Author: Jeta almakos

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, tha se ka revanshizëm nga BDI për veprimet e tyre. Ai tha se nuk është rastësi që i vetmi zv/ministër që është shkaktuar është Bashkim Hasani. “Nuk është rastësi që dy sekretarët shtetëror që kanë marrë pjesë në tubimet tona dhe janë nënshkruar në letrën tonë janë shkarkuar, Adnan Ejupi dhe Resmiu i Gostivarit në punë dhe politikë sociale. Nuk është rastësi që në mbledhje të Qeverisë dje janë dhënë emrat e dhjetra funksionarëve për shkarkim që mendojnë ndryshe. Që nuk mendojnë si Artan Grubi, që nuk dinë të heshtin”, u shpreh Mexhiti. Mexhiti tha se…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, u shpreh se nëse ai do të shkarkohet nga posti i kryetarit të Degës së Çairit, do të ishte habi për gjithë opinionin ngase 20 vite në BDI nuk ka pasur shkarkime. “Nuk ka patur kështu largim me dekret nga BDI. Ne duam, dhe mendoj se partia ka kapacitetet demokratike, të thirrim që të reflekton kryetari dhe ata që janë për rreth, sepse fundi i fundit ne nuk kërkojmë që të hiqet ky ekzekutiv dhe të vijmë ne. Ne po themi që ky ekzekutiv nuk është legjitim nuk është i votuar dhe i pëlqyer tek qytetarët. Nuk kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, përmes një postimi ka kujtuar mësimdhënësit në nder të ditës së arsimit shqip 7 Marsi, duke përshkruar me një postim  sakrificën e mësidhënësve shqiptarë për arsimimin e brezave të rinj, shkruan Top24. Postimi i Krenar Llogës “Kudo që të arrijmë në jetë, gjithmonë kujtojmë heronjtë që na ngritën, që me dashurinë e tyre për mësimdhënien na shtynë para dhe na edukuan. Sot kujtojmë ata që si fëmijë i quanim prindër të dytë, ata që na dhanë mësimet e para. Përjetësisht do t’u jem mirënjohës të gjithë mësuesëve e profesorëve, e në veçanti mësuesit tim të…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se mesazhet kërcënuese përmes internetit për vendosje bombash në objektet shkollore dhe institucione të tjera, jo detyrimisht vijnë nga Rusia dhe Irani, ashtu siç pretendojnë drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme, objekte të institucioneve, aeroporte, spitale e stacione policore, që nga tetori i vitit të kaluar në postat e tyre elektronike kanë marrë mesazhe për vendosje bombash. Këto mesazhe kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve, pavarësisht se të gjitha kanë rezultuara të rreme. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit parlamentar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve e cila duhej të vazhdonte sot pasdite është ndërprerë, pasi kanë filluar debatet mes kryetares së Komisionit, Maria Georgievska nga LSDM-ja dhe zëvendëskoordinatores së grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Eli Panova. Në rendin e ditës së seancës është pika për përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgievska së pari fjalën ia dha deputetit Igor Zdravkovski, por menjëherë reagoi Panova, duke ia kujtuar kryetares se kërkoi një fjalim procedural. Për këtë Georgievska i tha se tani më e ka paralajmëruar fillimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot përmbylli festën e Ditës së arsimit shqip me drekën e përbashkët tradicionale me veteranët e arsimit në Komunën e Gostivarit. Kryetari Arben Taravari rikujtoi përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. “Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit, ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira…

Lexo më Shumë

Shkupi mbrëmë u tronditë nga një sulm me armë zjarri, nga i cili mbetën dy të vrarë dhe një i lënduar. Rasti ndodhi në këtë lokal afër Kalasë së Shkupit. Nga MPB bëjnë të ditur se vrasësit kanë qenë 5 persona, të veshur me të zezë dhe me maska në fytyrë.  “Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën “Samoillova” në Shkup, pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar përmbajtja e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel-Enka. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njoftoi se ky është moment historik. “Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit. Mbi skepticizmin dhe…

Lexo më Shumë

Autorët e vrasjes së dyfishtë një natë më parë janë në arrati ndërsa nuk dihen as motivet e incidentit të armatosur. Policia ka zbardhur pak detaje ndërsa prokuroria njofton se po punon për vërtetim e veprës dhe identifikimin e autorëve. Deri tani është gjetur vetëm një veturë e djegur që dyshohet se kanë përdorur autorët e krimit. “Nga incidenti i armatosur mbrëmjen e kaluar në këtë lokal mbetën të vrarë Jeton Krivanjeva dhe Enez Isejni ndërsa u plagos edhe një person i tretë. Policia është duke punuar në zbardhjen e motivit të vrasjes, ndërsa e gjitha që dihet për autorët…

Lexo më Shumë

Përçarja në BDI mes “Grupit të Zjarrit” dhe grupit të “Ahmetistëve” për çdo ditë po bëhet më e ashpër. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti i ka bërë thirrje kryetarit të partisë Ali Ahmeti që mos të marrë vendime të përshpejtuara por ta kthejë debatin në organet e partisë. “Thërras për reflektim, për thirrje të ndërgjegjes dhe kthimit të debatit në organet partiake, me argumente konkrete për të dalë nga kjo situatë e krijuar”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Lidhur me emërimin e Bujar Osmanit si koordinator politik në degën e BDI-së në Çair nga ana e Ali Ahmetit, Mexhiti…

Lexo më Shumë

Nëse vrasja e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit ka prapavijë politike, përgjigje nga institucionet kanë kërkuar nga VMRO-DPMNE. Thonë se Oliver Spasovski tetë vite është në krye të policisë dhe kanë ndodhur qindra vrasje të pazbardhura dhe i bëjnë thirrje të japë dorëheqje. “Rikthehen vitet e nëntëdhjeta me Kovaçevskin kryeministër, Grubin zëvendëskryeministër dhe Spasovskin, njeriun e parë të policisë, vrasjet po ndodhin nëpër qytete. U jepen pasaporta kriminelëve, trafikantët e drogës ulen pranë personave të parë të Qeverisë. Nuk ka bukë, ka karburante të shtrenjta, inflacion dhe shumë vrasje”, – deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE. Shërbimet e sigurisë duhet të jenë…

Lexo më Shumë