“A ka turp Valbon Limani, kryetari i Gostivarit i cili nuk ndjenë asnjë përgjegjësi morale për skandalin me ujin? Kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, Valbon Limani dje tha se për skandalin me ujin ku drejt për drejt u godit i gjithë qyteti i Gostivarit, nuk ndjenë asnjë përgjegjësi morale. Pse nuk ka asnjë dënim dhe kërkesë për përgjegjësi nga ana e LSD-së, BDI-së dhe Taravarit? A mendojnë se duhet ta mbrojnë vetëm pse është kandidat i tyre? Apo mendojnë se si në kohën e Filipçes kur për spitalin modular ishte fajtor kablloja, tani të jetë fajtore pompa”, deklaroi Brane…
Author: Hamdi Kumanova
Vizita e presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, është një hap i rëndësishëm në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, shkroi në Facebook presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me homologen e saj të Indisë në villën Vodno. “Me nderime të madha prita Drupadi Murmun, presidenten e parë të Republikës së Indisë e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Diskutuam për marrëdhëniet Maqedoni- Indi, me theks në mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital. Trashëgimia e përbashkët njerëzore e Shën Nënë Terezës, si dhe përvoja e Lëvizjes së të painkuadruarve, janë themele…
Më 21.07.2026 në orën 00:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Karaorman” në Tetovë, nga një plumb qorr, i padestinuar nga armë zjarri është dëmtuar xhami i përparmë i një automjeti të parkuar “BMW” me targa zvicerane, pronë e A.A. (22) nga fshati Pallaticë e Tetovës. Gjatë këqyrjes së kryer, në automjet është gjetur dhe marrë për ekspertizë një plumb nga armë zjarri. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.07.2026 në orën 00:30 në rrugën rajonale në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin E.V. (42) nga fshati Çegran. Gjatë një kontrolli rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “BMW”, të cilin ai po e drejtonte, me ç’rast është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ofenduar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën zyrtare. E.V. është shoqëruar dhe ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar për të dytën ditë radhazi, duke akuzuar Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve për mosveprim lidhur me, siç thotë, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit informon Tetovasot. Sipas BDI-së, kryetari i Shkupit jo vetëm që nuk e ka korrigjuar shkeljen, por ka injoruar reagimet e qytetarëve shqiptarë, pa dhënë asnjë sqarim apo kërkimfalje. Partia kritikon edhe heshtjen e Inspektoratit, duke theksuar se ky institucion ka detyrim ligjor të konstatojë shkeljet, të urdhërojë korrigjimin e tyre dhe të ndërmarrë masa ndaj institucioneve që nuk zbatojnë ligjin.…
Më 20.07.2026 në orën 15:20 në bulevardin “Goce Delçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar N.S. (39) nga fshati Çajlë i Gostivarit, sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.28 promil alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
-Ndalimi i vendosur për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit, për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, mbetet në fuqi derisa analizat laboratorike të konfirmojnë sigurinë e tij. Ne vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes situatën dhe të marrim masat e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për eliminimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje dhe kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve. E sigurojmë opinionin se asnjë aspekt i procedurës nuk do të mbetet i pahetuar, deklaroi sot drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oliver Millanov. Në konferencën për media në Qeveri, Milanov…
Më 20 korrik 2026, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria V.Z. (31) nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse, e realizuar nga ora 20:00 deri në 20:55 me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë të bardhë pluhur, e dyshuar si lëndë narkotike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 31-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Shoqëria aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM) ka publikuar një shpallje në mediat e shkruara vendore, ku citohen rreth njëzet vende pune që duhet të plotësohen. Nga njoftimi mund të shihet se kërkohen referentë për punë juridike dhe të përgjithshme, por edhe arkivist, punonjës për mbrojtje kundër zjarrit, shoferë, automekanikë, higjienistë, kafeberës, montues makinerik dhe inxhinier për përgatitje teknike. Pagat që ofrohen për këto pozita të shumta pune janë madje paksa kontradiktore. Një shembull do të ishte për pozitën mikpritës – kafeberës, për të cilën ofrohet një pagë prej 31.410 denarësh, ndërsa nga punonjësi i ardhshëm kërkohet arsim i…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë sot në një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të organizuar nga TAV Maqedoni me rastin e vënies në funksion të avionit të shtatë të kompanisë ajrore “Wizz Air” në bazën e saj në Shkup. Në këtë ngjarje, përveç Nikolloskit, do të mbajnë fjalë edhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, si dhe përgjegjësi për zhvillimin e linjave ajrore në “Wizz Air”, Andrash Sabo.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot në të gjitha pikat e karburanteve në vend njofton agjenica e lajmeve INA. Sipas metodologjisë për përcaktimin e çmimeve, çmimet me pakicë të karburanteve janë rritur mesatarisht për 5,88 për qind. Benzina EUROSUPER BS-95 është shtrenjtuar për 3 denarë dhe nga sot shitet me 90 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 kushton 92 denarë për litër, po ashtu me një rritje prej 3 denarësh. Rritja më e madhe është regjistruar te nafta. Çmimi i EURODIZELIT është rritur për…
Rishikimi i Buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve në financat publike, por paraqet një koncept zhvillimor që parashikon investime shtesë në projekte kapitale, mbështetje për qytetarët dhe nxitje të rritjes ekonomike, pavarësisht pasigurive në tregjet globale, tensioneve gjeopolitike dhe presioneve inflacioniste. Kështu u shpreh ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Sipas saj, përmes këtij ribalanci, Qeveria garanton stabilitetin e financave publike dhe përmbushjen me kohë të të gjitha obligimeve ligjore, ndërsa njëkohësisht rrit fondet për investime kapitale, bujqësinë, kategoritë sociale, arsimin, sportin dhe infrastrukturën lokale. “Ribalanci i Buxhetit do të sigurojë pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, ndihmave…

