Ministria e Drejtësisë do t’i rikthehet edhe njëherë përpjekjeve për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të zbatuar rekomandimet që vijnë nga organizatat ndërkombëtare.
Në drejtim të kësaj, më 3 Maj pritet të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për Reforma Zgjedhore, të formuar nga Ministria e Drejtësisë. Në prag të kësaj seance, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski propozon që vendi të ketë një njësi zgjedhore.
“Nuk ka nevojë për nacionalizëm, nuk ka nevojë do të thosha për irredentizëm, çdo qytetarë është i njëjtë para Kushtetutës dhe ata që votojnë në Tetovë dhe Gostivar duhet të jenë të barabartë me ata që votojnë në Strumicë, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë e kështu me radhë. Ju bëj thirrje edhe njëherë evropianëve nga BDI dhe partnerit të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët, unë jam i bindur se partneri më i vogël, LSDM do të pranojë atë që do të thonë ata, ne jemi të gatshëm si VMRO ta mbështesim atë në Kuvend, të kemi një njësi zgjedhore”.
Pjesë e grupit punues për reformat zgjedhore janë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor. Kryesues i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.
Disa nga vërejtjet më serioze që ka drejtuar OSBE/ODIHR sa i përket proceseve zgjedhore në vend, kanë të bëjnë me shkeljen e kritereve të Kopenhages, efikasitetin e procedurës së procedurës së ankesave dhe mënyrës së financimit rreth raporteve që merren.
Klan Macedonia