Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut thonë se këtë vit vetëm 2.030 persona janë pranuar për kryerjen e pelegrinazhit, respektivisht Haxhit, përcjell TV21. Nga BFI shtojnë se të interesuar kanë qenë mbi 3000 persona, ndërkaq theksojnë se çmimi për këtë vit ka qenë 6.550 euro, pasi sipas tyre, për akomodim janë siguruar hotele më të mira. Në vijim, njoftimi i plot i BFI-së: NJ O F T I M Në bazë të vendimeve nga Mbledhja e fundit e Rijasetit të BFI të RMV, njoftojmë opinionin e gjerë dhe nijetlinjtë e regjistruar të Haxhit të sivjetëm, se Rijaseti i…
Author: Jeta almakos
Duke komentuar ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur kritika të ashpra, duke thënë se ngjarjet janë skena të pakëndshme që nuk janë parë më parë dhe që hedhin njollë të errët në vendin tonë. Jo rastësisht edhe bashkësia ndërkombëtare ka pasur reagime këto ditë për gjendjen në gjyqësor, theksoi Pendarovski. “Kanë ndodhur skena të pakëndshme, nuk mbaj mend që në Maqedoni të kemi pasur skena kaq të pakëndshme që kanë të bëjnë me sferën që edhe ashtu me të drejtë kritikohet ashpër dhe nga ku fatkeqësisht na vijnë më së shumti lajme negative. Pra, ishte një situatë,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë fjalimit në OKB tha se vendi ynë gjatë historisë ka marrë vendime të vështira dhe është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura. “Përmes kulturës së dialogut të hapur, Maqedonia e Veriut 30 vjet pas pavarësisë është një vend shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura si në vend ashtu edhe me fqinjët e saj. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi marrë shumë vendime të vështira. Vendime të vështira, por vizionare dhe të guximshme, të cilat na mundësuan sot të jemi vend anëtar i NATO-s dhe të kemi filluar negociatat me…
Duke folur për ndryshimet kushtetuese, analisti politik, Fejzi Hajdari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se shpreson se me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të ndodh edhe heqja e 20% dhe zëvendësimin me fjalën gjuha shqipe. “Nuk ka popull në rajon, që me një kategori kushtetuese të tillë ofendues 20%, duron këtë formulim kushtetues. E tha edhe presidentja e Kosovës këtë”, deklaroi Hajdari. Sa i përket zhvillimeve në kampin politik shqiptare, Hajdari tha se në momentin kur qeveria e ofron “karemin” thënë figurativisht, partitë politike ndryshojnë. Ai tha se Aleanca për Shqiptarët para disa muajve ishte e zëshme në opozitë,…
Botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se gjendja e medieve në Maqedoninë e Veriut është jo normale. Ai tha se mungojnë iniciativat për tu përmirësuar gjendja e medieve dhe statusi i tyre. “Ju e shihni nëpër debate se keni analistë të cilët dihet mirëfilli se janë pjesë e listave të ndryshme të partive të caktume, bizneseve të caktuar, flas të oligarkëve të cilat për interesa partiake dhe të ndryshme janë gjendje të paguajnë njerëz të caktuar, respektivisht analistë të cilët deshtëm apo nuk deshëm e krijojnë opinionin, për shkak se gjatë 24 orëve ti…
Presidentit i fryhet xhepi edhe 1,200 euro më shumë për punën e njëjtë që bën. Stevo Pendarovski tregoi se pagën me rritje e mori sot, por jo me insistimin e tij. Duke iu falënderuar një shfuqizimi të nenit nga Gjykata Kushtetuese, rritje drastike të pagave prej 78% pati për shumë funksionarë të shtetit. Hise i ra që kreu i shtetit të jetë më transparent duke publikuar pagën. “Me të rejën 165 mijë, me të vjetrën 93 mijë, këtë e publikuan të gjitha mediat”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së. Pagat e prillit, brenda kësaj jave do të marrin për rreth…
Policia bëri të ditur se është konfiskuar 150 kilogramë drogë narkotike marihuanë me vlerë prej rreth 400.000 eurove. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 4 persona, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Skupi” ku janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit. “Janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit edhe atë Ford Galaxy e drejtuar nga B.Z (44), i cili ka pasur rolin e ‘pastrusit’, Peugeot Expert, e drejtuar nga R.Z (49) ku bashkëudhëtare ka qenë bashkëshortja e tij Xh.Z (45), ndërsa automjeti BMW është drejtuar nga djali i tij, I.Z (19) të gjithë nga Shkupi”, sqarojnë…
Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk e ka parë marrëveshjen me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Tha se po e pret debatin në Kuvend për marrëveshjen pas çka do të kërkojë që ta shohë të njëjtën. “Nuk e kam parë, e dini se është bërë deklasifikim i pjesshëm për deputetët të cilët kanë certifikatë sigurie, do të thotë se unë nuk e kam parë në formë origjinale. Së pari dua ta shoh debatin në Kuvend, punën në Komision dhe të shohim se cilat pyetjet do të rrjedhin nga debati, edhe pse e dini qëndrimin tim,…
Publicisti Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen t’i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”. Deklaroi se akuzat e VMRO-së në adresë të zëvendëskryeministrit të parë nuk duhet të vehen fare në peshojë, sepse siç deklaron në to nuk ka fakte dhe janë të pa baza. Nikollovski thotë se deputetët e VMRO-së nuk kanë të drejtë nga foltorja të hedhin akuza të tilla dhe të luajnë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit. Shton se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin dhe…
Dhjetëra qytetarë turq janë mbledhur para Qendrës Urgjente në Kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup, informon Klan Maqedoni. Arsyeja e grumbullimit, siç raportohet nga terreni, është humbja e jetës së një punëtori ndërtimtarie nga Turqia, i cili kishte punuar në një objekt në Shkup. Forca policore, duke përfshirë edhe njësinë speciale janë të pranishëm, duke mbrojtur dyert e Urgjencës, informon KlanM. Mësohet se i ndjeri ka rënë nga lartësia në objektin ku ka punuar, ndërsa thuhet se ka qenë në moshë të re. Një pjesë e të pranishmëve janë larguar, pasi viktima është dërguar në morgun e klinikës./KlanMacedonia
Për Bashkimin Evropian, siç thashë, shteti i së drejtës është thelbësor dhe nëse keni një gjyqësor të komprometuar do të ndikojë në të ardhmen në përpjekjet për të konsoliduar demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi të përparuar dhe të zhvilluar, tha ambasadori evropian David Geer, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne po ndjekim seriozisht dhe me vëmendje zhvillimet në drejtësi. Nuk do të hyj në detajet e Këshillit Gjyqësor, nuk jam i njohur me diskutimet e tyre dhe nuk do të ishte e udhës të bëja një gjë të tillë, por do të thosha, Këshilli Gjyqësor është një organ shumë i…
Një aksion i madh policor është kryer pasditen e sotme rreth orës 16 në kryqëzimin e rrugëve “Sllovenasja” dhe “Skupi” menjëherë pas hotelit Aleksandër Palace në Shkup. Siç bëhet e ditur, disa persona janë arrestuar dhe jozyrtarisht bëhet fjalë për aksion të gjerë në lidhje me trafikun e drogës dhe lëndëve narkotike. MPB pritet që të jap detaje lidhur me këtë aksion policor. (INA)

