“Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës” ishte motoja me të cilën Shoqata e dermatovenerologëve në Maqedoninë e Veriut organizoi ekzaminime falas për qytetarët. Kryetari i kësaj shoqate Andrej Petrov tha se përdorimi i metodës dermoskopike me të cilën kontrollohen nishanet dhe ndryshimet tjera të lëkurës, për 60% është përmirësuar zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës duke theksuar kështu nevojën për zbulimin e hershëm të këtij lloji të kancerit. “Kontrollet më masive bëhen në institucione. Unë mund të ndajë me ju një shembull personal ku vetëm këtë vit pesë persona me melanoma in-situ që në shumë stade është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës, u zbulua falë ardhjes në kohë. Shërimi është sikur të mos kishit sëmundje, për këtë arsye duam të tërheqim vëmendjen e qytetarëve dhe medias, si dhe të gjithë juve që po ndihmoni për të bërë ekzaminime dermoskopike të pacientëve në mënyrë që në fazë të hershme të zbulojmë këto tumore të rrezikshme”, tha Petkov duke shtuar se përballë rritjes së numrit të personave të diagnostifikuar është rritur edhe kultura shëndetësore e qytetarëve. “Përqindja e të sëmurëve me kancer po rritet nga viti në vit, por e mira e kësaj është se po rritet edhe përqindja e personave të kapur në faza fillestare ose në fazën zero, që nënkupton se vetëdija shëndetësore po rritet, metodat me të cilat përparon mjekësia po përparon edhe njohuritë e kolegëve dermatologë. Kështu që kombinimi i këtyre faktorëve na ndihmon që të kemi një mbrojtje më të mirë për pacientët, mos të lejojmë që njerëzit të vijnë në stade ku sëmundja të jetë e llojit metastatik. Çfarë nënkupton fjala ‘populli më mirë është t’i parandalojë gjërat sesa t’i shërojë’”, u shpreh Pertkov.
Dielli, tha ai, është një nga faktorët më të fortë të rrezikut kancerogjen, rrezet ultra-violet, por edhe prirjet gjenetike. “Faktorë rreziku është patogjeneza multifaktoriale e të gjitha tumoreve. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjenetikën, ajo ende është një faktor rreziku i prirjes gjenetike, por ne mund të ndikojmë në ata faktorë që ti shmangim. Dielli është një nga kancerogjenët më të mëdhenj, rrezet ultra-vjollcë por edhe rrezet tjera të rrezatimit, ekspozimi ndaj disa substancave toksike, ndërsa sot ka teori se edhe ndotja e ajrit nga faktorë të ndryshëm gjithashtu ndikon në gjithë këtë. Megjithatë, faktori kryesor kur bëhet fjalë për mbrojtje nga kanceri, është mbrojtja nga dielli”, theksoi Petrov.
Ai u shpreh gjithashtu se ky lloj i tumorit është më i përhapur tek më të moshuarit, por që nuk i përjashton as më të rinjtë. Ai rekomandoi qytetarët që të bëjnë vetëkontroll në shtëpi sipas rregullit ABCD, të kontrollojnë çdo ndryshim të lëkurës, si dhe kërkoi nga qytetarët të mos shkojnë në solariume pasi siç tha ai, rrezitja në dhomë me rreze dielli është 24 herë më e dëmshme për lëkurën sesa rrezatimi diellor. (koha.mk)