin e punës. Opozita tha se koalicioni qeverisës duhet së pari të ketë qëndrim të përbashkët, pasi LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kishin pikëpamje të kundërta mbi çështjen një njësie zgjedhore. “VMRO-DPMNE pranon model zgjedhor me një njësi zgjedhore, sepse kjo do të sjellë barazi të votës në çdo komunë dhe…
Alternativa do të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Nga partia e Afrim Gashit thonë për Alsat se të mërkurën do të diskutohet për konkretizimin e bashkëpunimit. Sipas tyre si fillim do të bashkëpunohet në Kuvend, ndërsa më pas edhe jashtë ligjvënësit. “Do të mblidhet Kryesia Qendrore e Alternativës dhe do të diskutojë për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë në kuadër të Parlamentit”, njoftojnë nga Alternativa. Nga Lëvizja Besa pranojnë se ka komunikim mes subjekteve dhe se janë afruar qëndrimet për bashkëpunim në zgjedhjet…
Pa paralajmërim, pa treguar arsyen dhe datën e seancës së radhës dështoi përpjekja e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit Gjyqësor, një javë pasi në mënyrë kontestuese u shkarkua Vesna Dameva nga posti i saj, me arsyetimin e prishjes së marrëdhënieve ndër njerëzore. “Këshilli Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut njofton se seanca e 439-të e cila ishte caktuar për më 02.05.202 (e Martë) në ora 11:00 anulohet. Për ditën e mbajtjes së seancës do të ju njoftojmë përmes një kumtese tjetër”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor. De-fakto Këshilli Gjyqësor aktualisht është i ndarë në dy taborë. Shtatë anëtarët…
Kompania “Alkaloid” është punëdhënësi më atraktiv, gjegjësisht kompania më e dëshirueshme në vend, për të punuar, sipas anketës së ueb portalit të Agjencisë për Ndërmjetësim për Punësim “Vrabotovanje.com. Në anketën publike të realizuar në periudhën 26.5.2022 deri më 19.6.2022, rreth 41% nga gjithsej 1,468 të anketuar janë përgjigjur se do të donin të punonin në “Alkaloid”. Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të “Alkaloid”, z. Zhivko Mukaetov.
Hapja e tunelit në burgun e Idrizovës muaj më parë nga tetë të burgosur me vepra të rënda penale, të cilët kishin për qëllim arratisjen nga ky burg, i ka kushtuar më shumti disa të punësuar në këtë burg, pasi tani më janë larguan nga puna. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski,për “Makfax”. Drejtori Jovanovski, nuk ka shpalosur më shumë detaje se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar nga puna. Sipas tij, një gjë e tillë do të zbulohet pasi të dorëzohet akti prokuror. ZORAN JOVANOVSKI, DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS “Ka…
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski të mërkurën do të ketë vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacionin e kryesuar nga Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për politika të qeverisjes së mirë dhe Bujar Osamni, ministër i Punëve të Jashtme. Në Uashington, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Përfaqësuesin Specila të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jonathan Feiner, këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Scholl. Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, do të vizitojë…
Me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve, kryetari i ASH-së, Arben Taravari u është bashkangjitur kërkesave të punëtorëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Taravari thotë se të drejtat e punëtorëve në RMV janë larg nivelit. “Sot është dita e 1 Majit! Shfrytëzoj këtë rast, në këtë ditë të bashkohem me kërkesat për të drejta të punëtorëve kudo në botë, e veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku të drejtat ende janë larg nivelit ku duhet të jenë!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

