Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkaktoi një varg reagimesh në opinion. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska për “TV21”. tha se ajo që po ndodh duket si një tregti e rëndë influencash. “Ne u bëmë thirrje edhe institucioneve tjera të cilat propozojnë anëtarë për Këshillin Gjyqësor që të dalin me reagim Ajo shtoi se priste një reagim edhe nga Kuvendi.
Author: Jeta almakos
Diplomacia e Maqedonisë nuk ekziston dhe reduktohet në garë të individëve me dëshirë për ambasadorë ku më me rëndësi është se egoja e kujt do të përmbushet, në vend se të zgjidhet ndonjë problem shtetëror. Atje në MPJ bëhen aranzhmane personale, por jo edhe diplomaci. Prandaj janë edhe disfatat dhe turpet, theksoi në tribunën e sotme me temë “Politika e jashtme”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Para anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së në Manastir, Mickoski përsëriti se nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese në përbërjen aktuale të Kuvendit. Duke përkujtuar për gjendjet aktuale shoqërore-politike në vend, Mickoski tha se…
Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë në Beograd. Ndër njerëzit në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiq. Në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet festivali “Mirdita, dobar dan” që ka nisur sot. Ndryshe dje 13 vjeçari vrau 9 persona.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetar, i cili i bëri një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive. Sipas mediave serbe, pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiçit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur. Si rezultat, edhe pamjet tanimë janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. “Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari…
Megjithëse për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër shtetërore, “Makedonija pat”, Ejup Rustemi si drejtor i Rugëve shtetërore tregon se ata janë të detyruar të ndërhyjnë për shkak se kompania në fjalë nuk po e bën detyrën. Ai tha se kanë përfunduar procedurat për rehabilitimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe anasjelltas dhe brenda pak ditëve do të fillojnë punimet, ndërsa paralajmëroi se brenda një muaji do të fillojë edhe rehabilitimi i autostradës Shkup – Kumanovë. “NP ‘Rrugët Shtetërore’ për çdo vit lidh kontratë me ndërmarrjen tjetër publike që është e obliguar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve shtetërore…
Shkruan: Ardian Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së
Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje të pagave sikurse për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët nga muaji prill nisën t’i marrin ato me rritje prej 78 përqind, ose nga 1.000 deri më 1.200 euro, transmeton Radio Evropa e Lirë. Bëhet fjalë për rreth një mijë funksionarë të lartë dhe rreth një mijë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave, ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, pranoi se paga e tij është rritur për 1.200 euro, pra…
Presidenti Stevo Pendarovski refuzoi kërkesat për falje të ish-kryetares së PSP-së, Katica Janeva, ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski dhe biznesmenit Sead Koçan. Të tre janë në burg duke vuajtur dënime shumëvjeçare për krime të ndryshme. Janeva dhe Pançevski për herë të parë dorëzuan kërkesë për falje nga kreu i shtetit, ndërsa Sead Koçan edhe në vitin 2021 kishte tentuar ta falej, kërkesa e dytë e tij sërish pa sukses. /Alsat.mk
Komuna e Tetovës njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e tyre për dëmshpërblimin e qytetarëve të cilët pësuan dëme gjatë vërshimeve në vitin 2022. “Informojmë opinionin se Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare i formuar nga qeveria nuk e ka marrë aspak parasysh raportin e komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e vitit 2022, edhe përkundër faktit se qeveria e ka për obligim ligjor që të ndihmojë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ne konsiderojmë se ky vendim i qeverisë për të mos ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet ka prapavijë politike…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmiri Mexhiti, i ftuar në emisionin ka folur në emisionin 10Minta tha se janë paraparë edhe ndërtimin e disa qendrave shtesë nëpër qytete tjera, përveç asaj qendrores në Shkup, që do të lidhen me atë të Shkupit.
Mirëmbajtja e autostradave nuk është në nivelin e duhur dhe kjo ndikon në sigurinë e komunikacionit. Kështu konstatoi në Klan Debat dretjori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe rrugë më të sigurta dhe të mirëbajtura sepse vet i paguajnë harxhimet përmes pikëpagesave rrugore. Për këtë qëllim, sipas Rustemit, ndërmarrja që ai drejton ka angazhuar edhe kompani tjera private përmes prokurimeve publike. “Është e vërtetë se në këtë mënyrë ne nuk kemi siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk po mirëmbahen ashtu si duhet”, pranon Rustemi. Ai shtoi se nga sot do…
Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nesër do të mbahet takim me profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike nga i cili pritet të dalin konkludime të cilat do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për zhvillim të drejtë të të rinjve. Në kumtesën që sot MASH-i ua dërgoi mediumeve ceket se ndërtimi i gjeneratave të reja është obligim i tërë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve. “Sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale.…

