Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, më 5 maj 2023, e vizitoi Universitetin e Tetovës. Ai me këtë rast zhvilloi një takim me drejtuesit e Universitetit, Rektorin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektorin për Financa dhe Zhvillim Prof. Dr. Faton Shabani, Sekretarin e përgjithshëm Adem Beadini dhe Dekanin e Fakultetit Juridik Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Në këtë takim Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, drejtuesve të Universitetit të Tetovës ua dorëzoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për regjistrimin e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës,…
Author: Jeta almakos
CMIMET E TRANSPORTIT KOMPETENCË E MINISTRISË PËR TRANSPORT DHE LIDHJE Gjatë dy ditëve të kaluara, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes postimeve në Facebook, njoftonte se vendi ynë është lider në rajon sa I përket çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe derivateve të naftës, njofton KlanM. Sot ai përmes një press-konference konfirmoi këto pohime dhe tha se si vend duhet të jemi krenar. “Për vetëm një muaj, harxhimet jetësore për ushqim dhe pije janë ulur për 5.2%. RMV ka cmimet më të lira në rajon për ushqimet dhe derivatet e naftës. Edhepse cmimet e derivateve janë të bursës, Qeveria kishte…
Tridhjetë e shtatë për qind e fëmijëve në shkollat tona thonë se nuk ndjehen të sigurt në shkollë. Madje 24 për qind e fëmijëve shprehen se janë viktima të dhunës fizike. Këto janë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup bashkë me profesorët e Fakultetit Filozofik. Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 nxënës dhe sipas profesoreshës Sofija Georgievska, e cila ishte pjesë e hulumtimit, dhuna është në rritje. “Alarmi më i madh është se 27% e fëmijëve s’kanë kujt t’ia tregojnë ose nuk dinë. 27% është numër i madh që na…
Partitë më të vogla politike po e aktualizojnë kërkesën e tyre për ndryshimin e modelit zgjedhorë me 1 Njësi zgjedhore, lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Pohojnë se për këtë kanë pajtueshmëri nga VMRO-DPMNE, por jo edhe nga pushteti. Nga BDI thonë se për këtë nevojitet konsensus i gjerë politik, ndërsa thonë se propozimi i tyre është një njësi zgjedhore dhe lista të hapura por me prag zgjedhor prej 5%. Në lidhje me ndryshimet për Kodin zgjedhor debaton grupi i punës që mbajti takimin e parë, ku u theksua se prioritet janë rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa ndryshimet në modelin…
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut të hënën ka kërkuar nga të gjitha prokuroritë publike themelore të jenë të ashpra në masat për sanksionimin e personave që mbajnë dhe përdorin armë pa leje dhe lëndë shpërthyese. Njoftimi i Prokurorisë vjen pas vrasjes së tetë personave afër Beogradit nga një i dyshuar me inicialet U.B, 21 vjeç, më 5 mars, por edhe një rasti tjetër, më 3 mars në Vraçar, ku një nxënës 13 vjeç vrau tetë nxënës të tjerë. “Kërkoj nga të gjitha prokurorët publikë në Maqedoninë e Veriut që të insistojnë në sanksione më të rrepta penale për veprën penale – Prodhim, mbajtja…
Sot, Zv.ministri Bekim Rexhepi së bashku me Zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin Blagoj Boçvarski sot ishin në inspektimin e punimeve në rrugën lokale Parashqevi Qiriazi ( Arhiepiskop Dositej ). Punimet zhvillohen me tempo të shpejt dhe parashikohet që të kryehen në kohë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me realizimin e projekteve konkrete lokale në çdo komunë në vend tha zëvendësminitri Rexhepi. Ne si Qeveri respektivisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve mbetemi të përkushtuar në realizimin e projekteve kapitale lokale që kanë ndikim të drejtpërdrejt në përmirsimin e jetës së qytetarëve dhe jo vetem në realizimin e projekteve…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është lajm shumë i mirë fillimi i projektit për ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës moderne që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë. Krasniqi ka shkruar në Facebook se me një gjatësi prej 68 kilometrave, kjo autostradë me gjashtë korsi, do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të cilët jetojnë nëpër këto qytete. “Përgëzoj faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe…
Tre kryetarë për pesë muaj në Maqedoninë e Veriut janë ndërruar në institucionin më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, Këshillin Gjyqësor. Dy të parat, Pavllina Cërvenkovska dhe Vesna Dameva postin e lanë me akuza nga më të ndryshmet edhe atë nga ndikimet politike e biznesore, deri të drejtimi i gishtit kolegëve se e kanë shndërruar këtë institucion në anarki dhe vend që kënaqë apetitet e gjykatësve të korruptuar dhe politikanëve. Në momentin kur opinioni publik, sidomos ata të fushës së drejtësisë, prisnin që “puçistët” të cilët nxitën krizë të paparë më herët në këtë institucion të japin përgjegjësi, njëri…
Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.
Gratë dhe burrat janë të barabartë, por ekziston diskriminim gjinor gjatë punësimeve dhe gratë shpeshherë janë viktima të mobingut. Kështu janë qëndrimet e qytetarëve gjatë hulumtimit të fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, njofton KlanM. Sipas anketës, 52.6% vlerësojnë se gratë dhe burrat në RMV janë të barabartë, respektivisht se kanë të drejta të njëjta për progres professional, edhe pse, sic percjell KlanM, nuk është e vogël përqindja e qytetarëve që janë t bindur në të kundërtën. 32.4% vlerësojnë se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë. Sipas strukturës gjinore, 59.8% e burrave…
Një 45-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në polici pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçe. Nga MPB shtojnë se i njëjti gjithashtu e ka kërcënuar nënën e tij. “Me datë 06.05.2023 në ora 18:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria M.Ç.(45) nga Shkupi pasi rreth orës 17:50 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçare dhe e ka kërcënuar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Një 23-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tyre familjare. “Me datë 06.05.2023 në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S.(31) nga Shkupi për shkak se rreth orës 18:30 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 23-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

