Author: Jeta almakos

Me këngë dhe valle patriotike në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u mbajt manifestimi tradicional: Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur, të organizuar nga SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Sadulla Duraku, ish komandat i UÇK-së tha se pikërisht më 2 maj të vitit 2001 nga Sllupçani u çua porosi se UÇK-ja është gjallë. “Kur propagandonin mediat sllave se UÇK-ja është ndalë, është zhdukë, është humbur, ne pikërisht me 2 maj vendosëm në konsultim me shtabin e përgjithshëm të UÇK-së dhe shtabin e brigadës 113 Ismet Jashari po në këtë vend në orën 14:4 minuta të dalim me uniformë dhe t’i…

Lexo më Shumë

Dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor në dritën e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, ishte në fokus të takimit të sotëm mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministres së Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Xhesika Rosvall, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë. “Në takim, Osmani përshëndeti përpjekjet e kryesisë aktuale suedeze të Këshillit të BE-së në trajtimin e çështjeve të ndjeshme në rrethanat e krijuara komplekse gjeopolitike, veçanërisht të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Në këtë kontekst, ai theksoi mbështetjen ushtarake, politike dhe humanitare me…

Lexo më Shumë

Një konduktor i hekurudhës ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për një 28 vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur pasi dy emigrantë nga Siria, të cilët në polici kanë thënë se i kanë dhënë 1.000 euro konduktorit që të hyjnë në trenin, i cili ka lëvizur në relacionin Gjevgjeli-Shkup. “Tek ai janë gjetur gjithsej 1.000 euro për të cilat ekziston dyshim i bazuar se rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 418-6 i Kodit Penal. Paraprakisht, rreth orës 18.30, në stacionin hekurudhor “Kukuriçan”, Negotinë, në tren për udhëtarë,…

Lexo më Shumë

MPB-ja informon se dje në ora 14:37 në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në rrugën “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot” ka vdekur 33-vjeçari S.S. nga Shkupi. Mjeku nga Urgjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

Gjendja aktuale politike dhe ekonomike dhe procesi eurointegrues i shtetit ishin tema të takimit të sotëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me Xhesika Rosval, ministre për çështje evropiane e Suedisë, ku mori pjesë edhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova. “Mickoski e riafirmoi qëndrimin e partisë se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë, duke cekur se raporti i tillë i shantazhit nga ana e Bullgarisë jo vetëm që i çrregullon marrëdhëniet ndërfqinjësore mes dy vendeve, por edhe nuk paraqet kurfarë vlere evropiane. Mickoski shtoi se interes strategjik për prosperitetin dhe…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Publike Themelore Shkup ka shtruar padi penale kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për vepër të kryer penale mashtrim tatimor sipas nenit 279-a paragrafi 2 dhe nenit 22 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan sot nga Drejtoria e Policisë Financiare, personat fizikë të paraqitur, në cilësinë e drejtuesit, gjegjësisht kontabilistit të autorizuar të subjektit juridik të paraqitur, me qëllim që të përfitojnë dobi pronësore të paligjshme, gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, i kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot e ka informuar ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, se Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për agresionin rus ndaj Ukrainës, përcjell INA. Ministria e Jashtme njoftoi se Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas Kuleba. “Një hap i tillë përfaqëson një tjetër konfirmim të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike. Agresioni rus duhet të ndalet sa më shpejt dhe autorët e krimeve të luftës të dalin…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën që Ligji për monitorimin e komunikimeve dhe Ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, nga kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kalojë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, përcjell KlanM. Siç thuhet në njoftimin e shërbimeve qeveritare, është konstatuar se Ministria e Drejtësisë është resori i duhur për Ligjin për Monitorimin e Komunikimeve dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si dhe bartëse e aktiviteteve në raste të modifikimit eventual të tyre./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Dinamikën e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese duhet ta ndajnë kolegët të cilët janë atje, por ajo që e di është se deri më tani nuk ka temë me të cilën përhapet seti i çështjeve, të cilat diskutohen për ndryshimet kushtetuese. Në mënyrë sa më strikte t’i respektojmë obligimet e kornizës negociuese, aq më mirë, deklaroi sot zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas fillimit të fushatës informative për programin IPARD 3. Mariçiq vlerëson se ne kemi elemente të mjaftueshme edhe në Kushtetutë edhe në konkluzionet e Kuvendit për mbrojtjen e gjuhës…

Lexo më Shumë

Në manifestimin per shënimin të fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan i pranishëm ishte edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai bashkë me funksionarë të tjerë të partisë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në këtë fshat, por në shenjë revolte për mos zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, u pengua nga babai i dëshmorit Ali Mahmuti që të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij. Dëshmori i UÇK-së, Ali Mahmuti nga Hasanbegu i Shkupit ka rënë në betejën e Mateçit në luftimet e vitit 2001.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në koordinimin e rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend ka biseduar për prezantimin e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d para deputetëve në Kuvend. Nga kabineti i kreut të parlamentit thonë se në takim është vendosur që opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te kryetari dhe të përcaktojë se kur të shqyrtohet e njëjta. Duke marrë parasysh atë se Marrëveshja është e klasifikuar, vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësinë ta shohin përmbajtjen e saj.…

Lexo më Shumë