Pas takimit të “Grupit të zjarrit” me strukturën partiake fundjavën e kaluar në Studeniçan, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakët e tij do nisin takime paralele me bazën.
Ahmeti do të filloj një sërë takimesh informative nën moton “Së bashku për Evropën” me degët e BDI-së, ndërsa takimi i parë është caktuar në Cegran.
Grupi tjetër i të pakënaqurve i udhëhequr nga nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti dhe kryetari i këshillit mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi do të qëndrojnë në Manastir. Ata do të shtjellojnë dështimet e ministrave të BDI-së në dy vitet e fundit me një kërkesë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe ministrave të tjerë.
Të dyja palët në BDI njoftojnë për takimet paralele përmes Facebook. (INA)