Author: Jeta almakos

Debat lidhur me ngacmimet dhe dhunën në shkolla u organizua sot nga Universiteti Amerikan i Europës – FON. Me qëllim që të mos vijë deri te incidente me pasoja fatale, folësit dërguan apel deri te prindërit që t’u përkushtohen më tepër fëmijëve dhe të mos ngurrojnë t’i dërgojnë në psikolog. Profesoresha Ana Frichand tha se fëmijët nuk duhet të kenë frikë të paraqesin bullizmin ndaj tyre por edhe se duhet të punohet më tepër me dhunuesit se sa me viktimat. “Duhet të punohet me dhunuesit sepse ato nuk e zgjedhin viktimën rastësisht, ju do ta tërheqni anash viktimën por dhunuesi…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës ka punësuar 8 maqedonas, të cilët janë paraqitur në konkurs për punësim duke u identifikuar si shqiptarë, transmeton TV21. Si shqiptare është punësuar kandidatja e cila quhet Angjela Jovanovska Nikollovska. Tutje, komuna ka marrë vendim që personin Dragan Zafirovski, gjithashtu ta punësojë si person që identifikohet si shqiptar. Edhe Margica Boshkovska është shprehur identiteti i saj është shqiptare, dhe si rrjedhojë komuna e Kumanovës ka vendosur që ta punësojë në pjesën e paraparë për shqiptrët. Komuna ka vendosur që në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit ta punësojë Nikolla Boshkovskin, i cili sipas…

Lexo më Shumë

Përderisa mantel bardhet shprehin revoltë për rritje minimale të pagave, funksionarët i gëzohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi një nen për rritje enorme të pagave të tyre. Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, në përpjekje për të shmangur deklarimin e pagës së marrë me rritje, tha se ka humbur kartelat bankare dhe nuk e di sa paguhet. Por, gazetaret propozuan t’i hapin fondacion? Në krahasim me rritjen e pagës minimale që tani është pak mbi 20 mijë denarë, del që rritja mujore e pagës minimale prej 2 mijë denarëve është e barabartë me rritjen ditore të pagës së funksionarëve.…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e shkollave përpiqen që të sigurojnë ambient pa dhunë në shkolla. Këtë e pohon drejtoresha e Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Fitore Qirezi, e cila për Televizonin Shenja deklaroi se siguria dhe edukata varet edhe nga bashkëpunimi mes mësidhënësve dhe prindërve. Drejtoresha Qirezi thekson se në këtë shkollë që ajo drejton, respektohen ligjet e Ministrisë së Arsimit dhe rregullorja që ka kjo shkollë. QIREZI,DREJTORESH E SHKOLLËS FILLORE ADEM JASHARI “Ne shkollën tonë kemi vazhdimisht trajtime nga stafi pedagogjik, nga psikologja, nga puntorja sociale,  por edhe nga defektologja, kemi vazhdimisht kontakte me prindërit, që edhe nxënësit kur kemi p.sh raste që…

Lexo më Shumë

Transformimi dixhital është një mundësi për progres të madh drejt funksionimit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ministri apo komunë.  Kjo është mënyra më e mirë dhe më efektive për të rritur besimin e qytetarëve në sistem, theksoi  zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, në tryezën e sotme të organizuar nga programi për zhvillimin e Kombeve të Bashkura , kushtuar transformimit dixhital të qeverisjes vendore. SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA PËR QEVERISJE TË MIRË “Dixhitalizimi nuk është një zgjedhje, por një pashmangshmëri dhe nuk duhet të lejojmë që të ngecim…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i bën thirrje të gjithë palëve në arsim të bashkëpunojnë me qëllim të parandalimit të dhunës. Ministria e Arsimit  është e përkushtuar në luftën kundër dhunës në shkolla, sepse besojnë se institucionet arsimore duhet t’i ndërtojmë si vende të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe shoqërohen në mënyrë të sigurt, thuhet në komunikatën e tyre. Ata potencojnë se  çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë dhe të mësojë, pa frikë. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS  “Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor – që…

Lexo më Shumë

Në Selanik është parandaluar tregtia e 105 kilogramëve me kokainë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se janë arrestuar 7 shtetas të Greqisë, 3 të Shqipërisë, ndërkaq për rastin në fjalë në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 4 persona, shtetas të RMV-së, e që sipas MPB-së, kanë qenë organizatorë. “Rasti është realizuar si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informacionit dhe bashkëpunimit të krijuar tashmë me sukses me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku, për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim furnizimin dhe transferimin e lëndës narkotike…

Lexo më Shumë

TË DORËHIQET ZV/KRYEMINISTRI BOJAN MARIÇIQ Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar dorëheqjen e Zv/Kryeministrit për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic thonë I cili në vend që ti zbatojë ligjet, po shkel të njëjtat.Mickoski ka theksuar se do t`i njoftojë ambasadat e vendeve të BE-së dhe Komisionit Evropian, sic tha, për keqpërdorimin e flamurit evropian për Korridron 8 dhe 10D. “Pres reagimin e zyrës së KE-së këtu në Maqedoni, pres reagime nga ambasadat e vendeve të BE-së. Deri në këtë moment nuk ka reagime. Është e qartë se janë keqpërdorur në këtë process ose unë dua të besoj. Por nëse…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir tha se shkelja e procedurave nga institucioni që duhet të sigurojë pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit është shqetësuese. Në Programin 200 në Alsat, Gir iu bëri thirrje partive politike dhe grupeve të tjera financiare të interesit t’i mbajnë duart larg gjyqësorit. “Ne jemi të zhgënjyer. Kur shikon zhvillime, kur procedurat e brendshme nuk respektohen, natyrisht që ngjall shqetësime. Është shumë e rëndësishme që Këshilli Gjyqësor të mos jetë i kapur nga interesat politike apo interesat financiare prandaj u them të gjitha…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në autostradën Tetovë – Shkup po zhvillohet me vështirësi dhe me pengesa në një pjesë të rrugës afër Zhelinës. Kjo si pasojë e një aksidenti automobilistik, informon Klan Macedonia Policia ka dalur në vendngjarje dhe po ndihmon në rregullimin e komunikacionit. Nga pamjet e siguruar nga KlanM, shihet të paktën një automjet i aksidentuar dhe mbrojtëset anësore të shtrembëruara e të këputura nga goditja. Detaje për aksidentin priten gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tribunë partiake kishte fjalë të ashpra kundër BDI-së. “Për 22 vite BDI është në pushtet. 22 vite ata nuk jetojnë për shqiptarët, por jetojnë nga ana. Duke ndërtuar karriera të rreme dhe mit të rremë. Sa më gjatë të jetë BDI dhe LSDM në pushtet, aq më pak popull do të ketë”, u shpreh Mickoski. Sipas tij, BDI pas 22 viteve në pushtet me të gjitha aferat dhe skandalet duhet të shkojë në opozitë. “Për 22 vite, BDI është pjesë e gjitha aferave dhe skandaleve. Pikërisht nga këtu jap mesazh të qartë nga Tetova…

Lexo më Shumë