Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ndodhet sot në një vizitë pune në Bruksel me rastin e takimit dypalësh të shqyrtimit për kapitullin 25, “Shkenca dhe Hulumtimi”.
Në fjalën hapëse të takimit dypalësh para Komisionit Evropian, Mariçiq tha se qeveria e RMV-së është e gatshme të përmbushë kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet hulumtuese, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të integrohet në zonën evropiane të hulumtimit dhe të japë kontributin e vet në të. “Negociatat me BE-në hapin një cikël të ri në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit në Maqedoninë e Veriut, dhe natyrisht kjo na jep një kornizë të mirë dhe motivim të madh për të vazhduar rrugën në të cilën jemi”, tha Mariçiq.