Në vend që t’i pengojnë gjykatësit të cilët përmes veprimeve kanë shkatërruar reputacionin e gjyqësorit në vend duke mundësuar vjetërsimin e lëndëve të profilit të lartë dhe të vendosë në rend të ditës shkarkimin e tyre, kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, në seancën e parë të udhëhequr nga ai, i penguan kamerat e mediave dhe vendosi për largimin e tyre nga salla. “Opinioni do të jetë prezent, por mendoj që kamerat është e mjaftueshme të incizojnë pjesën hyrëse ndërsa më pas nuk ka nevojë. Kushtet janë të tilla, konsiderojmë se kjo nuk është jo-transparencë, por që të…
Author: Jeta almakos
Shenjat e plumbave në shtëpitë, dëshmi e ngjarjeve tronditëse “Ende i kemi para syve, ende e kemi trishtimin dhe nuk harrohet” Zejnullahu edhe sot pas 8 vitesh kujton ditën e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. E në shtëpinë e tij ende janë shenjat e plumbave të asaj ditë, njofton KlanM. ”Unë erdha që të marr dokumentet, dhe me ndaluan policia dhe me mbështetën në mure dhe kanë qenë duke me vra. 2:28 erdhi djali të me kërkoje se jam vonuar edhe atë e morën dhe e mbështetën në mure, gjysmë orë derisa u deshtë të hyj në…
Një nxënëse e shkollës fillore ka përgatitur listë për “likuidimin” e shokëve të klasës. Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një filloriste ka krijuar një listë për kërcënim me emrat e shokëve te klasës. Nga atje thonë se kanë njoftuar Qendrën për Çështje Sociale dhe prokurorin publik, dhe se po punohet për zbardhjen e rastit. MPB “Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, se në shkollën fillore në zonën e Qendrës, një…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese në grupin e punës, në mënyrë që këtë muaj t’i diskutojnë dhe t’i dërgojnë në Kuvend. “Pres sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve në pyetje prej disa ditëve apo javëve në mënyrë që këtë muaj t’i shohim amendamentet në opinion, t’i diskutojmë dhe më tutje t’i dërgojmë në Kuvend. Unë pres ta arrijmë afatin në nëntor, por ajo dinamikë varet nga ajo se si Kuvendi do ta parashtrojë kalendarin e ndryshimeve kushtetuese, por konsideroj se ajo procedurë duhet të…
Dy vajza nga Strumica sot janë zhdukur në Shkup. Bëhet fjalë për Antonija Jankova (12) dhe Radmilla Ivanova (14) të cilat kanë shkuar për ekskursion shkollor në Shkup. Për herë të fundit janë parë në Vero Jumbo, kurse për ato kërkohen që nga ora 16:00. “Kërkojmë ndihmë nga të gjithë. Nëse dikush i sheh, le të paraqitet në polici. Vajzat janë shoqe dhe vinë nga i njëjti fshat. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Telefonat i kanë të mbyllura”, thotë një familjar.
Agjencia е Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot fillon zbatimin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2023. Mbështetje për vetëpunësim – Sipërmarrje. Të gjithë personat e interesuar të papunë të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre apo të zyrtarizojnë një biznes tashmë ekzistues kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë program me të cilin do të përkrahen financiarisht deri në 307.500,00 denarë. Nëse dy persona të papunë dëshirojnë të bashkohen dhe të fillojnë biznesin e tyre ose të zyrtarizojnë biznesin ekzistues si SH.PK –…
117 milionë euro janë derdhur deri më tani në llogarinë e konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10d në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, në emisionin Top Tema në televizionin Telma. Sipas Rustemit, këto mjete janë për mobilizimin e kontraktorit. “Në të njëjtën kohë do të fillojnë punimet nga Gostivari në Bojkoçan dhe nga Gostivari në Tetovë, por edhe në Prilep – Manastir. Më pas punimet do të fillojnë nga Trebenishta në Strugë dhe nga Strugë në Qafë Thanë” – tha Rustemi. Ai shtoi se projektet e…
Kryetari i Komunës së Aerodromit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski u shpreh se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen bashkë me ato parlamentare. “Një cikël zgjedhor kushton nga 8 deri 10 milionë euro. Ne mund të ndërtojmë tre çerdhe me ato para, 3-4 shkolla fillore dhe qindra rrugë”, u shpreh Mucunski. Sipas tij, me ardhjen e OBRM-PDUKM-së në pushtet do të jetë më mirë dhe se kryetarët e komunave nuk do të diskriminohen varësisht se cila parti qëndron në pushtet lokal. “Nuk do të dënohen qytetarët e Komunës Qendër ose të Strumicë, ata janë qytetarë tanë dhe nuk duhet të…
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një postimi në “Twitter” dënoi veprimin e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi sqarim pse nuk i ka dhënë leje eurodeputetit, Andrej Kovaçev të hyjë në vend. “Dënojmë refuzimin që i është bërë eurodeputetit Andrej Kovaçev në Maqedoninë e Veriut më 6 maj. I bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë s Veriut urgjentisht ta zbardh situatën. Refuzimi për hyrje të një deputeti të Parlamentit Evropian është vendim serioze”, u shpreh Varhelyi. Më herët erdhi reagim edhe nga kryetari i Partive Evropiane Popullore, Manfred Weber. “Dënojmë në mënyrë kategorike refuzimin ndaj deputetit Andrej Kovaçev për hyrje në…
Jo vetëm të rinjtë, por edhe fëmijët masovikisht janë përdorues të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram apo edhe Tik-Tok. Këtë e pohojnë edhe fëmijët dhe të rinjtë e anketuar nga TVM-2. “Instagramin, për foto e përdori edhe Tik-Tokun, por jo aq shumë.”, – tha një djalë. “Instagrami, më pëlqen më shumë, Tik-Tokin me raste. Komunikoj me shokë, me njerëz na lidhë më shumë. Ndonjëherë publikoj edhe video.”, – u shpreh një vajzë. “Unë Tik-Tokun, shikoj vetura këso gjërash.”, – u shpreh një djalë tjetër. Prindërit e anketuar thonë se përpiqen t’i kontrollojnë fëmijët në përdorimin e rrjeteve sociale. “Patjetër.”, – tha…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se projekti për ndërtimin e korridoreve është projekti më i madh zhvillimor në Maqedoni. Sipas ministrit Penov, është mundësia më e madhe zhvillimore dhe një mundësi për Maqedoninë. “Në opinion është formuar një atmosferë që ky projekt të anulohet ose se diçka nuk është në rregull. Megjithatë ne me projekte të këtilla prej 2 miliardë euro, përveç industrisë së ndërtimit, do të lëvizin edhe shumë sektorë të tjerë”, u shpreh Penov. Ai shtoi se kompania Bechtel & Enka është e obliguar që 50% e parave t’i…
Personalitete të njohura nga Ballkani dje kanë qenë pjesëmarrës në mitingun e madh të presidentit Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Me çka përkrahjen e këtillë e kanë konsideruar si jetike edhe për mirëqenien e Ballkanit në përgjithësi, duke pasur parasysh rolin e Turqisë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë rast, në deklaratën e tij për “TimeBalkan” gjatë këtij tubimi, profesori universitar nga Shkupi dhe drejtori i ShB “Logos-A”, Adnan Ismaili mes tjerash u shpreh se Turqia është shkëndija e stabilitetit për të gjithë ne. ADNAN ISMAILI, DREJTOR I SHB “LOGOS-A” “Kemi ardhur këtu nga shtetet e Ballkanit…

