Author: Jeta almakos

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare se sa armë ilegale ka në rajonin e Pollogut, nga aktiviteti i policisë dhe sasia e armëve pa leje të zbuluara, mund të thuhet se janë të shumta. Vitin e kaluar, me armë pa leje janë kapur 22 persona, ndërsa në 4 muajt e kaluar janë kapur 5 persona, transmeton Portalb.mk. “Në katër muajt e kaluar të këtij viti janë regjistruar 6 vepra të tilla penale, në të cilat janë përfshirë 5 persona, të cilët janë përfshirë me 3 kallëzime penale. Atyre janë gjetur dhe konfiskuar: 3 pistoleta, 1 pushkë gjuetie, 1 bombë dore…

Lexo më Shumë

Para 15 vitesh, kur u hap fakulteti i drejtësisë i disperzuar në Kërçovë kishte 500 student të regjistruar në vit, e sot numri i studentëve ka rënë në rreth 100. Situata është e njëjtë thuajse në të gjitha qytet ku ka fakultete ose degë të disperzuara fakultetesh. Profesor doktor Svetllana Vejlanoska thotë se së fundi ka filluar të rritet interesimi për të ndjekur studimet Master dhe doktor të shkencash. Këtë vit diplomojnë 65 studentë dhe 35 magjistra të drejtësisë. “Tre ose katër vitet e fundit numri i studentëve në ciklin e parë ka rënë në 100 student në gjeneratë d.m.th.…

Lexo më Shumë

-Urgjentisht duhet bllokuar se dolën mendsh rinia po edhe më të moshuarit. Po të ishte për të mirë s’do ta kishim përdorur! -Ky është një vendim shumë i mirë! -Urgjent! Më mirë vonë sesa kurrë. -Mos! Më parë kërkonin rrugëve, tash kërkojnë prej në TikTok. Do t’ua merrni bukë! -Unë s’jam i pajtimit me ndalu TikTok-un për shkak se nuk do të kishim ditur numrin e budallenjve për ndryshe! Këto janë vetëm disa komentet nga fotolajmi që TV21 publikoi me pyetjen nëse qytetarët janë për apo kundër ndalimit të TikTok-ut në Maqedoninë e Veriut. Janë mbi 1 mijë komente, e…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Gjatë qëndrimit tim të fundit në Tiranë edhe nuk flitej gjithaq për zgjedhjet e 14 majit sa për dëshpërimin që ka pllakosur mëmëdheun dhe për shpresën dhe vullnetin rinor që e ka braktisur atë. Dhe përderisa me miqtë e mi e rikujtojmë të djeshmen kur donim që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e partizimit, sot na ngulfat e vërteta se edhe tridhjetë vite pas rënies së komunizmit, ajo nuk shkoi më larg se të bëhet vend i përshtatshëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen Kryeministrit, por i pabanueshëm për ata që e kanë dhe që duan…

Lexo më Shumë

GERB, Partia e ish-Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka paralajmëruar se do t`i njoftojë partnerët everopian si dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, se policia kufitare e Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar hyrjen në vend të Eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev dhe katër shtetasve tjerë të Bullgarisë, njofton KlanM. Sipas GERB bëhet fjalë për masa të palejueshme të autoriteteve të Shkupit. “Në Shëngjergj, kur po kërkujtojmë ushtarët e vrarë për atdheun tonë, autoritetet e RMV-së bënë aktin e paparë dhe nuk lejuan hyrjen e Shefit të GERB në Parlamentin Evropian. Masat e këtilla të palejueshme si dhe të gjitha veprimet kundër…

Lexo më Shumë

“NGRIJNË” PACIENTËT NË QENDRËN PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM NË KOZLE Shkoi për t`u trajtuar në Qendrën për terapi fizikale dhe rehabilitim por doli i sëmurë. Kjo pasi sipas tij në spitalin nuk ka pasur ngrohje. Kështu për Klan Maqedoni, rrëfen njëri prej pacientëve të shtrirë në këtë spital i cili deshi të mbetet anonim. “Dritaret nuk mbyllen, ngrohje nuk ka, kot që i bëjmë këto terapi veçanarisht për sëmundjen që e kemi. Turp është që në këtë shekull na dërgojnë aty për rehabilitim nga ana tjetër merr një sëmundje tjetër” E kështu nuk është për të punësuarit e këtij…

Lexo më Shumë

“Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës” ishte motoja me të cilën Shoqata e dermatovenerologëve në Maqedoninë e Veriut organizoi ekzaminime falas për qytetarët. Kryetari i kësaj shoqate Andrej Petrov tha se përdorimi i metodës dermoskopike me të cilën kontrollohen nishanet dhe ndryshimet tjera të lëkurës, për 60% është përmirësuar zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës duke theksuar kështu nevojën për zbulimin e hershëm të këtij lloji të kancerit. “Kontrollet më masive bëhen në institucione. Unë mund të ndajë me ju një shembull personal ku vetëm këtë vit pesë persona me melanoma in-situ që në shumë stade…

Lexo më Shumë

Çdo ditë si kërpudha nëpër qytete mbijnë pikat ku mund të merren kredi të shpejta vetëm me dokument identifikimi.Mijëra qytetarë, për shkak të lehtësisë së marrjes së parave, janë zhytur deri në fyt në borxhe për shkak të këtyre kredive. A e dini se si ndodh kjo? TV21 xhiroi tre filiale të ndryshme për të parë se cilat janë kushtet. Edhe pse thonë se janë me 0% kamatë, nëse e vonon kredinë 7 ditë, duhet të paguash shuma marramendëse e deri në përmbarues. Gazetarja: Nëse marr më shumë p.sh. 30 mijë denarë? -Atëherë ka kamatë. Gazetarja: Si shkon me kamatën…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se në adresën elektronike [email protected] dhe [email protected], gjatë dy ditëve të fundit kanë arritur dhjetëra porosi. Sipas MASH, disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, ndërsa ka edhe ish-profesorë, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore. “Ministria tashmë është duke përgatitur protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësimdhënësve, lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në mjedisin shkollor. Në konsultim me komunitetin e ekspertëve, do të përforcojmë më tej programet parandaluese për të luftuar bullizmin, duke promovuar dialogun dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri propozon një vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë për nxënësit në rrjetet sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke zhvilluar protokolle që madje do të ndalojnë përdorimin e tyre në shkolla. Masa vjen pas të shtënave masive në Beograd dhe në afërsi të Mlladenovacit në Serbi, në të cilat u vranë gjithsej 17 persona. Duke marrë parasysh që ato nuk duhet të përdoren në mjedise shkollore, Ministria e Arsimit dhe Kulturës tashmë po harton protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësuesve, si do të minimizoheshin ato rreziqe dhe përdorimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për ekstradimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të ekstradimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Lloga është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë. Radio Evropa e Lirë: Zoti ministër, sikurse ambasadori i Bashkimit…

Lexo më Shumë