Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot bashkë me bijën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, përuruan rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për rrugën ku gjendet ambasada e Shqipërisë, respektivisht në ish-rrugën “Sllavej Planina” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës tha se emërimi i kësaj rruge është pasqyrë e kulturës dhe identitetit kombëtar. “Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova.…
Author: Jeta almakos
Me rastin e krismave të para të Brigadës “113 Ismet Jashari – Komandant Kumanova” dhe 22 – vjetorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Karadakun e Likovës, ftoheni të merrni pjesë në manifestimin tradicional. ZONA E LIRË NË KARADAKUN E PAMPOSHTUR. Manifestimi do të mbahet më 2 Maj 2023 (e martë ), në fshatin Sllupçan, me fillim në ora 14:45. Për herë të parë i ftuar është edhe ANSAMBLI SHTETËROR SHQIPTAR, njofton SHVL – Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Likovë – Kumanovë dhe Këshilli Organizativ Televizioni NEWS
Duke pasur parasysh rolin kyç që populli shqiptar ka luajtur në historinë e Maqedonisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi se ka ende për t’u bërë në lidhje të avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Sipas saj, diverzitetit është vlerë që veç mund ta ndihmojë shtetin të ecë përpara drejt zhvillimit. Osmani përmendi edhe përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë në gjitha nivelet edhe pse serbët janë pakicë shumë e vogël, krahasuar me shqiptarët e Maqedonisë, që janë popull shtetformues, përcjell Klan Macedonia. “Në Kosovë edhe pse pakica serbe përbën diku 3 deri 4% të popullatës, gjuha serbe…
Në Maqedoninë e Veriut synojmë të ndërtojmë shoqëri të përsosur sa i përket raportit tw shtetit ndaj të gjitha komuniteteve, pavarësisht nga numri i tyre. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, sot iu drejtua anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në Bruksel, në agjendë të të cilit ishte procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke iu përgjigjur eurodeputetëve bullgarë Angel Xhambaski dhe Andrej Kovaçev, Osmani theksoi se na duhet një mjedis në të cilin shteti nuk do të provokohet. Ambient në të cilin nuk do të ketë politikanë që do të vijnë në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në kufi në Maqedoninë e Veriut, ku pas një incidenti me policinë ka mbetur e vdekur shtetasja afrikane Fatmata, 23 vjeçare. Giovani Fonttana, president i Second Tree dhe personi që e kishte strehuar të renë tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ngjarja e rënë ndodhi në kufirin mes Greqisë dhe RMV. Fonttana tregoi se 23-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri nga një polic i RMV në anën maqedonase të kufirit. Sipas tij, deklarata e Ministrisë së brendshme në RMV nuk përputhet me dëshmitë e…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi në një kompani e cila punon në servisim dhe riparim të produkteve elektrike. Qëllimi i vizitës ishte që ministri të takohej me të rinjtë që punojnë në prodhim dhe të promovojë personalisht Ligjin për shtesat për rininë. “Përmes këtij ligji, të rinjve deri në 23 vjet të cilët janë në aktivitet prodhues u paguhet kompensim nga shteti prej 3.000 denarë në muaj. Përdorimi i kësaj të drejte përfundon kur i riu mbush moshën 23 vjeç. Gjithsej 2.500 persona mbuloheshin nga kjo e drejtë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022…
Gjykata e Apelit Shkup sot mori vendim, me të cilin e refuzoi si të pabazë ankesën e të akuzuarit Zhan Mitrev dhe personit të akuzuar juridik IPSH Spitali klinik “Zhan Mitrev” nga Shkupi, dhe e konfirmoi propozimin për përcaktimin e masave të përkohshme për sigurimin e kërkesës pronësore-juridike të Prokurorisë themelore publike Shkup ndaj të akuzuarit dhe personit të akuzuar juridik, raporton MIA. “Këshilli i kësaj gjykate njoftoi se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ndaj të akuzuarve ka përcaktuar masa të përkohshme – ndalesë për shfrytëzimin e patundshmërisë, të cekur…
Grupi i punës për përgatitjen e propozimit për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së RMV mbajti seancë konstituive. Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarin e grupit të punës që janë nga sfera e ekspertëve. Kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nënkryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila angazhoi Ministrinë e Drejtësisë për të formuar grup pune. Grupi i punës ka për detyrë që të përgatiti propozimin për nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Pas përgatitjes,…
Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të të infektuarve me zgjebe. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa shtojnë se pavarësisht përqendrimit në këto dy vende, nuk ka vend për panik për sa i përket shfaqjes së epidemisë. “Gjatë periudhës nga fillimi i këtij viti deri në fund të marsit kemi 70 raste të infeksionit me zgjebe siç i themi ne, apo scabies, dhe vetëm në muajin mars është pothuajse gjysma e numrit të rasteve me infeksion,…
Në aksionin e djeshëm në tregun me shumicë “Kvantashki”, inspektorët konfiskuan 15 tonë fruta-perime. Gjobat e aksionit të parë nuk ua kanë lënë shenjë importuesve, andaj kësaj radhe ua morën edhe mallin. Nga Ministria e Ekonomisë thanë se aty kanë shitur ilegalisht edhe me pakicë pa fatura, me fletëpagesa. Aksionet pritet të vazhdojnë edhe në pazaret e gjelbra ku tregtarët individual nuk japin as kuponë fiskal. Kreshnik Bekteshi tha se deri të premten do të dorëzohen kallëzimet penale ndaj gjithë atyre kompanive. “Ka kallëzim penal për udhëheqësit të “Kvantashki” – kompanisë Anmark Mk DOOEL. Kemi gjobitur importuesit e fruta-perimeve, si…
SHKUPI ME MBËSHTETJE PËR ASPIRATAT EUROTLANTIKE TË KOSOVËS Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë vend të rëndësishëm me rolin e tyre aktiv për të arritur stabilitet të përhershëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik në këtë pjesë të Evropës – tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij e ardhmja e përbashkët në strukturat euro-atlantike paraqet investim për stabilizim të mëtejshëm dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor. “Dua ta riafirmoj qëndrimin tonë se mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe RMV-ja është e gatshme t`i ndajë përvojat e saj lidhur me procesin e reformave. Mbështesim vendimin e BE-së për liberalizimin…
Gjatë vizitës në Shkup, Presidentja e Kosovës, sic njofton KlanM, i është drejtuar edhe Kuvendit të RMV-së. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit si dhe të rriten investimet në rajonet shqiptare. ”Padyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një element shumë I rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës ashtu sic është diverziteti dhe ruajtja e identiteteve e kulturave të ndryshme një vlerë e shtuar e shoqërive tona. Të prirur nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave socio-ekonomike, me të…

