Këtë javë në emision “Intervistë në Shenja”, në Televizionin Shenja, ishte i ftuar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski. I pyetur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, Mucunski tha se nuk e ka të qartë se përse marrëveshja është e fshehtë dhe e klasifikuar. Ai gjithashtu tha se rreziku me kalimin e ligjit që punëtorët të mund të punojnë 60 orët, është rrezik për të drejtat e punëtorit. TIMÇO MUCUNSKI,NËNKRYTAR I VMRO-DPMNE-SË “Kjo marrëveshje nuk është dashur të jetë e klasifikuar, ndoshta ndonjë segment, por për mua është e pakuptimtë e tërë marrëveshje të jetë e klasifikuar. Në këtë marrëveshje…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE nxiti banditët e armatosur të hyjnë në Parlament duke u përpjekur të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare, të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe të shkaktojnë luftë civile, partia në pushtet LSDM, duke kujtuar të enjten e përgjakshme kur gjashtë vite më parë deputetët e LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës formuan shumicën parlamentare dhe zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit, gjë që u pasua me pushtim të dhunshëm të Kuvendit. Ata thonë se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë së Veriut dhe se 27 prilli është vula…
OPOZITA: KJO SQARON PSE SISTEMI GJYQËSOR KA BESUESHMËRI TË ULËT Presidenti Stevo Pendarovski në reagimin e tij sa i përket zhvillimeve të djeshme në Këshillin Gjyqësor, ka thënë se kanë ndodhur skena të cilat nuk i ngjajnë organit që ka rol shumë përgjegjës, marrë parasysh kompetencat që ka në zgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve dhe vlerësimin e punës së gjykatësve, njofton KlanM. “Me veprime të këtilla, ulet edhe më shumë besueshmëria jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor” – tha Stevo Pendarovski. Në lidhje me zhvillimet e djeshme në Këshillin Gjyqësor kanë reaguar edhe nga…
“Horror”, “Turp”, “Paligjshmëri”, “Dramë” e “Puç brenda Këshillit Gjyqësor”, kështu njohësit e çështjeve juridike komentuan situatën e djeshme në Këshill. Ekspertët e fushës thonë se gjyqtarët që në mënyrë të paligjshme shkarkuan kryetaren e Këshillit Gjyqësor, janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione vetëm për të mbrojtur krimin e udhëheqësve partiak. “Nuk ka bandë më të madhe se gjyqtarët që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Ata janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione, me të vetmin qëllim që ta mbrojnë krimin e udhëheqësve partiakë. Hajde njerëz, le të ikin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët publikë dhe së pari…
Dixhitalizimi i universiteteve publike ne vend lë shumë për të dëshiruar, vlerësojnë nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Në analizën për gjendjen me digjitalizimin e universiteteve shtetërore thuhet se procesi akademik akoma vazhdon të realizohet sikurse në shekulli e 20 pavarësisht ndryshimeve teknologjike që tashmë kanë përjetuar thuajse të gjitha institucionet. “Synojmë që të kemi ose të prezantojmë idenë e vendosjes së sistemit “zero papirologji” ku të gjitha shërbimet administrative do të kryhen pa nevojën e printimit të ndonjë letre, duke u kryer nëpërmjet mënyrave dixhitale. E dyta është fuqizimin e indeksit dixhital dhe asgjësimin e indeksit që është në…
Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik është kërkuar nga Këshilli Etik i këtij institucioni që të ndërmerren masa kundër prokurores Lençe Ristovska. Kjo për shkak se Ristovska në një deklaratë publike kishte thënë se anëtarë të Këshillit për Prokurorë Publik bëjnë tregti me ndikimin. Sipas tyre, prokuroria ka shkelë nenin 10 të Kodit Etik, sipas të cilit prokurorët nuk duhet t’i komentojnë vendimet e këshillit. Përveç kësaj, në këtë seancë u zgjodh Ermon Neziri si anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik. /Alsat.mk
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që dje me propozim të ish-zyrtarit të lartë të BDI-së, aktualisht nënkryetar i Këshillit Selim Ademi, pa procedurë paraprake shkarkuan Vesna Damevën nga kreu i Këshillit Gjyqësor, sot edhe pse me 2 orë vonesë filluan seancën, përsëri s’arritën t’i sigurojnë 8 vota për të zgjedhur kryetarin e ri. “Kur bëhet zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, është mirë dhe më e dëshirueshme që të jemi prezent të gjithë 13 anëtarët e këshillit. Mirëpo, për shkaqe të arsyetuara, një anëtare e Këshillit Gjyqësor nuk është prezentë ndërsa të gjithë pajtohemi se kur kemi kështu pike të rëndësishme,…
Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ku gjatë ditës së djeshme u shkarkua kryetarja e Këshillit, kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim këto ngjarje. “Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm të qytetarëve në gjyqësor. Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit…
Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d është projekti më i madh strategjik infrastrukturor që është realizuar ndonjëherë në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-d është një projekt strategjik me interes nacional për shtetin. Ne lidhim qytetet, vendin tonë me vendet përreth me infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Për herë të parë si shtet ne jemi të lidhur me perëndimin dhe lindjen, dhe jo si deri më tani vetëm veriun dhe jugun – ku vetëm disa kompani kishin monopolin e transportit. Nga një rrethrrotullim…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njofton se dita e hënë (1 maji), Dita Ndërkombëtare e Punës, është ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).
Letra e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski ku pajtohet që Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D t`u prezantohet deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie ka mbërritur në Kuvend dhe koordinatorët e grupeve parlamentare tashmë janë njoftuar – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi, njofton KlanM. Por, Xhaferi nuk ka njohuri se në cilin komision dhe sa deputetë posedojnë certifikata sigurie për të marrë pjesë gjatë prezantimit të Marrëveshjes. Sipas tij, më 2 Maj do të ketë koordinim kurse dje I ka njoftuar koordinatorët të mendojnë për kohën. Sipas Xhaferit, nuk dihet prezantimi mund të ndodh edhe këtyre ditëve. Kryeparlamentari Xhaferi, sic njofton…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani sot pritën në takim zëvendës udhëheqësin e Departamentit për financim të infrastrukturës të SECO – Saniel Bruderer, i shoqëruar nga drejtoresha për RMV – Stanisllava Dodeva, projekt-menaxheren për Maqedoninë e Veriut – Marisa Rouss dhe Carmen Thonnissen – këshilltare për ujëra dhe mjedis jetësor pranë Ambasadës së Zvicrës. Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i punimeve të fazës përfundimtare, pasi që projekti SECO po shkon drejt përfundimin. Temë diskutimi ishte edhe deponia rajonale Rusino, ku drejtori Besim Dogani i informoi për rrjedhën e punimeve dhe investimet…

